Categories
Visit Albania

Blue Eye of Albania

The Blue Eye or “Syri i Kaltër” in albanian, is a water spring and natural phenomenon occurring near Muzinë in Vlorë County. Definitely, it is a must-visit site if you have already made up your mind to visit Albania.

You will find people call it: a fairy tale-like spring, beautiful, colorful, unique, surreal beauty, etc. However, the best way to describe its beauty, it is to see it with your own eyes.

Considered a natural jewel, the wonder of Blue Eye in Albania, attracts so many tourist from around the world.

A popular tourist attraction, the clear blue water of the river bubbles forth from a stunning deep pool. Divers have descended to fifty meters, but it is still unclear what the actual depth of the carst hole is. The water that comes out has a constant temperature of 10 degrees Celsius. The Blue Eye spring, is the initial water source of Bistricë river, 25 km long, which ends in the Ionian Sea south of Sarandë.

The source stands at an altitude of 152 m and has a discharge rate of 18400 l/s. The immediate area (180 ha) is a nature reserve and is characterized by oak and sycamore trees. In summer 2004, the source was temporarily dried up, then it was revived again.

Tip

An important tip for those who’d rather avoid the crowds with tourist is to try visiting it during the off-season.

Categories
World News

Protesters in Albania try to smash into government HQ

Thousands of protesters have hit the streets of the Albanian capital Tirana to demand the resignation of Prime Minister Edi Rama.

Some of them broke through a police cordon by throwing petrol bombs and flares. They then began trying to smash down the doors of the building housing Rama’s office.

Several windows were smashed and a dozen protesters tried to get inside but were pushed back by police.

Demonstrators were also seen trying to dismantle scaffolding that protects an illuminated canopy, a piece of artwork dear to Rama at the front of the building.

The protest, organised by opposition parties, called for Rama to step down amid allegations of corruption.

Rama, who won a second term as Albania’s PM in 2017, announced yesterday he wouldn’t be in Tirana for the protests.

“February `16 will be the last day of Rama’s power,” declared Lulzim Basha, head of the Democratic Party, the centre-right opposition.

His and other opposition parties are calling for the formation of a government that would call early parliamentary elections.

They accuse Rama of colluding with organised crime and plunging the country into corruption and misery.

Categories
World News

The zoo from hell: Lion with an agonising infected eye languishes in dirty cramped cage along with zebras and wolves in Albania

The zoo from hell: Lion with an agonising infected eye languishes in dirty cramped cage along with zebras and wolves in Albania

  • Several animals appear malnourished and mistreated at Safari Park Zoo in Fier, Albania
  • Photographs taken by activists show a lion with an eye injury living in a cramped cage
  • The private zoo is also home to a wolf, a zebra, several deer, monkeys, and a bear

Albanian authorities are being urged to take action against a private ‘safari park from hell’, after new photos appeared to expose the shocking conditions the zoo.

Pictures taken at the Safari Park Zoo in Fier, southwest Albania, show a ‘severely malnourished’ lion living in cramped conditions with what appears to be an untreated eye injury.

Other animals, including a zebra, a thin-looking wolf and several deer, were seen locked up in desolate concrete cages in the privately-owned zoological park.

The images were reportedly taken by an anonymous photographer, determined to expose the conditions at the zoo.

The images show lions and other animals languishing in desolate, dirty concrete cages surrounded by their own waste and without even the most basic provisions such as fresh water and shade.

The photographer claimed vets who have visited the macabre facility described what they were greeted with as ‘some of the worst animal welfare conditions they have ever seen’.

They said: ‘All the animals are kept in tiny, unhygienic concrete cages with no possibility to retreat from the elements or from the prying eyes of visitors to the zoo.

‘The animals suffer from a range of physical and psychological issues caused by the miserable conditions, improper veterinary care and lack of an appropriate diet.’

The photographer said that as well as the animals seen in the images, there are also a bear and monkeys, as well as three adult lions thought to have been there since they were cubs.

It is understood they were among around 14 lion cubs born at the zoo. The rest are thought to have died, been sold or simply been given away to friends of the owner.

International animal welfare organisation Four Paws, which has has been active in Albania in recent years, called the situation at the zoo ‘absolutely unacceptable’.  For more: https://www.dailymail.co.uk/news/article-6280963/Lion-agonising-infected-eye-languishes-dirty-cage-zebras-wolves-Albania-zoo.html

Categories
Travel

Albania, bed & bunker

Shqipëria numëron qindra mijëra bunker të trashëguar nga idiotësia komuniste. Një projekt gjermano-shqiptar duket se do të kthejë një pjesë të tyre në dhoma hoteli.

Rreth 50 km larg Tiranës, 10 studentë gjermanë e 10 shqiptarë i kanë hyrë punës për një projekt unik: po kthejnë një bunker në një fjetore me tetë shtretër. Turistët që do të lenë aty do të kenë mundësi që përmes të çarave që njëherë e një kohë shërbenin për pushkët e ushtarëve t’i hedhin një sy peizazhit të mrekullueshëm të ëndërrojnë nën kupolën prej çimentoje të lartë një metër e tridhjetë. E kushedi, ndoshta mendja u shkon edhe te diktatori që pati idenë e bunkerizimit të Shqipërisë duke e kthyer në vendin më të izoluar të botës. Në vitet ‘70 e ‘80, me urdhër të Enver Hoxhës, në Shqipëri u ndërtuan 750 mijë bunker në beton; Enveri i trembej një pushtimi të vendit nga të huajt – në rast emergjence bunkerët do të shërbenin si vendstrehim për popullsinë ose si pika sulmi ushtarak kundër çdo armiku të mundshëm. Praktikisht bunkerët janë materializimi i paranojave të një diktatori.

