Studimi i Fizibilitetit, Fyle i dorëzon dokumentin Jahjagës

Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule i ka dorëzuar autoriteteve kosovare, presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit Hashim Thaçi, dokumentin e fillimit të studimit të fizibilitetit. Dorëzimi u dokumentit u bë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropiane. “Studimi i fizibiliteti do të përcaktojë politika integruese të Kosovës”, ka pohuar Fule duke shtuar ai do të përcjellë arritjet e Kosovës në realizimin e standardeve dhe do të sugjerojë se çfarë duhet të bëjë Kosova. Presidentja Jahjaga u shpreh  se Kosova dhe BE kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet tyre, me hapjen e procesit për liberalizimin e vizave dhe fillimit të studimit të fizibilitetit. Ajo foli më pas për qëllimin e ngritjes së Këshillit Kombëtar për Integrim Evropiane duke thënë se përmes punës së tij ky Këshill synon ndërtimin e koncensusit institucional dhe shoqëror. “Ne si institucione e kemi vullnetin që secilin kushte ta plotësojmë në funksion të sigurimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e vendit. Si presidente e vendit do të ndërmarrë çdo veprim që shton efikasitetin e institucioneve në përshpejtimin e dinamikës për integrim në BE”, tha Jahjaga.

Comments are closed.