Sulmohet ambasada maqedonase në Prishtinë

Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë është sulmuar rreth mesnatës të së premtes. Jo zyrtarisht mësohet se mbi objektin ku gjendet përfaqësia e Maqedonisë në vend është hedhur koktej molotovi. Nuk ka të lënduar dhe dëmet materiale janë minimale. Një patrullë policie ka qëndruar në Arbëri ku gjendet ambasada për ta ruajtur. Një zyrtare e policisë e ka parandaluar sulmin që të jetë më serioz. Incidenti vjen pas disa incidenteve ndër-etnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Comments are closed.