Sot, Iva Shtrepi që studion në Mainz të Gjermanisë dëshiron të konvertojë atë pyll kupolash prej çimentoje: tema e saj e diplomës me titull “Bunkerkunft” një lojë fjalësh në gjermanisht me “Unterkunft” (“fjetore”), ofron mundësinë për t’u dhënë bunkerëve një jetë të re: transformimin e këtyre ish ndërtimeve ushtarake në hotele. Tani për tani po punohet për transformimin vetëm të një bunkeri, por shpejt të njëjtin fat mund të kenë edhe të tjerë. Markus Pretnar-it, profesorit që ka ndjekur punimin e Shtrepit në Fakultetin e Shkencave të aplikuara të Mainz, ideja i pëlqeu aq shumë sa kërkoi ta vërë në jetë. Studentët e seminarit të tij kanë punuar mbi këtë ide, duke filluar nga vizatimet teknike e deri tek vënia në kontakt me autoritetet shqiptare.

“Tema e diplomës u kthye kështu në një projekt shkencor” thotë Pretnar që jep design për hapësirat e brendshme të ndërtesave. E di shumë mirë profesori që Shqipëria po bëhet emër i dëgjuar mes turistëve: “Mjaft të shohësh ç’i kanë bërë bregdetit, si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi. Kanë ndërtuar, shumë, tepër e me ngut”. Nga projekti shqiptaro-gjerman duhet të përfitojnë, para të gjithëve, vendasit. Bunkeri i parë që studentët po transformojnë në një dhomë të ngrohtë fjetoreje me parket, krevatë, aneks kuzhine dhe dush është vetëm një prototip , por nëse pëlqehet, shumë bunker të tjerë mund të kenë të njëjtin fat. “Janë nga të katër anët, – shpjegon Pretnar. – Nga alpet deri në bregdet, përfshirë qytetet e fushat”. Zyrtarisht, janë pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, por i është dhënë e drejta e shfrytëzimit pronarëve të terreneve ku bunkerët ndodhen. Kush është i interesuar për projektin mund të shfrytëzojë idenë por me dy kushte: duhet të citojë universitetet e Mainz dhe të Tiranës dhe t’ua japë në administrim bunkerët-fjetore personave vendas. Një natë në Bed & Bunker duhet të kushtojë maksimumi 10 dollarë apo 8 euro. Nga Julia Stanek / “Der Spiegel”

This slideshow requires JavaScript.

Categories
Shqipëri Travel

Butrint

Butrint - Parku Arkeologjik
Butrint – Parku Arkeologjik

Butrinti, Buthrotum-i antik, një qytet – port nga periudha helenistike deri në atë otomane, është një sit në Shqipërinë jug – perëndimore, i deklaruar nga Unesco Pasuri e Trashëgimisë Botërore. I nodhur pranë ngushticës së Korfuzit dhe i rrethuar nga një lagunë piktoreske, Butrinti është një nga sitet arkeologjike më të mrekullueshëm në rajonin e detit adriatik.
Pas dymbëdhjetë vjet kërkimesh akreologjike dhe investimesh të konsiderueshme në menaxhim, siti dhe muzeu e bëjnë Butrintin një nga vendet më tërheqëse për t’u vizituar. Një udhëtim i shkurtër me anije ose varkë hydrofoil të sjell në bregun shqiptar të portit të Sarandës, nga ku mund të nisesh për në Butrint, rreth 20 km në jug, me autobus apo taksi.

Ndryshimet e Vendbanimit

Duke ecur nëpër rrënojat e Butrintit është e vështirë të imagjinosh format e ndryshme që qyteti ka marrë gjatë shekujve dhe ndryshimin e të ardhmes se banorëve të tij në breza.
Itinerari në këtë sit do të shoqërohet me një shëtitje virtuale rreth Butrintit; mjafton te përdoresh listën kryesore me numra ose hartën lart në të djathtë për të vizituar gadishullin, duke ndjekur itinerarin që dëshironi të merrni gjatë vizitës në qytetin antik.

Origjina e Shenjtë

Mbetje nga tempulli i Asklepit sipër teatrit
Mbetje nga tempulli i Asklepit sipër teatrit

Rritjen dhe famën e vet të hershme Butrinti ia detyron një faltoreje kushtuar Asklepit, perëndisë së mjekësisë, që u ndërtua në shekullin e 4-t p.e.s. në shpatin jugor të kodrës së akropolit Akropoli (Kodër).

Harta Helenistike dhe muri i parë rrethues në Butrint
Harta Helenistike dhe muri i parë rrethues në Butrint

Besimtarët vinin në faltore për të gjetur shërim nga sëmundjet, duke lënë për perëndinë dhe priftërinjtë që i shërbenin atij, sende të ndryshme simbolike dhe para. Faltorja u bë fillesa e Butrintit dhe fuqia e shenjtë e ujërave të saj do të nderohej përgjatë gjithë kohërave që qyteti pati jetë.

Ndërkohë që fama e faltorjes rritej, përreth sipërfaqes prej 10 hektarësh të vendbanimit dhe me qëllim që ta mbronte atë u ndërtua një mur rrethues prej blloqesh guri të latuar me përsosmëri, që lidheshin me njëri tjetrin pa llaç.

Ndërkohë që fama e faltorjes rritej, përreth sipërfaqes prej 10 hektarësh të vendbanimit dhe me qëllim që ta mbronte atë u ndërtua një mur rrethues prej blloqesh guri të latuar me përsosmëri, që lidheshin me njëri tjetrin pa llaç.

Faltorja e Asklepit

Koka prej mermeri e Asklepit e gjetur në Butrint
Koka prej mermeri e Asklepit e gjetur në Butrint

Kompleksi ku ndodhet Faltorja ngrihet mbi një seri tarracash nga një zonë e shtruar përpara teatrit aktual. Faltorja e parë përfshinte një tempull të Zotit (1), një portik (vendkalim i mbuluar)(2) dhe një arkë për të mbajtur dhuratat që i dedikoheshin Zotit (3). Nga shekulli i 3-të p.e.s Faltorja ka qënë modifikuar për të përfshirë një teatër (4) dhe një ndërtesë me varg kolonash (mundësisht një fjetore për pelegrina) (5).Kompleksi ishte i përfshirë nga një mur “temenos” (6), si shenjtë rrethues për të përcaktuar territorin e Faltores.

Faltorja e Asklepit
Faltorja e Asklepit

Një portë ishte ndërtuat në mur për të lejuar kalimim e adhuruesve në pjesën me të ulët të kompleksit. Faltorja kishte të paktën një burim brenda territorit të saj. Kur u shkatërrua portik, rruga rituale e ndërtuar përgjatë murit siguronte hyrje tek burimi.

Teatri

1931, Ugolini dhe Kolegët
1931, Ugolini dhe Kolegët

Teatri u zbulua nga arkeologu italian Luixhi Maria Ugolini, në vitet 1928-30. Zbulimi më i madh i tij ishte gjetja përballë skenës, e një radhë shtatoresh, duke përfshirë dhe “Hyjneshën e Butrintit”. Teatri i parë ishte i stilit “grek” dhe duhet të ketë qenë përdorur nga besimtarët, si dhe priftërinjtë e faltrores, për ceremoni fetare e diskutime publike. Një mbishkrim i shekullit të 4-t p.e.s. (I gdhendur në një nga ndenjëset e teatrit) na tregon se ndërtimi i teatrit u bë me fonde të krijuara nga dhurimet për faltoren.

Projektet e teatrit ne peiudhë helenistike dhe Romake
Projektet e teatrit ne peiudhë helenistike dhe Romake

E ashtuquajtura “Perëndesha e Butrintit”
E ashtuquajtura “Perëndesha e Butrintit”

Në muret rrethuese ju mund të shihni mbishkrime të shumta te cilat tregojne per lirimin e skllevërve nga skllavëria per nder të perëndise Asklep. Në shekullin e 2-të e.s teatri u rindërtua në stil “romak” me një fasade të skenës. Teatri romak ishte epiqendra e qytetit.

Ngulimi Romak

Çesari erdhi në Butrint në vitin 44 p.e.s dhe kuptoi mundësitë e mëdha që i paraqiste ky qytet. Pas luftës së ashpër me Pompeun ai e caktoi Butrintin si qytet kolonial romak. Ngulimi u zhvillua më tej kur Augusti, djali i birësuar i Çesarit mposhti Antonin dhe Kleopatrën në betejën qe u zhvillua ketu pranë, në Aktium, në vitin 31 p.e.s.

Krijimi i ngulimit kërkonte një program të gjerë ndërtimi, i cilu u financua nga Augusti, familia e tij dhe sponosorë privatë. Këto fonde shërbyen për punime publike në shekullin e parë pas Krishtit si për ndërtimin e një ujësjellësi të ri dhe të urës e cila lidhte brigjet e kanalit të Vivarit.
Shtatore perandorake në permasa më të mëdha se ato natyrore të cilat u zbuluan gjatë gërmimeve në teatër, qe tani mund t’i shihni në muze janë te Augustit, gruas së tij Livia dhe gjeneralit të tij fitimtar Agripa. Ato ishin përkujtesë e përditshme e bujarisë që kujdestarët e qytetit treguan ndaj qytetarëve të Butrintit.

Portrete dhe buste perandorak ne Muzeun e Butrintit
Portrete dhe buste perandorak ne Muzeun e Butrintit

Zgjerimi i Butrintit

Nga fundi i shekullit të parë e.s. zona qytetare u shtri përtej kufijeve qe shënonte muri i vjetër rrethor deri në bregun e kanalit të Vivarit dhe në fushën e Virnës në anën tjetër të kanalit.
Zemra e qytetit u zhvillua përsëri për të krijuar vend për shumë ndërtesa publike,disa nga të cilat të paguara nga persona privatë, duke perfshire ndërtesën e banjave publike që deri tani është zbulur vetëm pjesërisht. Heqja e murit të vjetër në periudhën e themelimit të ngulimit ndoshta hapi vend për forumin e ri romak,ku qytetaret takoheshin dhe zhvillonin punët e tyre të përditshme.

Zgjerimini i Butrintit

Zgjerimini i Butrintit

Planimetria e tipit Romak

Përmasat e lulëzimit të Butrintit në mesin e periudhës romake mund të shihen në vetë peisazhin e tij. Plani i qytetit të ri të kësaj periudhe ishte shume i ndryshëm nga qendra e vjetër e fortifikuar e lidhur me faltoren e Asklepit dhe që shtrihej në 10 hektarë sipërfaqe. Qyteti i ri kishte tashmë një shtrirje më të gjerë duke perdorur një sistem të rregullt rrugësh të cilat e ndanin qytetin në Insula (njësi toke të barabarta përbrenda siperfaqes urbane).Sipërfaqja diku pranë e ashtuquajtur Gjimnaz është pjesë e një Insula.

I ashtuquajturi Gjimnaz në Butrint
I ashtuquajturi Gjimnaz në Butrint

Rindërtimi i insula përreth 'Gjimnazit'
Rindërtimi i insula përreth ‘Gjimnazit’

Ndërtesa formonte një komplet dhomash me dysheme prej mozaikësh me një oborr të shtruar me gurë dhe një shatërvani të madh. Nuk dihet saktësisht funksioni i ndërtesës . Ajo është modifikuar dhe rindërtuar gjatë katër shekujve pasardhës derisa u shndërrua perfundimisht në një kishe (ndërtuar rreth shatërvanit) me një manastir që ndodhej aty ku ishte fillimisht oborri.

