“Super e marta”, republikanët votojnë për kandidatin për president

“Super e Marta”, kështu është konsideruar kjo ditë nga amerikanët, pasi sot zhvillohet gara për zgjedhjen e kandidatit republikan për president ku votohet në 10 shtete. Zgjedhjet në këtë ditë do të zhvillohen në Ohio, Georgia, Massachusetts, Tennessee, Vermont, Virginia, Oklahoma, Idaho, North Dakota and Alaska. Beteja më e vëzhguar do të jetë ajo e Ohiao-s, ku gara mes dy pretendentëve kryesore, Mitt Romney dhe Rick Santorum, është mjaft e fortë. Favoriti Mit Romney, ish-guvernator i Masacusets dhe një biznesmen i pasur, po kalon një moment pozitiv pas katër fitoreve rresht. Ai shihet si favorit kryesor në Virginia dhe Massachustters, ndërsa shpreson të arrijë një fitore edhe në Tennessee ku garon kokë më kokë me ndjekësin më të afërt Santorum. Ky i fundit shihet si kandidat favorit në Oklahoma, ndërsa kongresmenti liberal Ron Paul shpreson të shënojë fitoren e tij të parë në Alaska. Ndërkohe, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingric po bën një përpjekje të fundit për të ringritur flamurin e fitores. Së fundmi ai doli fitues në një sondazh të kryer në vendlindjen e tij Xhorxhia. Për të fituar nominimin e partisë mjaftojnë 419 delegatë, të cilët do të dalin nga këto zgjedhje, nga 1144 gjithsej. Fituesi në këto zgjedhje do të përballet me Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Comments are closed.