Steve Jobs nderohet me çmimin Grammy

steve-jobs-grammySteve Jobs pas vdekjes i është dhënë çmimi Grammy për vepër jetësore. Shpërblimin në emër të familjes së Jobsit e morri nënpresidenti i Apple Eddy Cue. Jobs është shpërblyer për arritjet e jashtëzakonshme në fushën e distribucionit digjital të muzikës. Eddy Cue në fjalimin e vet gjatë pranimit të shpërblimit tha se muzika ishte pjesa qendrore e jetës së Jobsit, ajo i kishte dhënë formë atij dhe e kishte bërë atë të tillë. Jobs ishte fans i madh i The Beatles dhe Bob Dylan, e muzika shpesh ishte fokusi i punës së tij në Apple. Ky nuk është Grammy i parë për Apple. Para dhjetë viteve kompania Apple kishte marrë një Grammy për arritjet në fushën e muzikës.

Similar Posts