Steve Jobs, sipërmarrësi më i madh i kohëve moderne

“Ëndërrimtar dhe konkretizues”. Kështu janë cilësuar krijuesit e mëdhenj nga John Byrne, i cili ka publikuar klasifikimin e 12 sipërmarrësve më të mëdhenj të kohërave tona tek “Fortune Magazine”. Kjo listë kryesohet nga krijuesi i Apple, Steve Jobs, i cili gjithnjë ka refuzuar fokusgrupet dhe kërkimet e tregut. Në vend të dytë renditet rivali i tij, Bill Gates i cili tek Microsoft përsërit gjithnjë të njëjtën ide: “Zbuloni persona tmerrësisht të zgjuar për të ndërtuar skuadra të vogla”. Por klasifikimi i revistës amerikane nuk është i privuar nga surprizat. “Oprah Winfrey ka krijuar një varësi në botën e mediave dhe Anita Roddick të Body Shop, shpjegon Byrne, ka demonstruar se është e mundur prodhimi i përgjegjësive drejt shoqërisë dhe ambientit, por nuk kanë ndryshuar mënyrën e të bërit bizensit”. Për këtë klasifikim në krye të përzgjedhjes kanë qenë parametrat sociale dhe ekonomike, inspirimet, shpikjet dhe performancat e grupit. Ja pra pse në krye të kësaj liste qëndron Jobs, me kontributet e tij rekorde të Apple. Mes të mëdhenjve janë edhe Fed Smith i Fed Ex. Larry Page dhe Sergey Brin i Google, Mark Zucerberg i Facebook, Muhammed Yunus, Sam Walton i Wal Mart, Herb Kelleher i Southëest Airlines, John Mackey i Whole Foods dhe Howard Schultz i Starbucks.

Comments are closed.