Suri Cruise, ende e vogël për t’u mbajtur në krahë?

Aktorja Katie Holmes dhe bashkëshorti i saj Tom Cruise, e konsiderojnë ende të vogël vajzën e tyre, Suri Cruise dhe i kushtojnë më tepër vëmendje se ç’duhet. Ky fakt vërtetohet edhe më së miri nga fotot e publikuara në internet, ku herë pas herë Suri mbahet në krahë nga nëna ose babai i saj. Në fotot e publikuara ditët e fundit, është aktorja Holmes ajo që mban në krahë vajzën e saj Suri, e cila tashmë edhe pse ka mbushur 5 vjeç, konsiderohet një fëmijë i vogël.  Më herët ato janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës të kapura dorë për dore dhe kanë qenë tepër të gëzuara. Ndërkohë që aktorja mbante veshur pantallona xhinse të gjera poshtë dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjera gjithashtu. Ndërsa vogëlushja Suri, gjithnjë e komentuar për veshjet e saj të përzgjedhura kishte një fustan me lule pranverore, xhaketë ngjyrë bojqelli të lehtë, të cilën e kishte kombinuar me rrethin që mbante tek flokët. Suri këtë herë kishte veshur këpucë të sheshta ngjyrë floriri dhe në dorë mbante lodrën e saj të preferuar.

Comments are closed.