Shkencë

Stephan Hawking vë alarmin: Na duhet planet tjetër, Toka është drejt fundit

Stephan Hawking është gati të provojë teorinë e tij për të ardhmen e rracës njerëzore në një dokumentar të BBC.

Në atë që transmetuesi britanik po e quan një “seri historike”, seri dy-pjesë, Hawking do të shqyrtojë besimin e tij se njerëzit duhet të kolonizojnë një planet tjetër brenda 100 vitesh, nëse duam të mbijetojmë, transmeton lajmi.net.

Profesori i Universitetit të Kembrixhit do të udhëtojë në botë së bashku me ish-studentin e tij Christphe Galgard dhe profesorin e inxhinierisë, Daniell George, në kërkim të përgjigjeve.

Treshja do të hetojë mundësinë teknologjike duke përfshirë raketa. E titulliar “Ekspedita New Earth”, ky emision do të transmetohet më vonë brenda këtij viti dhe është bërë nga Brook Lapping, kompani që ka prodhuar edhe shumë dokumentare të mëdha, e njëri prej tyre edhe ai i Barack Obames.

Hawking shpjegoi teorinë e tij vitin e kaluar se njerëzimit i kanë mbetur vetëm edhe 1000 vite, dhe nëse njeriu dëshiron të mbijetojë, ai duhet të kolonizojnë një planet tjetër.

“Ne duhet të vazhdojmë të shkojmë në hapësirë për të ardhmen e njerëzimit. Unë nuk mendoj se do të mbijetojmë edhe për një mijë vjet pa ikur përtej planetit tonë të brishtë”, tha ai.

Në 74 vitet e tij, Hawking ka folur disa herë për fatin tonë të dënuar, me rrezikun e gjërave si rritja e luftës bërthamore, si dhe kërcënimi i afërt i ngrohjes globale. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se zhvillimi i inteligjencës artificiale mund t’i japë fund njerëzimit.

Lexo edhe  Disa rregulla si të aplikoni për bursë studimi

Lexoni edhe: