Stefanoviç: Serbisë, nuk do i vihen kushte shtesë në rrugën e anëtarësimit

Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën Borislav Stefanoviç ka deklaruar se Serbisë nuk do t`i vihen kushte shtesë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, Stefanoviç ka deklaruar se ka kushte të cilat nuk do t`i pranonin edhe pse qarkullojnë zëra se në BE ekziston bindja se Kosova është e pavarur dhe se e tillë duhet të njihet edhe nga Serbia. “Vetë BE nuk mund të ketë këtë qëndrim sepse pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën . Politika jonë është të zgjidhim problemet e të mos rrezikojmë interesat shtetërore e kombëtare”, ka thënë Stefanoviç. I pyetur nëse do të shpallen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Stefanoviç ka thënë për këtë vendosin organet kompetente në momentin e duhur. “Duhet të vlerësohen rrethanat politike. Disa vende të fuqishme mendojnë se ato nuk duhet të mbahen , por Serbia ka interesat e veta në Kosovë. Duhet të gjejmë mënyrë për të redaktuar Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Stefanoviç. I pyetur se si do të bëhet që marrëveshjet me Prishtinën të respektohen, ai ka thënë se shpreson se gjatë ditëve të mëtejshme të fillohet me zbatimin e marrëveshjeve dhe më shumë kohë sipas tij duhet për formimin e vendkalimeve të përbashkëta administrative.

Comments are closed.