Categories
Bimët për Shëndetin

Trumza mjekon aknet

Rezultatet e testimit kanë treguar që tinktura bimore, e fituar nga trumza, vret bakteret vetëm pas pesë minuta veprimi.

Shkencëtarët kanë vërtetuar që trumza (thymus vulgaris), të cilën, zakonisht e gjejmë në specialitetet mesdhetare, mund t’u ndihmojë njerëzve që kanë probleme me akne. Ilaçi shërues, në veçanti, u bën mirë individëve, tek të cilët, për shkak të ndjeshmërisë së lëkurës, shfaqet reaksioni irritues në kremrat antibakteriale.

Për të vërtetuar nëse ilaçi shërues, në të vërtetë, mund të ndihmojë aknet, shkencëtarët kanë testuar efektin e ekstraktit të tij alkoolik në p. Aknes – bakterin i cili shkakton aknet, respektivisht nxit infeksionet e poreve të lëkurës.

Categories
Bimët për Shëndetin

Gjembgomari : Bima misterioze plot vlera mjekësore

Gjembgomari është një bimë që lulëzon dhe që i përket familjes botanike të luledeles dhe mban emrin botanik Silybum Marianum.

Kjo bimë nxjerr një lëng të ngjashëm me qumështin, i cila i jep asaj të gjithë ushqyesit e shëndetshëm që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Gjembgomari gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve të huaja.

Ekstrakti i gjembgomarit, që përgatitet nga farat e bimës ndihmon me proçesin e detoksifikimit dhe shërben si tonik për mëlçinë duke riparuar dëmet e saj.

Gjembgomari është përdorur gjithashtu për të trajtuar cirrozën hepatike, mëlçinë e dhjamosur, helmimet e mëlçisë dhe hepatitin viral.

Gjithashtu gjembgomari është efektiv në shmangien e efekteve anësore të ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përbërësi kryesor antioksidant i ekstraktit të bimës njihet si silimarin dhe parandalon rritjen e qelizave të dëmshme në prostatë, gji dhe qafë.

Qumështi i gjembgomarit përmban acid linoleik që mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai mban nën kontroll nivelin e kolesterolit dhe sheqernave në gjak tek pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Ekstrakti nga gjethet, kokrrat dhe farat e bimës që përmbajnë silimarinë mund të bëhet çaj, kapsula ose tretësirë. Duke qenë se substanca e silimarinës nuk tretet dot në ujë, përfitimet e qumështit të gjembgomarit janë të kufizuara.

Për shembull, vlerat e çajit të qumështit të gjembgomarit rriten nëse e merrni atë në formë koncentrati.

Qumështi i gjembgomarit shërben për të detoksifikuar organizmin nga kimikate sintetike, metalet dhe alkoli. Në vitin 1986, qumështi i gjembgomarit u çertifikua zyrtarisht për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Produktet bimore të përftuara nga bima e mësipërme gjenden në farmacitë e zakonshme, farmacitë bimore dhe pikat e bimëve mjekësore.

Nga gjembgomari i thatë përftohet një çaj ku nevojitet një grusht bimësh për filxhan për t’u pirë dy herë në ditë nën konsultimin e mjekut.

Riparon qelizat dhe inkurajon rritjen e tyre

Përbërësi aktiv tek qumështi i gjembgomarit, që është përgjegjës për mbrojtjen e mëlçisë është silimarina. Ajo ndihmon në riparimin e qelizave të mëlçisë të dëmtuara nga alkoli dhe substanca të tjera toksike, duke stimuluar sintezën e proteinave.

Duke ndryshuar shtresën e jashtme të qelizave të mëlçisë, silimarina parandalon hyrjen toksinave brenda tyre. Për më tepër, silimarina inkurajon rritjen e qelizave të mëlçisë, ul inflamacionin dhe mbron qelizat nga radikalet e lira.
Sëmundjet e mëlçisë të shkaktuara nga alkoli

Pesë nga shtatë studime mbi vlerat e qumështit të gjembgomarit kundër sëmundjeve të mëlçisë shkaktuar nga alkoli, zbuluan se kjo bimë përmirësonte ndjeshëm funksionet e mëlçisë.

