Categories
Aktualitet

Aksidenti në Golem, ja sa ishte shpejtësia e makinës kur ndodhi përplasja që la dy të vdekur

Detaje te reja janë zbuluar për aksidentin e ndodhur një ditë më parë me dy viktima në zonën e Malit të Robit në Kavajë. Ekspertët e Policisë Rrugore kanë dalë në përfundimin se drejtuesi mjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka, po udhëtonte me shpejtësi 130 kilometra në orë, kur limiti i lejuar ishte 90 km.

Pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike për familjen Pisku, drejtuesi i automjetit tip “Toyota Corolla”, Halil Koka ishte duke udhëtuar me mbi 40 kilometra në orë më shumë se limiti i lejuar prej në 90 kilometrash.

Sipas dëshmitarëve okular, Edlira Pisku, mbrojti me trupin e saj nga aksidenti, djali e vet 8 vjeç. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë të diel u përcollën për në banesën e fundit dy viktimat e familjes Pisku.

Categories
Aktualitet

FOTO/ Aksident në aksin Vlorë – Levan, dy persona në spital

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja në autostradën Vlorë-Levan. Për pasojë, dy persona janë plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekeve.

Makina me targa Aa 828 EV është përplasur me makinën e mirëmbajtjes së rrugëve.

Categories
Aktualitet

Aksident i rëndë, përplaset furgoni i punonjësve të Fierzës: një i vdekur, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tropojë: furgoni me të cilin udhëtonin punonjësit e HEC-it Fierzë sot në mëngjes është aksidentuar. Për pasojë ka humbur jetën një person, Dem Oruçi, dhe janë plagosur disa të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Dushaj, në zonën D.

Categories
Aktualitet

Itali, shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik

Identifikohet shqiptari i cili humbi jetën mëngjesin e së martës në një aksident tragjik në Trento të Italisë.

Bëhet fjalë për një shofer kamioni 48 vjeç nga Shqipëria, i cili prej kohësh jetonte në Gjermani.

Ai është Edmond Boci, i cili paraditen e djeshme, teksa drejtonte një kamion transporti të një kompanie gjermane u përplas me një trajler të Çekisë.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një tentative parakalimi, në autostradën “A22” në Brennero të Trentos.

Për të nxjerrë shoferin shqiptar, mbërritën dy ambulanca dhe një helikopter, por pa rezultat.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën ndodhi aksidenti, ndërkohë që drejtuesi i mjetit çek shpëtoi me dëmtime fare të lehta.

Aktualisht policia po heton për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit.

Categories
Aktualitet

FOTO/ Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit

Dy të rinj, një vajzë 29 vjeçe dhe një djalë 32 vjeç janë plagosur rëndë pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Sipas një rindërtimi të ngjarjes nga policia: Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga vajza S.Gj. ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa trafikndarësja ka depërtuar brenda makinës.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit banuese në Mirditë, dhe R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dy janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Vajza 29 vjeçe Stela Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e Kukësit.

kside