Super zbulim i mjekësisë. Antikorpi njerëzor shkatërron shtatë forma të rënda tumorale.

Tek kaviet ka bërë të mundur shkatërrimin totalisht të shtatë formave të ndryshme të tumorit. Bëhet fjalë për antitrupin universal që është zbuluar nga një grup shkencëtarësh të cilët po merren me luftën kundër kancerit. Antitrupi është marrë nga qelizat bazë dhe shkencëtarët e universitetit kalifornian të Stanford kanë provuar me sukses fuqinë e tij shëruese tek kaviet. Lajmi që u botua sot në revistën shkencore të Akademisë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka surprizuar botën e shkencës dhe të mjekësisë. Forumet mjekësore i janë përgjigjur lajmit me një interesim të jashtëzakonshëm dhe me shumë eufori. Antitrupi ka qenë i aftë që në një periudhë të shkurtër të eleminojë të gjitha qelizat e infektuara nga shtatë forma tumorale vdekjeprurëse. Asnjë efekt anësor dhe kaviet e prekura nga tumoret janë shëruar plotësisht. Ekipi i mjekëve që ka bërë eksperimentin ka deklaruar se kanë marrë të gjithë kohën e duhur për të provuar efikasitetin e këtij super-antikorpi të organizmit të njeriut dhe tashmë nuk kanë asnjë dyshim për efikasitetin e tij. Është deklaruar se do të fillojë menjëherë eksperimentimi tek njerëzit e prekur nga kanceri për të arritur në konkluzione që pritet të jenë shumë inkurajuese. Nëse çdo gjë shkon mirë, pas një viti mund të kemi edhe vaksinën që do të bëjë mrekullinë.

Comments are closed.