Studimet në Doktoraturë, kriteret e aplikimit në Fakultetin e Inxhinierisë. Dokumentacioni i plotë

Universiteti Politeknik shpall programet për konkurrimin në ciklin e tretë të studimeve

Kuotat për Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Fizike. Dosja e plotë e dokumenteve që duhet të dorëzojnë kandidatët. Procedura që ndiqet për zgjedhjen e fituesve 

Universiteti Politeknik publikon kriteret e aplikimit në ciklin e tretë të studimeve ose, siç njihen ndryshe, në studimet e Doktoratës. Bëhet fjalë për kandidatët që duan të ndjekin këtë cikël studimesh në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Kështu, burime pranë Universitetit konfirmojnë se “Mbështetur në urdhrin nr. 605, datë 29.12. 2010 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për Hapjen e Programeve të Ciklit të Tretë, të Doktoratës, në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike të Universitetit Politeknik të Tiranës”, pranë këtij fakulteti është hapur programi i ciklit të tretë, të Doktoratës, në drejtimet: Inxhinieri Matematike dhe Inxhinieri Fizike. Sa u takon kuotave të pranimit, në drejtimet e mësipërme, për vitin akademik 2011-2012 janë përcaktuar 25 vende në çdo drejtim, dy nga të cilat u takojnë kandidatëve nga trojet shqiptare.

Kriteret për aplikim

Universiteti Politeknik i Tiranës fton të interesuarit të marrin pjesë në konkurs për plotësimin e vendeve të mësipërme. Ndërkohë, afati përfundimtar i pranimit të kërkesave është data 30 prill 2012. Aplikimet për Doktoratë pranohen nga kandidatë që zotërojnë një titull studimi “Master i nivelit të dytë”, “Master i Shkencave”, “Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë”, në degë Inxhinieri Fizike, Inxhinieri Matematike, Fizikë, në degët e Teknologjisë së Informacionit, si dhe një titull studimi ekuivalent fituar jashtë shtetit dhe të njohur zyrtarisht nga organet kompetente, sipas akteve ligjore në fuqi. Mesatarja e notave të studimeve universitare duhet të jetë jo më e vogël se 8.5.

Dokumentacioni që duhet dorëzuar

Dokumentacioni i pranimit në ciklin e tretë duhet të jetë i plotë pranë Këshillit të Profesorëve të Fakultetit brenda datës 30 prill 2012. Dosja e secilit aplikant duhet të përmbajë dokumentet e poshtëshënuara:

– Kërkesa e kandidatit drejtuar këshillit të profesorëve të FIMIF, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e Doktoratës. Kandidati duhet të saktësojë se është në dijeni dhe do të përmbushë gjithë kërkesat që rrjedhin nga detyrimet ligjore dhe financiare në fuqi.

– CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati ka të tilla.

– Kopje të noterizuar të diplomës “Master i Shkencave” apo të diplomës së integruar të nivelit të dytë apo të një diplome tjetër studimi, ekuivalente me to, të shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MASH-i.

– Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës, nëse kandidati disponon një të tillë.

– Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment, nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë.

– Fotokopje të noterizuar të kartës së identitetit/pasaportës.

– Dy fotografi.

– Dy rekomandime nga persona me titull akademik, profesor ose Profesor i Asociuar.

– Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare, lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni.

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve

Burime pranë Universitetit Politeknik kanë përcaktuar edhe kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve fitues.  Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve janë: vlerësimi i kurrikulës personale, rezultatet dhe tipi i formimit të mëparshëm universitar, vlerësimi i projektit të kërkimit të propozuar, rekomandimeve dhënë nga dy profesorë, njohurive të gjuhëve të huaja e sidomos të gjuhës angleze, publikimet në revistat shkencore apo pjesëmarrjet në konferenca shkencore, etj. Prioritet në përzgjedhjen e kandidatëve fitues do t’u jepet kandidatëve të punësuar në një institucion të arsimit të lartë dhe atyre që zotërojnë një diplomë “Master i Nivelit të Dytë”. Pranimet në programin e studimeve të doktoratës përcaktohen bazuar në një klasifikim të përgjithshëm sipas meritave, derisa të plotësohet numri i vendeve të publikuara. Renditja finale e kandidatëve bëhet publike në mjedise të dukshme në fakultet dhe në website-in e Programit të Studimeve te Doktoratës. Nëse një prej aplikuesve tërhiqet përpara fillimit të Doktoratës, vendi do t’i ofrohet aplikuesit të parë në renditjen e listës. Kandidatët që nuk fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në Programin e Studimit të Doktoratës kanë të drejtë të paraqesin ankimimin e tyre pranë Dekanit te Fakultetit, jo më vonë se 5 ditë pas shpalljes së listës së kandidatëve fitues. Dekani i kërkon Këshillit të Profesorëve të shqyrtoje ankesën brenda 7 ditëve. Vendimi i Këshillit të Profesorëve është i formës së prerë. Informacione më të hollësishme mbi fushat e studimit dhe rregulloren e programit të studimeve të ciklit të tretë, Doktoratës, mund të merrni pranë Departamentit të Inxhinierisë Matematike dhe Departamentit të Inxhinierisë Fizike pranë FIMIF.

Dokumentacioni që duhet dorëzuar

Dokumentacioni i pranimit në ciklin e tretë duhet të jetë i plotë pranë Këshillit të Profesorëve të Fakultetit, brenda datës 30 prill 2012. Dosja e secilit aplikant duhet të përmbajë dokumentet e poshtëshënuara:

– Kërkesa e kandidatit drejtuar këshillit të profesorëve të FIMIF përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e doktoratës. Kandidati duhet të saktësojë se është në dijeni dhe do të përmbushë gjithë kërkesat që rrjedhin nga detyrimet ligjore dhe financiare në fuqi.

– CV personale dhe bibliografi të punimeve shkencore, të cilat duhet të jenë të dokumentuara, nëse kandidati ka të tilla.

– Kopje të noterizuar të diplomës “Master i Shkencave” apo të diplomës së integruar të nivelit të dytë, apo të një diplome tjetër studimi, ekuivalente me to, të shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës. Diploma e huaj shoqërohet me vërtetimin e njohjes nga MASH-i.

– Kopje të noterizuar të diplomave apo certifikatave të kualifikimeve të ciklit të tretë apo të një diplome ose certifikate ekuivalente me to, shoqëruar me listën e notave apo suplementin e diplomës, nëse kandidati disponon një të tillë.

– Vërtetim për vazhdimin e programeve të studimit të specializimit, së bashku me listën e notave të fituara deri në atë moment, nëse kandidati është duke ndjekur një program të tillë.

– Fotokopje të noterizuar të kartës së identitetit/pasaportës.

– Dy fotografi.

– Dy rekomandime nga persona me titull akademik, profesor ose profesor i asociuar.

– Një deklaratë që pranon të shlyejë të gjitha detyrimet financiare lidhur me koston e këtyre studimeve, sipas përcaktimeve të bëra nga vetë institucioni.

Comments are closed.