Suksesi i një presidenti që mban emrin Petrit Syla

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Liqeni Artificialë do të ishte pikëtakimi me presidentin  Petrit Syla, në mbasditen  e kësajë të hëne.  Ashtu sikur edhe të gjithë ekipet kryeqytetase që e transferojnë stërvitjen e fillimjavës në gjigandin gjelbërues edhe ‘vëndasit’  e Tërbunit nuk do bënin dallim nga kolegët e tyre. Korrektësisht presidentin e gjetëm ‘bash’ në vëndin e caktuar duke biseduar për problemet e kontratave apo federimeve  së bashku  me trajnerët Edmond Dalipi dhe Vaso Selenica. Lirimi i tavolinës ngaqë, ndoshta ardhja ime mund të ishte në koincidencë me mbarimin e  bisedës së tyre, po pse jo edhe se, dicka mundet të  ishte biseduar paraprakisht për intervistën, na krijoi mundësinë  që të ishim të qetë për bisedën tonë tejet interesante. Petriti është vetëm disa muaj më shumë se 39 vjeçë, por sukseset e tij kërkojnë shumë vite të tjera për tu arrirrë. Materialet e hulumtuara, apo  të  servirura  na e pamundësojnë limitin e rreshtave të programuar për këtë shkrim, gjithsesi duke shpresuar që ne të servirim ato që janë më interesantet le të shpresojmë se do t’ja arrimë  qëllimit. E vërteta është se qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me Petritin si presidenti FK Tërbunit, por Petriti do të na rrezultojë një ‘president’ i jashtzakonshëm i një familjeje model sa tradicionale, aq edhe moderne shqiptare ku, së bashku me bashëkshorten Zamira, vajzën Kamila dhe ‘lionelmesin’ 7 vjeçarë Ersi do të bënin një kuartet fantastik familjarë, ndërsa presidenca  e kompanisë “Skela Syla” do të na ‘hajë’ sadopak rreshta. Kjo kompani do t’i kishte fillesat e saj në vitin 2002 dhe do të ishte një risi në Shqipëri.

