Sulm makabër në Korçë

Një ngjarje makabër ka ndodhur mesditën e sotme në një klasë të shkollës 9 vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës. Nga të dhënat paraprake thuhet se një fëmijë i moshës 13 vjeçare, nxënës i klasës së gjashtë në këtë shkollë, është sulmuar me sëpatë kokës nga një 39 vjeçar, ku vetëm pak centimetra kanë ndarë nga goditja fatale në kokën e të miturit. Shmangia në kohë, kanë bërë që djaloshi të shpëtojë pa dëmtime në kokë, ndërsa të shokuar nga ngjarja kanë mbetur edhe nxënës të tjerë që ndodheshin në klasë. Menjëherë është bërë edhe arrestimi i autorit të sulmit në ambientet e shkollës, ndërsa dyshohet se 39 vjeçari mund të ketë probleme psikike.