Categories
Lifestyle

10 këshilla për të mbajtur një fytyrë të pastër

Qe te kujdesen për fytyrën femrat duhet te ndjekin disa këshilla qe japin specialistet. Nuk mjafton vetëm larja dhe pastrimi ne fund të ditës. Qe te shihni rezultate duhet ta filloni qe nga mëngjesi, duke mos e lare fytyrën me ujë dhe sapun, por me produkte si qumështi larës, i cili e ndihmon lëkurën pa qenë nevoja te irritohet apo te thahet.

Pas aplikimit te qumështit është mirë që shpëlarja te behet me ujë të freskët, i cili tonifikon indet. Në fund është mirë të aplikoni kremin hidratues.

1. Kremin e fytyrës vendoseni te paktën 15 minuta pas larjes, sepse shtresa e kremit ne fytyre te lagur e prish termorregullimin natyral.

2. Kur Beni piling ne fytyre, asnjëherë mos e kapni lëkuren rreth syve. Ne ate zone lëkura është me e holle dhe pilingu ndikon ne hollimin e mëtejshëm.

3. Ajri i thate ose temperatura e ulet nuk ndikojnë mire ne lëkurën tuaj. Duhet te përdorni serume, qe depërtojnë ne shtresat me te thella. Ne këtë mënyrë, fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.

4. Ne mëngjes, kurdo qe te zgjoheni, mbusheni qafen dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskoje lëkuren.

5. Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, edhe për këtë ka një zgjidhje. Vendosni dy luge te vogla te metalit dhe lërini pese minuta. Pas disa sekondave do te dukeni te freskët

6. Maskat me efikase për kujdesin e fytyrës janë ato me baze mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i përzieni dy përbërje me sasi te njëjta ose t’i përdorni veç e veç. Mbani parasysh qe secilën prej tyre ta aplikoni ne fytyrën e pastruar paraprakisht, dhe mos t’i mbani me shume se 15 minuta. Do te ndjeni nje ndryshim te menjehershem.

7. Femrave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës. Pese minuta ne dite, me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Kjo do te përmirësoje qarkullimin dhe do te jete parandalim i shkelqyeshem ne krijimin e rrudhave.

8. Beni kujdes ne përzgjedhjen e produkteve te kozmetikes. Zgjidhni ato qe permbajne vitamine E. Vitamina E është antioksidues i forte, qe i përshtatet çdo tipi te lekures dhe eshte e shkëlqyeshme ne luften kunder plakjes.

9. Heqja e qimeve te vetullave me piskatore shkakton pickim te dhimbshem. Per nje dhimbje me te vogel, veproni ne kete menyre: Lyejeni vendin qe duhet ta trajtoni me krem, lereni te veproje pak, pastaj fshijeni tepricën qe te mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dyte eshte aplikimi i akullit. Pas këtij procesi jeni te gatshme për heqjen me pak te dhimbshme te vetullave.

10. Te gjitha maskat e fytyres veprojne me intensivisht nese para vendosjes se tyre beni trajtim me avull. Nese keni fytyre te bute dhe te ndjeshme, mjafton te vini disa kompresa te nxehta.

Categories
Lifestyle

Maska për fytyrën të bëra vetë

Të kesh një lëkurë të hidratuar, të butë dhe me shkëlqim nuk është e thënë të shpenzosh shuma marramendëse.

Janë produkte të  cilat gjithkush nga ne i ka në shtëpi dhe që mund të përdoren shumë lehtësisht, pa kosto të madhe dhe me sigurinë që i ke bërë vetë.

Ja dhjetë maska për fytyrën të cilat ushqejnë lëkurën, heqin pikat e zeza dhe aknet:

Limoni– Pastron poret, dhe lufton pikat e zeza dhe aknet. Hidratues.

Argjili– Eleminon papastërtitë dhe dhuron shkëlqim. Pastrues

Karboni– E forcon por dhe i jep butësi lëkurës duke e pastruar. Eksfoliues.

Çokollata– Përmban antioksidant dhe lufton radikalet e lira. Hidratues.

Mjalti– Ushqen lëkurën në thellësi dhe lufton tharjen e saj.

Portokalli– Rregullon prodhimin e kolagjenit dhe elasticitetin. Antirudhë.

Avokado– Ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin. Antistres

Kivi– I jep vitamina organizmit dhe hidraton në thellësi. Ristruktures.

Kripa– Heq papastërtitë dhe oksigjenon lëkurën. Pastrues.

Kajsia– E pasur me vitamina i jep lëkurës shkëlqim. Zbutës.

Categories
Lifestyle Shëndet

Tualet dhe palestër? Ja dëmi që i shkaktoni lëkurës

Nëse do të na duhej të bënim një listë të produkteve apo shërbimeve që kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së njeriut, e sigurt që palestra do të ishte një prej tyre.

Kjo kulturë e re sportive jo vetëm që është mjeti ideal për të djegur kaloritë dhe rrëzuar kilogramët, por edhe për t’u çtensionuar dhe nxjerrë gjithë energjitë negtaive. Këto vitet e fundit palestra, për ndoshta jo më besnikët, është shndërruar dhe në një vend për të bërë sa më shumë selfie.

Dhe sigurisht për të dalë sa më mirë në foto, përveç filtrave të celularit ekziston grimi ose make up-i. Tashmë nuk është çudi që në palestër të shihni femra të trukuara aq sa do të pyesnit veten si ia bëjnë vallë me kremin pudër që kullon sikur një mini-ujëvarë apo me penelin që shkrihet ngadalë duke formuar një re të zezë tymi në fytyrë. Por sa e shëndetshme është kjo gjë? Aspak e shëndetshme, përkundrazi për shumë ekspertë përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do t’i shpërbëjnë ato.

Kur bën ushtrime në palestër rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut, si rrjedhojë zgjerohen poret e lëkurës dhe i gjithë truku që keni vendosur depërton brenda tyre. Por ky nuk i është vetmi dëm, gjatë palestrës trupi nxjerr toksinat jashtë përmes djersës, por përdorimi i make up-it e pengon këtë proces kaq të rëndësishëm. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.

Categories
Lifestyle

Tendencat e flokëve për 2014

Ndiqni fotot me modelet përkatëse, zgjedhur si më trendit për këtë vit:

Categories
Lifestyle

Si zhduket zbokthi në flokë?

Dëshironi flokë pa zbokth, me shkëlqim dhe të padëmtuar? Atëherë provojeni këtë maskë, të bërë vetë në shtëpi, me përbërës lehtësisht të gjetshëm.

Përbërësit:
1-2 filxhana kos
1/2-1 filxhan vaj ulliri

Kjo maskë ju jep shkëlqim dhe butësi flokëve tuaj, njëkohësisht është shumë efektive për zhdukjen e zbokthit. Bëjeni dy herë në javë, mbajeni 30 min, më pas lajini flokët tuaj. Shikoni efektet.