Substancë e dyshimtë për presidentin Obama

 

Shërbimet e sigurisë së presidentit amerikan, Barack Obama zbuluan një substancë të dyshimtë në një letër që i ishte adresuar shefit të Shtëpisë së Bardhë.  Shërbimet sekrete thanë se letra me substancë të dyshimtë u gjet në një kuti postare ku Shtëpia e Bardhë tërheq letrat. Letra ka mbërritur ditën e martë më 16 prill, në të njëjtën ditë kur u zbulua edhe letra më përmbajtje toksike drejtuar senatorit Roger Wicker. Një zëdhënës i shërbimeve sekrete, që janë përgjegjëse për sigurinë e presidentit Obama dhe gjithë familjes presidenciale, tha se po punohet me policinë lokale dhe me federalët për të gjetur origjinën e letrës. Mendohet që substanca e dyshimtë është ricin, lëndë 1 mijë herë më shumë toksike se sa cianidi. Ekzpozimi, injektimi apo konsumimi i kësaj substanca mund të rezultojë fatale.