Për herë të parë do hapej një kompani që kishte për subjekt dhënien e skelave me qera. Ka qenë një eksperiencë që Petriti e huazojë nga vitet e emigrimit në Greqi. Mbas mbarimit të studimeve universitare në vitin 1995 si shumë  të tjerë edhe Petriti do provonte  emigrimin në shtetin Helen, aty ku pas një pune 7 vjeçare, suksesshëm do të rrëmbente ‘zanatin’ e skelerisë për ta transferuar  atë në  Tiranë. Gradualisht nën të njëjtin logo  kompanie,  falë edhe diplomës  së inxhinjerisë së ndërtimit, larmishmëria e punimeve do të shtohej edhe me atë të  sipërmarrjeve të të gjitha kategorive të ndërtimit. Këtu ne do t’i mbyllim dy presidencat e para për të vazhduar ‘normalitetin’ e shkrimit me atë të presidentit të ‘vërtetë’. Petriti dëshirën për sportin dhe veçmas për futbollin nuk e ndanë dot se kur e ka nisur, madje thotë se ka nisur që me nisjen e ndërgjegjes së tij si qënie shoqërore …! Ndodh…sepse të njëjtin pasion,  ka edhe pinjolli, Ersi . Duke mos mbajtur mend vitet, Petriti tregon se ndiqte takimet e ekipit të Tërbunit që në moshë fare të vogël, duke sfiduar largësinë, prej më shumë se 1 orë  e gjysëm nga fshati i lindjes Flet, si dhe  kushtet atmosferike të njohura për trevën pukjane. Ndërsa nga ngjarjet që kanë lënë mbresë në ndërgjegjen e tij dhe që e kanë shtyrë për të kontribuar për ekipin e vëndlindjes do të shërbenin emocionet  e takimit  të luajtur për kupë në Pukë, Tërbuni – Tirana – “ Ishte një festë e vërtetë” – tregonë presidenti – “ dëshira për të luajtur vetë futbollë pushtoi gjithë qënien time . Ka qënë kjo shtysë  që  në vitet 1988 atëherë kur ndiqja studimet në teknikumin  e Prrenjasit të aktivizohesha si sulmues i ekipit të Domosdovës së Prrenjasit. Fillimvitet e demokracisë  nuk ma dhanë mundësinë të merresha me futboll,  edhe pse isha student këtu në Tiranë në fakultetin e Ndërtimit, por dëshira për të luajtur futboll  asnjëherë nuk u shua.  “Në vitet  emigrimit do të aktivizohej në nivele të ultë  në grupet emigrante, por do të ishte një  tifoz special i të gjitha takimeve të ekipit të kuqebardhëve  të Olimpiakosit të Athinës.Kthimi në vëndlindje do ta gjente ekipin e Tërbunit në inekzistencë. Plotë 17 vite që Tërbuni kishte pushuar si ekip. Ndërtimi i stadiumit të ri nga Fondi i Zhvllimit, pasioni për futbollin si dhe dëshira për të bërë sadopak mirë për vëndlindjen do të bëheshin shtysë për të nisur një ‘aventurë’ me plotë rrisqe financiare. Si kushdo tjetër patriotizmi krahinorë do ta rrëmbejë  presidentin teksa vë veton se tifozlliku më entuziast dhe fair play  është në Pukë. Mbasi ka  vendosur të nisi këtë eksperiencë , ka patur në dispozicion vetëm një futbollistë pukjanë E Hajdari Puna do të kishte si primarë  formatimin e ekipit të së ardhmes, atë që në fund të sezionit do të rrezultonte kampionë i kategorisë së dytë. E diela e 7 tetorit 2007 atëhere kur Tërbuni do fitonte 2 : 1 me Velecikun do të shënohej si debutimi i parë i Petritit si president i ekipit të FK Tërbunit . Një koincidencë interesante sepse edhe në presidencën e dytë  atë të vitit 2011 takimi i parë do përkonte me Velecikun po në Pukë, po mbase …. ky mundet të jetë fati. Në ngjarjet e shënuara presidenti  ka edhe këtë datë, madje të rregjistruar në celularin e tij  na tregon emocionet  e atij takimi. Nëse nuk e ekzagjerojmë  i ngjanë në të gjitha parametrat atmosferës së fitores të kombëtares tonë me Greqinë më 2004. Një flamur gjigand me gjatësinë e karshisë ka qënë i shpalosur mbi kokat  e ‘ultrasve’ të etur të “Shqiponjave të Veriut”, që mua më kujtonë  ata tifoza që brohorasin papushim edhe kur shënon edhe kur pëson ekipi i tyre, që gjithçka shikojnë veç ndeshjen jo. Atmosfera ka qënë e jashtzakonshme dhe kjo jo në përfundim të takimit apo  rrezultatit por pa nisur ai. Nga videoja shihet dhe degjohet se takimi shoqërohet për 90’  nga hymni i Tërbunit. Shikoni sa bukur i kanë thurur vargjet e hymnit pukjanët për ekipin e tyre  “Tërbuni im i dashur/ si kristal dëbore/ le të brohorasim fitore,fitore/Tërbuni më i bukri emër / ti për cdo pukjanë je gjak dhe zemër”  ,por nëse do të kishim mundësinë t’ja u këndonim vargjet kënga do të ishte e shkëlqyer . Shumë e bukur.  Rikthimi i futbollit në Pukë ka patur një etje shkretëtire .- “Nuk jam ndier ndonjëherë më krenarë në jetën time sesa në këtë rast” – vazhdon plotë nostalgji të tregojë presidenti – Në Pukë futbolli është fe, atdhe, babë, nënë, ajër..  gjithçka. Si mos të sakrifikoshë për këta njerëz. Me këtë rast dua të falenderojë gjithë tifozerinë  pukjane që kanë sakrifikuar duke e ndjekur ekipin  në të gjitha takimet që ne kemi luajtur jashtë fushës tonë. Jeni të mbrekullueshëm dhe nuk ka si ju ” – vazhdonë  Petriti duke na treguar videon e atijë takimi të parë .Do të vazhdonin atë sezonë të parë  për presidentin edhe 11 fitore të tjera  rresht, por për tu bërë kampionë duhej thyer edhe ‘bllokada’ Albpetrol. Përsëri do thirrej ‘nën armë’ entuziazmi i atij takimi të parë . Ky takim i ka ngjarë një finaleje të madhe. Asnjë rrezultat tjetër, veç fitorja  bënte ‘dermanë’, ndryshe ….rikthimi në ‘bazë’…Përfundimi u ka buzëqeshur ‘tërbunasve’, madje me rezultat bindës  2 : 0. Më tutje festa e marrjes së kupës së kampionit i ka ngjarë një feste kombëtare, teksa ka nxjerrë gjithë Pukën në sheshin e qytetit për ta pritur mëngjesin nën tingujt e një koncrti artistikë të shoqëruar nga  avujt e  alkoolit dehës . Kaq ! Këtu do përfundonte ‘Misioni Syla’  Ku  e gjithë sipërmarrja është donatuar 100% nga Petrit Syla  duke i shtuar  edhe 184000 lekë të ish bashkisë Pukë.

