Categories
Familja Këshilla

Ja sa herë në javë është e këshillueshme t’i lani bebet tuaja

Por a është e rekomandueshme një gjë e tillë? Çfarë thonë ekspertët për larjen e bebeve?

Një studim ka vërtetuar se në fakt fëmijët nuk duhet të lahen ditë për ditë dhe kjo për shkak se larja mund të dëmtojë lëkurën e tyre si dhe të jetë shkaktare për shfaqjen e alergjive.

Sipas tyre gjatë fëmijërisë mikrobet që fëmijët marrin nga ambienti që i rrethon e bëjnë më të fortë sistemin e tyre imunitar. Ata shtojën se nëse e lani shpesh fëmijën tuaj ai do bëhet më i ekspozuar ndaj alergjive, si dhe uji i tepërt shkakton tharje te lëkurës që çon deri në shfaqjen e dermatitit atopic. E gjithë kjo shkaktohet nga dëmtimi i shtresës së jashtme të lëkurës që ka për funksion të mbrojë organizmin tonë nga futja e dellit ose të ftohtit.

Ekspertët tregojnë se është mirë që fëmijën ta lani çdo 3 ditë pra pothuajse 2 herë në javë në mënyrë të tillë shmanget përdorimi i tepërt i sapunit ose shampos të cila dëmtojnë lëkurën. Por përjashtim nga kjo bëjnë këmbët, duart dhe zona e bebelinës që rekomandohen të pastrohen tre herë në ditë ndërsa në verë aq herë sa të jetë e nevojshme./Bota.al

Categories
Familja Kuriozitete

Pse qeshin bebat?

baby-laughing

Të gjithë i shohim bebat që qeshin e gëzojnë shumë. Teksa i shohim bëjmë pyetjen se përse ata qeshin?

Nga revista shkencore “Plos One” një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë dyshimin më të madh të prindërve.

Kur bebat qeshin e bëjnë atë me një qëllim dhe qëllimi është të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur mimika dhe veprime të lezetshme.

Studiuesit e Universitetit të San Diego-s, SHBA, programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët dhe u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh.

Nga regjistrimi u vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin duke qeshur sa më pak vetë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

Categories
Argëtim

Keni parë ndonjëherë bebe rrepistë?!

Video nga më argëtueset dhe të klikuara në youtube.

Categories
Familja

Lindje natyrale apo cezariane?

Çdo ditë e më shumë shtatëzënat lindin me prerje cezariane që ti shmangin dhembjet. Megjithëse, mjekët rekomandojnë që më së miri është të bëhet lindja natyrale, nëse kjo është e mundur.

Në 15 vitet e fundit shumë e më shumë shtatëzena vendosin për lindje me prerje cezariane vetëm që ti shmangen dhembjeve dhe lodhjes që ndjekin lindjet natyrale. Shumica e tyre i frikësohen komplikimeve siç ështe plasja e ujërave, ngatëresat e foshnjes me kordonin, dhembjet shumë orëshe, përderisa të tjerat besojnë që lindja me operim është më pak traumatike për foshnjen.

Më mirë natyrale

Megjithatë, para se gjithash, gjinekologët pajtohen që gratë më së miri është që të lindin në mënyrë vaginale se sa me “prerje cezariane sipas porosisë”. Ata theksojnë që intervenimin kirurgjik duhet shmangur, vetëm nëse egzistojnë arsye të forta mjekësore siç është shtatëzania me binjakë, dallimi në mes të madhësisë së foshnjes dhe qafës së mitrës edhe në rastet kur foshnja duhet të dalë me bythë në vend se me kokë.

Komplikimet janë të shpeshta

Akusheri do të vendos për prerjen cezariane kur të kuptojë nëse ritmi i zemrës nuk është i drejtë, mungesën e oksigjenit tek foshnja… Në indikacione bën pjesë edhe frika patologjike nga dhembja, sepse shtatëzëna nuk ndjek udhëzimet, rrënon procesin natyral të lindjes, gjë që mund të përfundojë keq. Dhembjet intensive pas prerjes cezariane zgjasin dy-tre ditë, si edhe marramendja nga anestezioni. Nëna e re duhet të jetë nën mbikqyrjen e mjekut dhe ti kontrollohet shtypja gjakut dhe pulsi zemrës. Foshnjen zakonisht e bien tek nëna mbas 25 orëve.

Në spital qëndrohet për 5 ditë më së paku pas prerjes cezariane, ndërsa penjtë hiqen mbas 10 ditësh që nga operimi. Në komplikimet më të shpeshta bëjnë pjesë gjakderdhja, temperatura e lartë, infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar, problemet me frymëmarje dhe mos funksionimi si duhet i zorrëve.

Përvoja të ndryshme

Pas operimit me prerje cezariane shumë gra, njëkohësisht ndihen të lumtura që janë bërë nëna, zhgënjehen që nuk kanë marrë pjesë në lindje të fëmiut dhe acarohen nga dhembjet veçanërisht shumë të mëdha. Disa janë të lumtura që më në fund përfundoi, ndërsa të tjerat të hutuara sepse nuk ndjejnë afërsi me foshnjen. Nëse jeni në dilemë, flisni me mjekun tuaj dhe i tregoni për dilemat dhe frikën tuaj.

Mos harroni faktin që nuk egzistojnë dy lindje të njejta, madje edhe gratë që kanë lindur në mënyrë natyrale dhe me prerje cezariane kanë mendime të ndryshme në lidhje me atë se cila përvoje i është dukur më e lehtë. Disa do të provonin prap me prerje ndërsa të tjerat asesi nuk do ta riprovonin dhembjen nga prerja cezariane e cila mund të zgjat madje edhe me javë të tëra.

Arsyet kundër lindjes me operim

− Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane

− Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë

− Rreziku i madh nga krijimi i trombozës

− Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit

− Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen

− Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale

− Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës