Çuditë në Shqipëri duket se nuk kanë fund. Një prej tyre është edhe ajo që ka deklaruar një prej kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm.

Njëri prej kandidatëve duket se në dokumentet e tij, për të justifikuar pasurinë ka deklaruar se kishte fituar 3 skedina futbolli në shumën prej 10 mijë dollarësh.

‘Një nga këto kanditatët për kryeprokuror paska deklaruar se ka fituar 3 skedina, 4 mijë $ në 2007, 2 mijë $ në 2008 dhe 4 mijë $ në 2009.

Në total 10 mijë $. Unë ngela tu u djeg për 1 gol ose 1 korne, jo në këto shifra kuptohet. Tani ky ka me shume fat apo është me i zoti’, shkruan në Facebook gazetari i kronikës në TCH, Eni Ferhati.