Ndërkohë tek pacientët që ishin në një fazë më të avancuar të sëmundjes -ku dëmet e mëlçisë janë të pariparueshme dhe praktikisht organit i ka ardhur fundi- qumështi i gjëmbgomarit nuk kishte asnjë efekt.
Kolesteroli i lartë

Një studim i bazuar tek kafshët zbuloi që silimarina kishte të njëjtin efikasitet si një barnë e specifikuar për uljen e kolesterolit e quajtur probukol, por me një vlerë të shtuar për rritjen e kolesterolit të mirë. Megjithatë studime të mëtejshme janë të nevojshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar./AgroWeb.org

Categories
Shëndet

6 bimë, 6 mrekulli për shëndetin

Ngadalësimi i trupit dhe metabolizmit tonë bashkë me fillimin e muajve të verës i hapin rrugë problemeve të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të kërkojnë një trajtim të specializuar. Ndryshimi i stinëve ndikon direkt në trupin e njeriut.

Ne duhet të përshpejtojmë hedhjen jashtë të ujit nga trupi dhe të përdorim këto 7 bimë të ndryshme për të lehtësuar masën e këtij ndikimi. Bimë si rozmarina, gjethet e gëmushës, bishtat e qershive, gjethet e hithrës, çaji jeshil, dhe trumëza (zhumbrica) krijojnë një lloj detoksi në trup me ndihmën e veçorive antioksiduese që përmbajnë.

Ja disa nga qëllimet e përdorimit të 6 bimëve të ndryshme

Në studimet e realizuara gjethet e rozmarinës shtypin enzimën pankreatike lipaz dhe pakësojnë përthithjen e yndyrës nga zorrët , në këtë mënyrë parandalohet shëndoshja dhe shtimi i yndyrave në mëlçi. Krahas kësaj duke shtuar prodhimin e fshikëzës së tëmthit lehtëson tretjen e ushqimeve dhe veçanërisht të atyre me yndyrë. Nga ana tjetër ndihmon në heqjen e edemës me ndihmën e veçorisë së pastrimit të urinës që përmban.

  1. Gjethet e gëmushës ndihmojnë në lehtësimin e tretjes së ushqimit.
  2. Bishti i qershisë me ndihmën e përmbajtjes së lartë të potasiumit parandalon prishjen e ekuilibrit të vendosur mes urinës dhe potasiumit.
  3. Gjethet e hithrës ndihmojnë në pastrimin e rrugëve urinare dhe heqjen e edemës.
  4. Çaji jeshil heq lodhjen fizike dhe të jep energji për shkak të lëndës kafeinë që përmban. Llojet e kafeinës ndihmojnë në heqjen e edemës nga trupi dhe në pastrimin e urinës.
  5. Çaji jeshil dhe njihet për veçoritë djegëse të yndyrës dhe glikogjenolitike.
  6. Ndërsa vaji i trumzës njihet për shtimin e ndikimit të fshikëzës së tëmthit dhe për këtë arsye lehtëson tretjen.
Categories
Shëndet

Rozmarina ngroh enët e gjakut, si ta përdorni në kohën e ftohtë

Gjatë temperaturave të ulëta nën minus, njerëzit që kanë qarkullim të dobët periferik ankohen në dhimbje në gishtat e ngrirë të duarve dhe këmbëve, por edhe në veshë dhe hundë të ftohtë. Enët e vogla të gjakut ngushtohen shumë në motin e ftohtë, prandaj gishtat në duar dhe këmbë bëhen të ftohtë dhe dhembin, por dhe ndryshojnë ngjyrën. Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, fillimisht, kërkojeni ilaçin në shtëpi.

Nga lashtësia dihet që rozmarina është shumë më shumë se vetëm një mëlmesë dhe dekorim i mirë në shtëpi. Në mjekësinë popullore rozmarina njihet edhe si bimë shumë shëruese, për shkak të përbërësve si vaji eterik, rrëshira dhe tanina.

Rozmarina ndikon mirë në nerva dhe nxit qarkullimin, për shkak të përbërësve të saj aromatikë, kamforit. Vajin e kësaj bime përdoreni edhe për masazh të duarve dhe këmbëve të ftohura për t’i nxehur. Femrave shtatzëna u lejohet të pinë një filxhan çaj në ditë, ndërsa rozmarina nuk rekomandohet për ata që janë të sëmurë nga epilepsia ose tensioni i lartë i gjakut.

Këtë bimë shëruese mund ta rrisni në saksi, në tarracë apo në dritaren e kuzhinës, por meqenëse pëlqen ngrohtësinë, gjatë dimrit, gjithsesi, futeni në shtëpi.

Për çaj përdoret gjethi i rozmarinës, i cili është përbërësi kryesor edhe i shumë preparateve në industrinë kozmetike dhe veçanërisht atyre që parandalojnë rënien e flokëve. Ekspertët theksojnë edhe që kjo bimë është aleate e fortë e qelizave të lëkurës në luftën kundër plakjes.

Lexoni gjithashtu sipas nje studimi: rozmarina rrit kujtesën afatgjatë dhe aritmetikën mendore.