Një banesë private – Pallati i Trikonkës

Butrinti kishte shumë shtëpi qytetare dhe vila. Nga këto i ashtuquajturi Pallati i Trikonkës është shqyrtuar me hollësi. Mbizotëruese në një gjatësi të kanalit të Vivarit, fillimisht ishte nje shtëpi qyteti, ndersa pastaj ndërtesa u shndërrua në një pallat të madh rreth vitit 400 e.s.

Projekti i Pallatit Trikonkë
Projekti i Pallatit Trikonkë

Gërmim në Pallatin Trikonkë
Gërmim në Pallatin Trikonkë

Shtëpia e hershme kishte planimetrinë tradicionale romake për ndërtimin e vilave, dhoma gjigante me dysheme mozaikësh dhe mure të pikturuara, të vendosura rreth e rrotull një oborri qendror, i cili freskohej nga një shatërvan. Një mbishkrim mbi mozaik në hyrje tregon se shtëpia i përkiste dikujt nga sëra senatoriale. Shndërrimi i vilës në një pallat madhështor në vitin 400 e.s. përfshiu zgjerimin e oborrit dhe një krah të ri ndërtimi në lindje. Këtu ndodhej një dhomë ngrënieje luksoze e tipit trikonk e lidhur kjo me një hyrje nga ana a bregut të lumit.

Por, ngritja e nivelit të ujërave e detyroi shpejt pronarin të braktiste pallatin. Megjithatë binaja e papërfunduar shërbeu si strehë për shumë breza peshkatarësh dhe zejtarësh, derisa nga fundi i shekullit të 6-të e.s. u braktis. Aty nga shekulli i 9-të e.s. kjo hapsirë u përdor përsëri, këtë radhë si treg i përkohshëm. Përfundimisht, banesat dhe mbase një kishë u ndërtuan këtu në shekullim e 13-të e.s.

Rindërtimi i Pallatit Trikonkë
Rindërtimi i Pallatit Trikonkë

Pagëzimorja dhe Butrinti në Krishtërimin e Hershëm

Krishtërimi po lulëzonte në Butrint qysh prej shekullit të 5-të dhe qyteti kishte peshkopin e vet. Pagëzimorja dhe Bazilika e madhe u ndërtuan në fillim të shekullit të 6-të. Pagëzimorja u zbulua në maj të vitit 1928 nga misioni arkeologjik Italian. Në Perandorinë Romake të Lindjes kjo ishte pagëzimorja e dytë për nga madhësia, pas asaj në Kishën e Shën Sofisë, në Stamboll.

Pagëzimorja në Butrint
Pagëzimorja në Butrint

Pamje ajërore të Pagëzimores
Pamje ajërore të Pagëzimores

Çdo aspekt i arkitekturës dhe zbukurimit të pagëzimores shënon një simbolikë të ritit të pagëzimit më burimin e ujit në një nga skajet e saj, që simbolizon burimin e jetës së përjetshme. Mozaiku i ndërlikuar e më ngjyra plot shkëlqim është i bërë me përfaqsime tokë (kafshë), ajri (shpendë) dhe uji (peshq), duke simbolizuar aspekte të shpëtimit të krishterë.

Vëmendjen e vizitorit kur kapërcen pragun e hyrjes kryesore e tërheqin dy pallonj të mëdhenj mbi një hardhi qe del nga një vazo e madhe. Pallonjtë simbolizojnë parasjën dhe pavdeksinë, ndërsa vazua me hardhinë simbolizon Kungimindhe gjakun e Krishtit.

Mozaiku i dyshemes së Pagëzimores
Mozaiku i dyshemes së Pagëzimores

Porta e Butrintit

Vizatim i monedhës së Butrintit me portretin e Augustit dhe Ujësjellësit
Vizatim i monedhës së Butrintit me portretin e Augustit dhe Ujësjellësit

Zona juglindore e Butrintit tregon një nga hyrjet kryesore për në Butrint nga shekulli i 3-të p.e.s. deri në shekullin e 14-të e.s.

Në fund të shekullit te 3-të p.e.s. u ndërtua një hyrje madhështore; Porta me Kulla. Në njërin krah të hyrjes ishte një kullë rrethore, ndërsa në krahun tjetër një kullë drejkëndore, të dyja të pajisura me frengji. Porta të drunjta mbyllnin secilin nga fundet e kalimit të gjatë qe lidhte kullat me njëra-tjetrën, i cili ishte mjaft i gjerë sa të lejonte kalimin e një karroje.

Koka e një statuje të Dionisit
Koka e një statuje të Dionisit

Në periudhën e mesjetës Porta e Ujit ishte ndërtuar në skaj të liqenit me një kullë nga ana e detit për tu mbrojtur nga sulmet e ndryshme.

Rindërtimi i Portës Kullë
Rindërtimi i Portës Kullë

Kishat e Butrintit

Pamje ajrore e Bazilikës së madhe
Pamje ajrore e Bazilikës së madhe

Butrinti qysh prej shekullit të 5-të kishte peshkopin e vet, Bazilika e Madhe ishte kisha e peshkopit. Bazilika e Madhe u ndërtua në fillim të shekullit të 6-të e.s në të njëjten kohë me Pagëzimoren. Bazilika fillimisht duhet të ketë pasur tri korridore të ndara nga kolonada me kapitele të cilat ishin të ripërdorura nga ndërtime më të hershme, disa prej tyre mund te shihen ende brenda. Dyshemeja ishte e shtruar me një mozaik, I cili duhet të jetë bërë nga i njëjti që ka punuar dhe mozaikun e Pagëzimores.

Në periudhën e mesjetës Bazilika u rindërtua kryesisht me blloqe guri dhe një apsidë gjysëm rrethore. Një dysheme me pllaka guri u shtrua mbi shtresën e mozaikut. Në pjesë të tjera të qytetit janë gjetur deri tani tetë kisha të tjera. Më e rëndësishmja prej tyre ndodhet në fushën e Vrinës në bregun tjetër të kanalit të Vivarit.

Fortifikimet e Hershme

Luixhi Maria Ugolini në Portën e Liqenit
Luixhi Maria Ugolini në Portën e Liqenit

Muri madhështor rethues i Butrintit i referohet shekullit të 4-të p.e.s dhe është një shembull i shkelqyer i aftesisë inxhinjerike të asaj periudhe. Muri ishte ndërtuar pa llaç duke përdorur blloqe guri të mëdhenj që përputheshin mire njëri me tjetrin. Porta u zbulua nga misioni arkeologjik italian në vitin 1930. Ata krahasojnë portën me Portën Scaean që citohet në poemën epike të Virgjilit, Eneida (libri i 3-të). Virgilli tregon udhëtimin e Eneasnga Troja për ne Itali dhe takimin e tij me Trojanët në mërgin, Helen e Andromaca që sipas legjendës themeluan Butrintin.

Unë pashë përpara meje Trojën në miniaturë
Një kopje e hollë e kullës sonë masive,
Një përrua të thatë me emrin Xanthus … dhe unë shtyja
Trupin tim kundrejt Portës Scaena. Ata që ishin me mua
Ngulitnin sytë mbi këtë , qyteti i të parëve tanë.
Në kolonade të gjëra mbreti na priti,
Dhe i ofroi gjysmës së oborrit tasat me verë
Ata festonin, ndërsa në pjata prej floriri
Një gosti u shtrua para tyre.

Tubi i plumbit që pret ne cep murin mund të jetë përdorur për të sistemuar menjëherë blloqet e gurit ose përndryshe përdorej si tub shkarkimi. Cilido të ketë qënë funksioni i tij kjo është një provë e një saktësie të madhe në ndërtesat e shekullit të 4-të e.s.

Porta e Luanit

Vizatim i relievit të një Luani
Vizatim i relievit të një Luani

E ashtuquajtura Porta e Luanit e merr emërin e saj nga një riliev i vizatuar i një luani që kafshon në fyt një dem, e vendosur sipër hyrjes. Rilievi i Luanit nuk ishte pjesë e murit origjinal por u vendos këtu në shekullin e V e.s. me qëllim që të zvogëlonte madhësinë e portës dhe ta bënte më të lehtë për tu mbrojtur. Rilievi vjen nga ndertesa e një tempulli që mund të jetë bërë në fillim të shekullit të VI p.e.s.

Parmak mermeri i pusit
Parmak mermeri i pusit

Gjatë periudhës romake origjina e pusit brenda portës ishte e lidhur me kultin e nimfave. Një mbishkrim përballë pusit tregon që një shtetase e Butrintit, Junia Rufina, ka paguar për rinovimin e tij në shekullin e II e.s.: “Junia Rufina mikeshë e nimfave”.

Kur u bënë zbulimet e para, motivet e Krishtera ishin zbuluar në murin e pasëm të pusit, duke sugjeruar që burimi pagan ishte krishtëruar ne shekullin e V ose të VI e.s.

Fortitfikimet e Mëvoneshme

Pamje ajrore e Fortesës Trekëndore
Pamje ajrore e Fortesës Trekëndore

Trashëgimi i çesarit- një port romak i lulëzuar, perfundon vonë në shekullin e VI me dobesimin e ekonomise mesdhetare. Qe në shekullin e 5-të Butrinti ka qënë i fortifikuar gjatë vijës së tij bregdetare duke lënë të pambrojtura zonat urbane në fushë. Siç e kemi parë, qyteti lulëzonte brenda keyre mureve, para ardhjes së Sllaveve këtu në vitin 580 dhe shumë nga qytetet e ulëta u braktisën. Në vitin 1081 aventurieri norman Robert Guiscard mori qytetin por ai u dëbua shumë shpejtë nga Bizantinët. Gjatë gjithë periudhës mesjetare fortifikimet e Butrintit ishin rindërtuar dhe riforcuar shumë herë. Në shekullin e 13-të me ringjalljen e qytetit nën despotën Epitore të Artës një kështjellë e re u ndërtua në perëndim në kufi me akropolin. Në të njëjtën kohë i gjithë muri rrethues ishte rinovuar. Muret ishin riparuar shumë herë nga Anzhuinët, Venecianët dhe Bizantinët për të kontrolluar pikën kryesore në ngushticën e Korfuzit.

Në një tentative për të ulur koston e mirëmbajtjes së Butrintit u ndërtua një kala e re në pjesën jugore të kanalit nga Venecianët në shekullin e 15-të. Kjo kala e njohur si Fortesa Trekëndëshe, mbronte kurthet e peshqeve të Butrintit që ishin burimi kryesor financiar i vendbanimit në këtë periudhë.

Muret mesjetar të Portës së Ujit
Muret mesjetar të Portës së Ujit

Muzeu i butrintit

Hyrja e Muzeut
Hyrja e Muzeut

Muzeu i Butrintit ishte rinovuar dhe rihapur në vitin 2005 që të siguronte një vitrinë për pasurine dhe kompleksin historik të sitit. Muzeu ndodhet brenda kështjellës së rindërtuar në kodrën akropoli në një ambient modern dhe elegant.

Muzeu përmban historinë e Butrintit si një mikrocosmë të historisë mesdhetare, e lidhur ngushtë me vendndodhjen e tij brenda një rajoni te vogel lagunor si dhe peisazhit. Jo vetëm rindërtimi i vizatimeve të deleguara, po ashtu dhe arkivi material mbështet këtë teme bashkëkohore dhe e kthen vizitën në një eksperiencë magjepëse.

Përtej Butrintit dhe Mjedisit

Ura mbi lumin Brataj
Ura mbi lumin Brataj

Shqipëria është një vend që dallohet për shumëllojshmerinë dhe ndryshueshmërinë e pesazhit të saj. Malet ngrihen menjëherë nga ultësirat bregdetare me një lartësi prej më shumë se 2.400 m. Ndërthurja e luginave me ultësirat krijojnë pengesa për rrugët moderne, të cilat janë një veçori që e bëjnë peisazhin më të përshtatshëm për eskursionistët, udhëtarët dhe adhuruestit e natyrës në përgjithësi.

Kodrat, malet, luginat e lumenjëve dhë grykat na ofrojnë një pamje të mrekullueshme e befasuese, detet, lumenjtë dhe liqenet janë pasqyra vezullore e peisazhit, gurët gelqerorë të pranishëm kudo dhe dajlet gjarpëruese, majat dhe shkembinjtë e zhveshur formojnë shtyllën kurrizore të mjedisit.Brataj Bridge

Trashgimni e pasur shqiptare do të thotë se kishat, xhamitë, rrënojat romake, qytetet e lashta helenistike ose site prehistorike mund të gjenden pothuajse kudo. Peisazhi i paprekur i Shqipërise është mbi të gjitha një peisazh kulturor.

Jashtë mureve mesjetare të Butrintit shtrihet një koleksion i mrekullueshëm sitesh historike duke përfshirë varrezat romake, vila dhe tempuj si dhe keshtjellat veneciane dhe osmane. Trashgimnia arkeologjitke dhe kulturore që këto prezantojnë është një pjesë integrale e topografisë dhe mjedisit të mbrojtur nga Parku Kombëtar i Butrintit.

Përtej në pjesën jugore ose ne luginën e Pavllës, në ultësiren bregdetare rreth Sarandës ose në luginën e Drinit duke përfshrirë sitin e Trashgimnisë Botrore të Gjirokastrës, ndodhen disa monumente të natyrës, monumente me rëndësi fetare, kulturore ose historike si dhe një pasuri sitesh arkeologjike.

Shëtitore e përcaktuar në Parkun Kombëtar të Butrintit
Shëtitore e përcaktuar në Parkun Kombëtar të Butrintit

Peisazhi dhe monumentet përreth Butrintit

Brenda Parkut Kombëtar të Butrintit ndodhet një shumëllojshmëri e gjerë e habitateve – ligatinat bregdetare, lagunat me ujë të kripur, lumenj dhe toka të hapur kullotje – është siti me i pasur për biodiversitetin në të gjithë Shqipërinë dhe parku mbron 26 specie me interes të ruajtjes globale, siç është breshka e vogël, ujku dhe shqiponja me bisht të bardhë.

Shpatet e kodrës së Kalivos
Shpatet e kodrës së Kalivos

Peisazhi i mrekullueshëm dhe mjedisi i pasur natyror shtrihet përtej Butrintit. Si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Butrinti është siti më i njohur arkeologjik në Shqipërinë jugore. Përveç siteve brenda Parkut Kombëtar të Butrintit, të Luginës së Pavllas në jug ndodhen shumë të tjerë, më pak te njohur,te cilat ofrojnë një hapësirë të mbetjeve kulturore nga paleoliti i sipërm deri në periudhën Helenistike, në shekullit 13-të dhe më vonë në një ilustrim të gjallë të vazhdimësisë të vendbanimit në këtë zonë të pasur dhe pjellore.

Fshati i Shën Dëllisë në luginën e Vrinës
Fshati i Shën Dëllisë në luginën e Vrinës

Përtej kufijve të Parkut Kombëtar të Butrintit, lugina është e rrethuar në te dy skajet e saj nga dy komunitetet me madhësi dhe fate të ndryshme: Xarra dhe Konispoli. Xarra, pavarësisht nga pamja e saj e sotme e shkatërruar, ishte qyteti më i afërt osman në enklavën veneciane perreth Butrint. Kodra në të cilën ndodhet fshati është gjithashtu e rëndësishme si një relike e ishujve me shtrirje të thellë të lagunes prehistorike në luginën e sotshme, në shpatet e saj janë gjetur materiale që i përkasin Paleolitit të Sipërm dhe të Mesem, te gjetura 40,000 p.e.s.

Çuka e Aitoit vështruar nga Konispoli
Çuka e Aitoit vështruar nga Konispoli

Konispoli është një qytet me shumë shtëpi të këndshme tradicionale të stilit Epirot që ndodhet në fillim të luginës se kufirit që kalon në Greqi. Prej këtu ndodhen pamje të befasueshme që përshkrojnë luginën drejt Butrintit. Në kodrat e mësipërme ishte gërmuar një shpellë në vitet 1990 që ishte përdorur sipas stinës ndërmjet Paleolitit të Sipërm dhe periudhës Neolitike.

Rajoni dhe përtej

Harta e Rajonit verior të Butrintit
Harta e Rajonit verior të Butrintit

Bregu dhe fusha e brendëshme në veri të Butrintit është e dominuar përkatësisht nga qytetet antike të Onchesmos (Saranda moderne) dhe Finiqi.Në shikim të parë Saranda ndahet nga kodrat që e rrethojnë, por peisazhi mbetet i mahnitshëm mbi të gjitha nëse ndodhemi sipër Sarandës, në qytetin antik të Likursit dhe Kishës së Dyzet Martireve, nga ku shfaqen përpara syve të shikuesit, Saranda, Finiqi, liqeni i Butrintit, ishulli i Ksamilit si dhe Korfuzi.

Në brëndesi të shtëpise Osmane, Gjirokastër
Në brëndesi të shtëpise Osmane, Gjirokastër

Më tej në brendësi përgjatë rrjedhës së lumit Bistrice ndodhet një thesar siç është manastiri Bizantin në Mesopotami dhe në afërsi burimi i quajtur Syri i Kaltër, një nga “Monumentet e natyrës” së Shqiperisë. Përtej, në luginën e Drinit ndodhet qyteti modern i Gjirokastrës me arkitekturën e tij osmane, rrjeti i rrugëve gjarpëruese të shtruara me kalldrëm dhe pazari i mbushur i me njerëz, Gjirokastra është siti i fundit në Shqiperi që bën pjese në Trashgiminë Botrore të UNESCO-s.

Burimi ‘Syri i Kaltër’
Burimi ‘Syri i Kaltër’

Së bashku këto site dhe monumente përfaqësojnë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e trashëgimisë kulturore të këtij rajoni, si dhe bukurinë madhështore të mjedisit të tij.

Butrinti Venezian

Në vitin 1386 Republika Veneciane bleu Butrintin së bashku me ishullin e Korfuzit nga mbreti Anzhuin i Italisë jugore. Për Venecianët rëndësia kryesore e Butrintit ishte avantazhi strategjik e të pasurit një avanpost në kontinent dhe vlera financiare e aktivitetit të peshkimit në Liqenin e Butrintit.

Fragment nga një ibrik i tipit majolika me imazh të një Luani
Fragment nga një ibrik i tipit majolika me imazh të një Luani

Pavarësisht nga vlera e tij jetike strategjike, Butrinti funksiononte kryesisht si një avanpost në kontinent i administruar nga Korfuzi dhe nën pushtetin e guvernatorit të atij ishulli. Prania Veneciane në Butrint në fakt ishte një enklavë në kontinentin Osman, dhe kështu që fati i qytetit ishte shpesh i vendosur nga marrëdhëniet midis këtyre dy perandorive.

Pas rënies së republikës Veneciane në 1797 dhe pushtimit francez të ishujve Jon, Butrinti u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, duke shënuar fundin e pranisë Veneciane në kontinent.

Megjithatë, studimet që zhvilluan gjatë Rilindjes do të formojë një trashëgimi të qëndrueshme për Butrintit dhe siti u shndërrua në një vend kyç në fillim për piktorë, artistë, për turistët e mëdhenj dhe më pas për arkeologët.

Pamje e Butrintit dhe ngushticës së Korfuzit
Pamje e Butrintit dhe ngushticës së Korfuzit

Butrinti Osman

Nga fillimi i shekullit të 15-të Perandorisa Osmane kishte pushtuar pothuajse të gjithë Shqipërinë, duke emëruar një guvernator lokal në Gjirokastër.

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Venecianët, Butrinti, në fakt ndodhej në kufi të Perandorisë Osmane dhe shpesh fuksiononte si një port për hyrje në Jon. Pra, gjatë periudhave të luftës, turqit do të pushtojnë Butrintin dhe do e përdorin si një bazë ushtarake kundër Korfuzit.

Butrinti nga Mali i Sotirës
Butrinti nga Mali i Sotirës

Rrethimi me i madh u bë në 1537, kur Sulltan Sulejman Madhështori, ngre kampin në Butrint dhe rrethon Korfuzin për dy javë duke ndërtuar siç thuhet një urë me anije mbi ngushticën.

Qeramikë e periudhës islamike dhe bizantine e mesme (Muzeu i Butrintit)
Qeramikë e periudhës islamike dhe bizantine e mesme (Muzeu i Butrintit)

Në 1797 i famshmi Ali Pashë Tepelena – Veziri i mbiquajtur nga Bajroni ‘Napoleoni Osman’ mori nën kontrollin e tij Butrintin. Megjithëse hyrja në Butrint duket se ka qenë fortifikuar, qyteti tani kryesisht funksiononte si një burim i mirë peshkimi dhe gjuetie, jo vetëm për Vezirin dhe të ftuarit e tij ndërkombëtarë.

Spiunët e Huaj dhe diplomatët

Luftërat e Napoleonit rriten interesin në Adriatik. Pushtimi i shkurtër i ishujve Joniane nga Napoleoni në vitin 1797 çoi në dërgim e François Pouqueville si konsull francez në oborrin e guvernatorit të fuqishëm Osman Ali Pashë Tepelena. Jo për të bërë më mirë por të mbajtur francezët si aleatë, ndersa Anglezet dërguan agjentin e tyre më të njohur William Martin Leake.

Në 1805 që të dy këta burra ishin në Butrint. Ndonëse pa dyshim ishin atje për të rregjisturar vlerën strategjike të qytetit, që të dy bënë shënime mbi antikitetin. Këto informacione të detajuara janë botuar më vonë dhe përfshijnë përshkrimet e vendit, traditat dhe zakonet e tij si dhe rrënojat e tij dhe arkeologjine.

Leake në veçanti ishte një antikuar i shkëlqyer edhe pse me sa duket nuk i bënë shumë përshtypje topografia e Butrintit, duke kundërstuar ashpër Virgjilin, që sipas tij ‘ Virgjili kishte një ide të gabuar mbi vendin, kur i jep epitetin fisnik, dhe ngjashmërisë se tij me Trojën” që sipas Lake është shumë më e ngjashme me Monmouth në Angli sesa në Maqedoni.’

1847, Vizatim i muzikantëve Arab
1847, Vizatim i muzikantëve Arab

Turistët e mëdhenj dhe Artistët

Perfundimi i luftërave të Napoleonit, si dhe pushtimit te Korfuzit nga Anglezët, bënë me të lehtë udhëtimin drejt Greqise dhe Shqipërise. Gjatë shekullit të 19-të udhëtarë të shumtë kaluan përgjatë vendit, disa vizituan dhe Butrintin – me famë të madhe ndër antikuarët për lidhjet e tij me Virgjilin.

Një ndër turistët e shumtë ka gdhendur inicialet e tij si dhe datën në një afresk bizantin pranë Portës së Perëndimit të Akropolit, AD 1789 P.A.M..Të tjerë, si Henry Cook dhe kapiteni De La Poer Beresford, erdhën si artistë për të pikturuar dhe dokumentuar këtë vend të famshëm romantik dhe rrënojat e tij piktoreske.

Artisti më i njohur i kësaj periudhe ishte piktori Edward Lear, i cili gjatë qëndrimit të tij në Korfuz në fund të 1850 ka paguar disa vizita në kontinent dhe ka vizatuar dhe pikturuar Butrintit dhe peisazhin e tij. Shumë të tjerë ishin të tërhequr nga ky peizazh. Aristokrati Irlandez Arthur MacMurrough Kavanagh, pavarësisht se i lindur paraplegjik, ishte për gjueti në Ksamil duke e dokumentuar në një nga fotografitë më të hershme të zonës.

Pamje përmes fushës së Vrinës drejt Butrintit nga Edward Lear
Pamje përmes fushës së Vrinës drejt Butrintit nga Edward Lear

Misioni Arkeologjik Italian

Ugolini dhe ekipi i tij ne teatrin e Butrintit
Ugolini dhe ekipi i tij ne teatrin e Butrintit

Butrinti që ne shohim sot në shumë drejtime është dizenjuar nga Luigi Maria Ugolini gjatë gërmimeve të tij midis 1928 dhe 1936.

Në fillim të vitit 1920 Shqipëria ishte një shtet shumë i ri dhe pas Luftës së Parë Botërore përpiqej që të gjente kontatet me Evropën. Një numër i kosiderueshëm konflikesh tokësor lindën me vendet fqinjë që nuk i lejonin zhvillimin vendit dhe pjesë të mëdha territori ishin akoma të panjohura.

Fotografi e hershme me ngjyra e Pagëzimores
Fotografi e hershme me ngjyra e Pagëzimores

Në këto rrethana, qeveria italiane dërgoi një mision arkeologjik i kryesuar nga i riu Luigi Maria Ugolini të studjonte vendin dhe të gërmonte në Finiq dhe më vonë në Butrint. Ugolini ishte një arkeolog i aftë dhe energjik. Ugolini ishte gjithashtu një romantik që i përkiste një brezi të mesluftës dhe përpiqej që të justifikonte revolucionin fashist italian. Që nga ky moment, origjina mitologjike e Butrintit që për kohë të gjatë kishte qenë pjesë përbërëse per tërheqjen e artistëve dhe turistëve të mëdhenj, tashmë ështe në shërbim të gërmimeve arkeologjike.

Istituti Shqipëtar i Arkeologjisë

Pamje nga Çuka e Aitoit drejt Butrintit
Pamje nga Çuka e Aitoit drejt Butrintit

Pas Luftës së Dytë Botërore qeveria e re komuniste e Shqipërisë rindërtoi strukturat shoqërore dhe kulturore të vendit, dhe në1948 u krijua një Qendër për Arkeologjinë brenda ndërtesës të sapo krijuar të Akademisë së Shkencave në Tiranë. Kjo çoi në trajnimin e një brezi të tërë arkeologësh të rinj, si dhe planifikimin e historisë arkeologjike të vendit. Enver Hoxha, kreu i regjimit, ishte i prirur për të shfrytëzuar identitetin kulturor në politikat nacionaliste të qeverisë, dhe Butrinti prezantohej si lidhje midis historisë së shqiptarëve dhe parahistorisë së ilirëve.

Në 1990, me fillimin e lëvizjes demokratike në Shqipëri, Instituti i Arkeologjisë ishte formuar dhe filloi menjëherë një sërë projektesh bashkëpunimi në Butrint me organizatat e huaja. I pari i tyre ishte me Katerina Hadzis e Universitetit Teknik të Athinës në akropoli,ku sëbashku me Neritan Cekën, ajo zbuloi origjinën e qytetit. Në 1994 një projekt bashkëpunues ishte projektuar me Fondacionin Butrinti.

Parku Kombëtar i Butrintit

Butrint
Butrint

Siti Arkeologjik i Butrintit ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Rëndësia e Butrintit në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë ishte së pari mirature në vitin 1948 kur u bë një ‘sit me rëndësi historike.’

Në vitin 1992 Butrinti ishte përcaktuar si një Sit i Trashëgimisë Botërore – një pozitë që identifikon sitet kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme universale.

Parku Kombëtar është themeluar në vitin 2000 duke i ofruar Butrintit një mbrojtje të plotë brenda ligjeve shqiptare. Kufiri origjinal i parkut nga 26 km katrore në 2005 u zgjerua në 86 km katrore.

Parku Kombëtar i Butrintit është hapur gjatë gjithë vitit nga ora 8 e mengjesit deri në mbrëmje. Muzeu është i hapur nga ora 8 deri në 16. Ju duhen rreth tre orë për të vizituar Parkun.

Tarifat e hyrjes

700 Lekë për të huajti
500 lekë për të huajt në grupe prej më shumë se dhjetë
200 Lekë për Shqiptarët
Ju lutemi te siguroheni që të merrni një biletë dhe ta mbani me vete gjatë gjithë kohëzgjatjes së vizitës tuaj.
Manualet udhëzues në gjuhën angleze dhe shqipe janë në shitje në zyrën e biletave të Parkut. Këto përfshijnë udhëzues për monumentet e Butrintit dhe shtigjeve të mjedisit përreth Butrintit, si dhe udhëzues për sitet arkeologjike të afërt dhe për eskursionistët në Shqipërinë jugore.

Lejohet që të bëhen fotografi, ndonëse brenda në muze është i ndaluar rreptësisht përdorimi i flash.

Udhëtime me varka bëhen rregullisht në Diapor përmes liqenit të Butrintit dhe kalasë së Ali Pashës në deltën e kanalit të Vivarit.