Categories
Frutat & Perimet

Lexoni këtë dhe ju kurrë më nuk do e hidhni lëkurën e bananes

Përfitimet e bananeve janë të njohura, por vetitë e fuqishme të lëvozhgave të tyre jo edhe aq.Ne të gjithë e hedhim atë pjesë pas ngrënies së bananes, por njerëzit në disa vende, si India përdorin përfitimet ushqyese të lëvores.

Ja si duhet përdorur lëvorja e bananes:

Për zbardhjen e dhëmbëve

Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të një lëvore bananeje çdo ditë për dy javë.

Largoni lythat në lëkurë

Nëse keni lytha në lëkurë, ky problem mund të zgjidhet me lëvozhgë banane. Vendi një copë lëvore banane në lëkurën tuaj dhe rregullojeni atë me një fashë.

Për akne dhe rrudha

Banana është e shkëlqyer për kujdesin total të lëkurës. Arsyeja për këtë janë vetitë anti-oksidante. Bananet hidratojnë dhe ushqejnë lëkurën. Fërkojeni lëvoren e bananes në lëkurë, veçanërisht në zonat e acaruara. Lëjeni 30 minuta.

Zbutja e simptomave të psoriazës

Për fat të keq, kjo sëmundje e lëkurës nuk mund të shërohet plotësisht me lëvore banane, por mund të zbutë simptomat e gjendjes shëndetësore.

Lëvorja e bananes si analgjetik

Fërkojini pikat burimore që sjellin dhimbje në trupin tuaj me një lëvore banane.

Categories
Këshilla Shëndet

Ushqimet të cilat nuk duhet t’i përzieni me ilaçet

Ekspertët theksojnë që ka ushqime qe mund të ndikojnë negativisht në efektin dhe absorbimin e ilaçeve. Përveçsë mund të reduktojnë efikasitetin e ilaçeve, mund të shkaktojnë edhe efekte të anësore. Nëse merrni disa ilaçe, gjithmonë këshillohuni me mjekun për llojin e ushqimit që mund t’i konsumoni.

ilace dhe ushqime

Nëse keni ndonjë dyshim për efikasitetin e ilaçit, përzierjen e ilaçeve me ushqime të caktuara ose ndiheni keq pavarësisht marrjes së ilaçit, kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit, transmeton Koha.net. Ilaçet pini me sasi të mëdha të ujit për të përshpejtuar tretjen dhe absorbimin, por edhe për të reduktuar rrezikun nga krijimi i dhimbjeve në stomak.

Bananja
Ky burim i shkëlqyeshëm i kaliumit mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit, sulmi në zëmër dhe sëmundjet e zemrës. Përmban triptofan, i cili ndihmon tek prodhimi i serotoninës dhe ka efekt qetësues në tru. Banania ndihmon shndërrimin e karbohidrateve në glukozë dhe me këtë ruan nivelin e duhur të sheqerit në gjak. Banania mund të krijojë probleme nëse merrni inhibitorët ACE. Këto ilaçe ulin nivelin e tensionit të gjakut, ndërsa rrisnin nivelin e kaliumit në trup. Personat që marrin inhibitorët ACE dhe hanë banane rrisin rrezikun nga krijimi i rrahjeve të zemrës potencialisht të rrezikshme. Bananet po ashtu përmbajnë tiraminën, aminoacidin i cili gjendet në verën e kuqe, sojë dhe disa djathëra. Tiramina mund të ndikojë negativisht në efektin e antidepresivëve.

Lëngu i thanës
Është ilaç natyral për infeksionet e traktit urinar. Lëngu i thanës është i pasur me vitaminat C, K dhe E, si edhe me përqindje të ulët të natriumit dhe yndyrave. Lëngu i thanës ka veprim anti-inflamator, anti-mikrobial dhe diuretik. Megjithatë, thanat përmbajnë materie që mund të forcojnë veprimin e statineve, çka mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nëse pini ilaçet në bazë të statineve, gjithsesi këshillohuni me mjekun për mënyrën e përdorimit. Statinet shërbejnë për uljen e yndyrave, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa forcimi i veprimit të tyre mund të jetë i rrezikshëm.

Spinaqi
Edhe pse është një nga ushqimet më të shëndetshme, spinaqi mund të reduktojë efikasitetin e ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut. Përmban shumë materie ushqyese, duke përfshirë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A, vitaminës C, acidit folik, magnezit dhe hekurit, transmeton Koha.net. Ekspertët paralajmërojnë që të gjitha ushqimet që janë të pasura me vitaminën K mund të jenë potencialisht të rrezikshme për personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë tërësisht nga spinaqi. Hani gjysmën filxhani spinaq 2 deri 3 herë në javë, por mos e teproni.

Ushqimet e pasura me fibra
Ushqimet si drithërat e papërpunuara, perimet ose pemët janë baza e ushqimit të shëndetshëm. Fibrat luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjeve të zemrës ose diabeti. Mund të lirojnë nga kapsllëku dhe ta ruajnë peshën e shëndetshëm trupore. Megjithatë, fibrat mund të reduktojnë efektin e disa antibiotikëve sepse mund të ngadalësojnë absorbimin e ilaçeve.

Categories
Kuzhina

Banane e karamelizuar

Banane e karamelizuar

Banania e karamelizuar ose “flambé” është jo vetëm një recetë e veçantë dhe pak me natyrë ekzotike, por në të njejtën kohë e thjeshtë dhe e shpejtë për tu realizuar. Për veçantitë që ka, kjo recetë është e përshtatshme për raste të veçanta si për shembull darka të rëndësishme.

Përbërësit:

  • 4 banane
  • 40 gr gjalp
  • 120 gr sheqer
  • ½ gotë lëng portokalli
  • 1 gotë e vogël rum/konjak

Përgatitja:

  1. Shtrydhim 1 potokall për të plotësuar masën e kërkuar me lëngun e tij dhe më pas qërojmë bananet.
  2. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë sheqerin dhe kur ai të fillojë të karramelizohet dhe të marrë ngjyrën karakteristike të karramelit, i shtojmë përbërjes edhe lëngun e portokallit.
  3. Përzieni mirë të gjithë përbërjen dhe shtoni bananet pa i copëtuar, duke i lënë të ziejn për 5 min dhe duke i kthyer nga ana tjetër në mënyrë delicate, për t’i dhënë shijen e karramelizuar nga të gjitha anët.
  4. Pas kësaj hedhim në tigan gotën e rumit ose konjakut dhe e anojmë tiganin sa më pranë zjarrit në mënyrë që alkoli të marrë flakë ( bëjmë kujdes që mos të digjemi gjatë këtij procesi).
  5. Së fundi e lëmë flakën që të shuhet dhe i servirim bananet ndërkohë që janë ende të nxehta.

Nga Romina Ziu

Categories
Shëndet

Dobitë e bananes, parandalon goditjet cerebrale

bananeNë një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit. Banania duke qenë e pasur me kalium, ndihmon të ulet niveli i presionit të gjakut.

Goditjet cerebrale janë tashmë sëmundjet numër një në botë që po marrin shumë jetë njerëzish, dhe kjo për shkaqe të ndryshme. Për këtë arsye studime të ndryshme janë fokusuar në gjetjen e atyre elementëve që bëjnë parandalimin e goditjeve, duke shmangur kështu një mënyrë sjellje që mund të rezultojë fatale.

Në studimet e mëparshme, shkencëtarët kanë bërë thirrje që të shmanget sa më shumë përdorimi i kripës tek ushqimet për të parandaluar riskun.

Ndërsa në një studim i fundit, konsumimi i sa më shumë bananeve, mund të parandalojë mijëra vdekje nga këto lloj goditje, thonë hulumtuesit.

Banania e pasur me kalium ndihmon të ulet niveli i tensionit të gjakut

Kështu thuhet se njerëzit me një konsum të lartë të kaliumit kishin 24 për qind më pak rrezik nga goditjet cerebrale.

Dhe bananet janë një nga ushqimet më të zakonshme të pasura në kalium. Dobitë e bananes janë se vetëm një e tillë, zakonisht përmban rreth 420mg kalium, duke marë parasysh se në lejimin e përditshëm të të rriturve kjo masë është 3500mg.

Ndërkohë, këshillohet që njerëzit e moshuar nuk duhet të marrin shtesa të larta të kaliumit nëse nuk janë këshilluar me një mjek më parë.