Stomatologët, kandidatët që hyjnë në Provimin e Shtetit

 

Urdhri i Mjekëve publikon listën e plotë të kandidatëve që do të hyjnë në provimin e Shtetit, gjatë sesionit të majit. Ndërkohë, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar datat dhe rregullat për këtë provim “Provimi do të zhvillohet në godinën e AKP me adresë, Rruga Naim Frashëri Nr. 37. Kandidatët duhet të paraqiten në AKP, 30 minuta para fillimit të provimit. Kështu, kandidatët duhet të kenë me vete:

– Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj,

– Mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit, që rekomandojmë të kryhet tek

Posta Shqiptare

– Faturën e publikuar nga AKP tek rubrika njoftime të vulosur nga institucioni

ku është kryer pagesa; banka apo Posta Shqiptare”-thuhet në njoftimin e AKP-së. Sa i takon datave, AKP njofton se provimi për stomatologët do të zhvillohet më datë 7 dhe 8 Maj. Konkretisht, më datë 7 Maj, ditën e martë në orën 10:00 do të zhvillohet Provimi i Shtetit për të gjithë kandidatët me numër rendor 1-54. Në orën 14:00, për të gjithë kandidatët me numër rendor 55-108. Provimi do të zhvillohet edhe ditën e mërkurë më datë 8 maj 2013, në orën 10:00 do të marrin pjesë kandidatët për këtë sezon me numër rendor 109-162, ndërkohë në orën 14:00 provimi do të zhvillohet për kandidatët me numër rendor 163-216”-thuhet në njoftimin e AKP-së

Skema e vlerësimit

Specialistët e AKP-së kanë publikuar skemën e vlerësimit për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Provimin e Shtetit. “Kandidati do të vlerësohet me notën 10, nëse merr 95-100 pikë, vlerësohet me notën 9, nëse merr 85-94 pikë, vlerësohet me notën 8, nëse merr 75-84 pikë, me notën 7 nëse merr 65-74 pikë, me notën 6 nëse merr 55-64 pikë dhe me 5, nëse merr 50-54 pikë dhe me notë jo kaluese nëse kandidati merr më pak se 50 pikë”,- shprehen specialistët e AKP-së.

Osman Dedja