Categories
Kuriozitete

Rekordi i rrallë në shifra/ Sa persona humbën jetën nga udhëtimi me avion në 2017?

Të udhëtosh me avion është gjithnjë e më e sigurtë. Viti që sapo lamë pas është viti i një rekordi të rallë: Asnjë i vdekur nga aksidentet ajrore për pasagjerat që kanë udhëtuar me linjat e rregullta të transportit ajror. Sipas nje raporti të lexuar nga Lapsi.al nga ’Aviation Safety Netëork (ASN), një organizëm i specializuar në aksidentet e avionëve, 2017 do të mbahet mend si viti i sigurisë maksimale, ku megjithë numrin e tejshtuar të pasagjerëve, është ulur ndjeshëm numri i viktimave. Që nga viti 1970 numri i udhëtarëve të ajrit është demokratizuar ndjeshëm duke kaluar nga 300 milion në 3 miliardë udhëtarë në vit.
Me gjithë frikërat dhe ankthin që vazhdon të ngjallë transporti ajror, gjë që i atrubuohet pamjeve televizive të katastrofave të mëdha, udhëtimi me avion mbetet më i sigurti. Gjatë vitit 2017 kanë vdekur gjithsej 44 vetë, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë pasagjer i një linje të regullt ajrore. Ata kanë mbetur të vdekur nga përdorimi i çarterave apo avionëve privatë. Ky është një kapërcim i madh në krahasim me vitin 2016 kur në gjithë botën humbën jetën 303 persona në 16 katastrofa të ndryshme ajrore.
Numri i vdekjeve me avion është shumë më i papërfillshëm se ai me makinë. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, në rrugët automobilistike vdesin 1,24 milionë vetë çdo vit. Pas atij me avion udhëtimi më i sigurtë renditet ai me tren ndërsa më i rrezikshmi ai me motor.
Aksidentet ajorore kane ardhur duke u reduktuar gjithnjë e më shumë pot ë mendosh se në vitin 1970 numri i atyre që humbën jetën nga udhëtimet në ajër ishte 2250 persona.

Categories
Të ndryshme

Komplote të fuqive “të vogla”: Zbulimi i bombarduesve bërthamorë sovjetikë në Arktik

Në vitet ‘50, Bashkimi Sovjetik shkoi në rajonin e Arktikut, me pretendimin për të ndërtuar disa stacione kërkimore për qëllime shkencore, por në fakt ato u përdorën për shërbimet inteligjente dhe avantazh strategjik. Për Kanadamë, ekzistonte kërcënimi që edhe SHBA-ja do të shkonte në Arktik për arsye ushtarake, duke vënë kësisoj në pikëpyetje sovranitetin e Kanadasë mbi shelfin e akullt.

Forca Ajrore Mbretërore Kanadeze (RCAF) e kishte hedhur në hartë Polin e Veriut së paku që në vitet ‘30, por fluturimet “që mbikëqyrnin atë zonë” u rritën në mënyrë dramatike pas vitit 1945. Stacionet e motit dhe ato të zbulimit kanadez, ishin vendosur edhe në veriun e largët, për të mbikëqyrur inkursionet ruse e për të shmangur depërtimin e amerikanëve.

Ndërmjet viteve 1953-1962, kjo u bë veçanërisht e rëndësishme, pasi Bashkimi Sovjetik kreu mbi 50 teste atmosferike në Arktik, me pasojat që shpesh preknin edhe territorin kanadez. Zbulimi amerikan u bë gjithnjë e më shumë i ndërvarur nga informatat e RCAF-it, që u jepte informacione për analizat.

Një nga fluturimet më dramatike me qëllim rikonjicioni mbi akull, ndodhi në maj të vitit 1958, kur një avion Lancaster i RCAF-it fluturoi mbi një stacion sovjetik mbi akull të quajtur “North Pole 6”, dhe zbuloi një avion bombardues bërthamor “Tupolev Tu-16” të ulur mbi një pistë akulli.

Ky ishte një zbulim i jashtëzakonshëm, sepse asnjë vend perëndimor nuk kishte parë ndonjëherë apo fotografuar ndonjë nga këta lloj bombarduesish. Të dhënat nga Lancaster i mundësuan analistëve perëndimorë, të bëjnë përllogarritjet e sakta mbi aftësitë e bombarduesve sovjetike.

U zbulua ndërkaq se Bashkimi Sovjetik ishte duke menduar të përdorte stacionet e tij në Artik, për t’i mundësuar avionëve të furnizoheshin në karburant dhe më pas të arrinin me sukses objektivat e përcaktuara në Amerikën e Veriut, në rastin e një lufte bërthamore./Bota.al

Categories
Personazhe

Nicole Malachowski, pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë

Nicole Malachowski (The USA Air Force) është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila 17 vjet më parë, pikërisht më 24 mars gjunjëzoi Serbinë në fushatën e bombardimeve ajrore në mbrojtje të civilëve në Kosovë.

Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve dhe është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachoëski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat. Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”. Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajrore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”. Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachoëski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”. Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

This slideshow requires JavaScript.