Pyetjes që i bëmë presidentit se  – ‘Çfarë mbulohej me këto  të holla ? ‘- ai duke kujtuar zhgënjimin dhe talljen e më këtë vlerë do t’i përgjigjej duke dalë nga vetja   – “blihet vetem kompleti i uniformave….’ . Ne na vjenë mirë ta kuptojmë që blihen veshmbathjet e ekipit nëse…..  “Pikiata” nuk do të vononte që në vitin pasardhës teksa për koincidenca që shoqërojnë ekipin pukjanë në sezionin 2008-2009 takimi i parë i play off me patriotët e mijë ,Skraparin do rezultonte pozitivë ,por jo i tillë një vitë më pas ,atëhere kur “ne” do fitonim dhe Tërbuni do rishënonte emrin në kategorinë e dytë.Këtu pukjanët janë dorëzuar dhe kanë thërritur  ‘Misionin Syla’ .Dy vjetë i larguar  nga  Tërbuni do ta brenin Petritin edhe pse e ka ‘qetësuar’ paksa vehten duke  sponsorizuar për disa muaj ekipin e Partizanit.Ndryshimi i pushtetit lokal dhe vecmas e kryebashkiakut pasionant Beqir Arifi do të ishin një mbështetje e dëshiruar ,por do t’i jepnin  mundësinë e dytë Petrit Sylës për të rimarrrë përsëri Tërbunin dhe përsëri në kategorinë inferiore ,por tani me një dëshirë më të madhe .Presidenti do menaxhonte 50% të aksioneve kundrejt  30% të bashkisë Pukë  dhe të 20% të kompanisë Xhoi Lloto me president Arben Frroku.  Ekipi do formatohej për të luajtur në kategorinë e dytë por realisht treguesit cilësorë dhe statistikorë të takimeve miqësore apo zyrtare flasin për 30 takime pa asnjë humbje.Me një grup të drejtuar nga traineri G Stojku dhe me futbollistë  të nivelit Capja,Bechtovic,Mone,Agastra,Kulli,  Tërbuni nuk e diskutoi asnjëherë vëndin e parë  ku rrezultatet e tregojnë më së miri supremacinë pukjanë  Nga 16 takime ,13 fitoret dhe vetëm tre barazimet me Velecikun,Luzi 2008 dhe Sukthin ishin të mjaftueshme për të siguruar  takimin final . Kjo ndeshje vuri përballë  dy simbolikat “ Shqiponjat e Veriut” dhe të mirnjohurit “ Dema”  të Partizanit .Stadiumi ‘ Selman Stërmasi’ ka ngjallur nostalgjinë  e viteve kur këta nuk kishin vënde. Numri i ultrasve  të  ‘ Shqiponjave të Veriut’ të ardhur nga Puka ka qënë në balotazh  me ‘ Guerrilsat partizanas’ ,ndërsa entuziazmi nuk matej… Në mes dy ‘zjarresh’ me të njëjtën largësi si nga  ekipi i Tërbunit ashtu edhe i Partizanit  presidenti ja ka lënë fushës në dorë për të zgjedhur kampionin.Dhe fusha  ‘zgjodhi’ përsëri Tërbunin kampionë   mbas mposhtjes së  Partizanit  3 : 1  Përsëri  president Petrit Syla .Përsëri festa ka të njëjtin skenarë në Pukë ,por  nuk duam që kjo ‘përsëri’ të jetë për epiogun  e atijë fundkampioni të 2008 .Le   të shpresojmë  që këtë radhë ‘misioni ‘ të përfundojë atje ku presidenti ka premtuar.Strategjia e presidentit Petrit Syla është shumë më pragmatiste në këtë grup futbollistash ,teksa ka grumbulluar ‘ cuna’ që përpos moshës  mesatare nën 23 vjec kanë pasionin  për të luajtur fort ,ndershëm dhe rrezultativisht dhe këtyre duke i shtuar edhe mbështetjen prindërore të presidentit Petrit Syla dhe drejtimin e një mjeshtri sikur Edmond Dalipi,atëhere  suksesi është më pranë se skepticizmi   Puna e deritanishme janë tregues se Tërbuni do të jetë  brënda objektivave që presidenti Syla nuk  ‘fshihet’ ti  publikojë . Vetëm në superiore  ….

ILIR J Hoxha

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin