Categories
Shëndet

Ujë i ngrohtë me limon, ja pse duhet ta pini në mëngjes

Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nene, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi të madh apo te vogël ose edhe mësues, ajo çka bën së pari ne mëngjes ka rëndësi të madhe. Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bëni rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë. Ajuverda fton te gjithë qe ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vije trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vetëvlerësimin dhe vetëdisiplinën.

Mendja mund t’ju thotë se duhet te kontrollosh e-mailin, te besh një shëtitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohe të kultivosh ritualet e tua te mëngjesit. Por, nëse mund te gjesh kohe për vetëm një ritual qe do te përmirësoj shëndetin, atëherë le te jete ky…

Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshte saqë dobitë janë shumë të mëdha për t’i injoruar

Ujë i ngrohtë me limon, dobitë shëndetësore

1. Forcon imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitamine C dhe potas. Te gjithë e dimë se Vitamina C është shume e mire për te luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon ne kontrollimin e presionit te gjakut.

2. Balancon nivelet e pH-s

Limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik ne vetvete, por brenda ne trupin tone janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet ne trup pasi te metabolizohet). Ashtu si ata qe ndjekin shëndetin e mire tregojnë, një trup alkalin vërtetë është çelësi drejt shëndetit te mire.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu te pasur me fibër pektinë, qe ndihmojnë për te luftuar dëshirën për te ngrënë (nuk do te thuash me “po me hahet diçka”). Gjithashtu është pare ne disa studime qe njerëzit qe mbajnë një diete me alkaline humbin peshe me shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbare është me lehte qe te besh zgjedhjet e duhura me vone gjate ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohtë shërben për te stimuluar traktin gastrointestinal dhe peristaltikë – valët e kontraktimeve te muskujve brenda mureve te zorrëve qe shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët dhe lima janë gjithashtu te pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë ne lirimin e anatoksinës ne traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natyral

Lëngu i limonit ndihmon ne nxjerrjen jashtë te materieve te padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje me te madhe e kështu duke ndihmuar qe trakti urinar te jete i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon ne zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon qe gjithashtu te kesh lëkurë te pastër.

7. Hidraton sistemin limfatik

Uji i ngrohtë me limonë ndihmon qe te filloni ditën i hidratuar, ndihmon ne parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej te gjitha funksionet e tij, e kjo shpien ne mbledhje te helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhe.

Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra qe ndodhen mbi veshka dhe se bashku me tiroidet krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone te rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale qe rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi ne trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar te jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Me vetëm adoptim te kësaj praktike te pirjes se ujit te ngrohte me limon ne mëngjes për vetëm një muaj mundet ne mënyrë radikale te ndryshoj përvojën tuaj ditore. Do te fillon ta shikoni mëngjesin ne një tjetër këndvështrim. Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshte – një gote apo filxhan (jo i vluar) me ujë te ngrohte dhe lëng nga gjysma e limonit.

Categories
Dieta

Si të humbim 3 kg në 7 ditë?

Dihet që mbipesha sjell pasoja të shumta në shëndet. Shumë njerëz ndërmarrin dieta ekstreme për të arritur në parametrat që ata dëshirojnë, por me dietën e mëposhtme mund të heqësh 3 kg për një javë.

Dietën do ta filloni të hënën deri të mërkurën, për të vazhduar përsëri me planin nga fillimi, pra pasi ta keni përfunduar ditën e mërkurë, filloni të enjten me planin e së hënës dhe kështu me radhë.

Ushqimet e lejuara në këtë dietë janë:

– perimet, si domate, speca, qepë, tranguj, kunguj, patëllxhan, lakër, karota, kërpudha

– vezët

– të gjitha llojet e mishrave

– peshku dhe frutat e detit

– 400 g rrush në ditë

– fruta te gjitha llojet

– 150 g mjaltë

– vaj ulliri

– ujë, çaj, lëngje te shtrydhur futash, pa konservante dhe shtesa ëmbëlsuesish.

Nuk lejohen:

– të gjitha llojet e sheqerit, çokollatë, kripë, majonezë.

Plani i ushqimit

E hënë

Mengjesi: 1 pjesë bukë integrale, dy pjesë gjoks pule, 1 l qumësht apo kos.

Paraditja: 200 g rrush të zi.

Dreka: 1 vezë, 250 g perime të ndryshme të shoqeruara me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Pasditja: 200 g rrush të bardhë.

Darka: 150 g biftek viçi të pjekur me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë,

E martë

Mengjesi: 250 ml kos

Paraditja: 1 gotë lëng rrushi apo 150 g rrush të bardhë.

Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të përziera të erëzuara me një lugë vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Pasditja: 150 g rrush të zi.

Darka: 120 g biftek me mish peshku në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota të me erëza me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë.

E mërkure

Mengjesi: kos frutash.

Paraditja: 200 g rrush të bardhë.

Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh.

Pasditja: sallatë frutash me mollë, dardhë dhe rrush.

Darka: 150 g djathë, 250 g perime të përziera me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Categories
Shëndet

Gjithçka që duhet të dini për ujin

Nuk e quajnë pa arsye eliksir të jetës – uji është pije ideale i cili ka një varg të tërë të efekteve në shumë procese në trupin tonë. Konsumimi i përditshëm i ujit është nja nga mënyrat më të thjeshta, efikase dhe më të lira për ta ruajtur nivelin e lartë të shëndetit dhe bukurisë. Duke rritur konsumimin e ujit të freskët, të pastër dhe të paëmbëltuar në mënyrë drastike do të përmirësoni pamjen e lëkurës suaj, gjendjen e sistemit kardiovaskular dhe siguroni punën kualitative të traktit urinar. Njëlloj kështu, uji ka edhe një nga efektet më të rëndësishme për të gjithë ata që përpiqen të dobësohen – mundëson humbjen më të shpejtë, afatgjatë dhe të shëndetshme të kilogramëve sesa vetë dieta.

Si na ndihmon të dobësohemi?

Uji ka disa efekte të dobishme në vetë procesin e humbjes së kilogramëve. Ata që rregullisht konsumojnë pije të ndryshme joalkoolike (të ëmbla) kanë tendencë të jenë të trashë, pasi që shpesh nuk janë as të vetëdijshëm sesa shumë kalori dhe sheqer kanë lëngjet e tilla. Konsumatori mesatar i varianteve me gaz dhe pa gaz në organizmin e vet gjatë ditë konsumon gati 20 për qind më shumë kalori se ata që pinë ujë. Njëlloj kështu disa studime kanë treguar që uji redukton apetitin dhe ndikon në konsumin më të ulët të kalorive gjatë kohës së ushqimit.

Sa ujë duheni të pini para ushqimit?

Studimi i kryer në vitin 2006 në Britani të Madhe ka treguar se si të testuarit të cilët kanë pirë dy gota prej 200 mililitrash ujë para çdo vakti gjatë 12 javëve mesatarisht kanë humbur gati 7 kilogramë, dhe kanë ngrënë sasinë e njëjtë të ushqimit si grupi i cili nuk ka pirë ujë, rezultati i të cilëve ishte 4.5 kilogramë. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se si njerëzit në dietë mund të përshpejtojnë humbjen e kilogramëve të tyre për madje 30 për qind gjatë periudhës prej gjashtë muajsh, duke konsumuar rreth 400 mililitra ujë para vaktit.

Sa ujë duhet të pini mesatarisht gjatë dietës?

Siç kemi theksuar sa herë tashmë, konsumimi i ujit para ushqimit është taktikë e shkëlqyer për humbjen e kilogramëve. Megjithatë nëse dëshironi rezultate edhe më të mira, duhet të konsumoni sa më shumë që është e mundshme ujë në mes shujtave. Kjo në veçanti vlen për njerëzit që kanë tendencë për të ngrënë dhe pirë në situata stresuese ose derisa shikojnë televizor. Në atë rast më së miri do të ishte që thjesht gjithmonë ta mbani me vete shishen me ujë të freskët dhe ta përdorni atë në vend të patatinave, kikirikut ose çokollatës.

Konsumimi i ujit për shëndet të shkëlqyeshëm

Varësisht nga pesha juaj trupore, aktiviteti fizik dhe stina e vitit, gjatë ditës duhet të konsumoni në mes 1,9 deri 3 litra ujë, thuhet në rekomandimin e klinikës Mayo. Kjo do të thotë që për shumicën e njerëzve të rritur sasia ideale e ujit që duhet të pihet çdo ditë është rreth dy deri dy litra e gjysmë. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ta reduktoni urinë dhe shpejtoni dobësimin, por do të siguroheni që të gjitha sistemet në trup t’ju punojnë rrjedhshëm. Është e logjikshme që kjo sasi rritet konsiderueshëm për sportistët profesionalë, punëtorët e rëndë fizikë dhe ata që janë të ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme. Nëse nuk jenit sigurt se cila është masa e duhur për ju, lirisht pyeteni mjekun tuaj për këshillë.

Categories
Dieta Këshilla Shëndet

5 ushqimet që ndihmojnë të mbetesh shtatzënë

Jeni njëra nga ato që po provoni te mbeteni shtatzënë dhe nuk ia arrini, e pyesni si të mbetem shtatzënë? Këtu në këtë artikull do te lexoni per top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat qe te mbeteni shtatzënë. Shih dhe gjej këto ushqime te cilat kane shije te mire e gjithashtu ndihmojnë trupin te arrij kushtet per krijimin e një bebe, pasi qe kjo (shtatzënia) është ajo qe dëshironi.

1. Drithërat e plota

S’ke nevoje te shmangesh karbohidratet, vetëm thjeshte te besh zgjedhje te duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjte, buka e misrit dhe qulli tërshërës nuk ndikojnë ne insuline dhe sheqer te gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhe, etj). Dhe çfarëdo që është e mirë për funksionin e insulinës është e mire edhe për pjellshmëri (shtatzënia).

2. Proteina nga bimët

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim te pjellshmërisë, diçka që proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë te bëhesh vegjetarian por provo te kufizosh mishin ne porcione te vogla.

3. Produktet nga qumështi

Ndoshta e ke vështirë te mendosh per qumështin e plote, kosin e plote, e bile edhe akulloret si ushqime qe shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë te mbeteni shtatzëne, por një studim i bere ne Harvard ka zbuluar se gratë qe konsumonin keto ushqime kishin me pake probleme ovulimi. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është nje materie ushqyese e rëndësishme e pjellshmërisë. Studiuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim ne dite mund te ndihmoj te kompozosh kaloritë shtese diku tjetër ne dietën tuaj.

4. Fruta dhe perime te freskëta

Ku t’ia fillojmë se sa te shëndetshme dhe rëndësishme jane frutat dhe perimet per pjellshmërinë? Para se gjithash, ato janë përplot me antioksidues te cilet promovojnë shëndet te përgjithshëm dhe reproduktive. Plus shume fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrike te tjera, dredhëzat dhe perimet me gjethe te gjelbra – jane përplot me folate një materie ushqyese e rëndësishme me te cilën duhet te mbusheni para shtatzënisë qe te parandalosh defektet e lindjes.

5. Yndyrat e mira: Gjysmë të ngopura, acidet yndyrore omega-3

Thuaj “jo”’ yndyrave te ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysme te ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund ti gjesh ato? Ne avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime ne gjithfarë mënyrash për të shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve ne përmirësimin e pjellshmërisë. Me rendësi është qe t’i besh këto ushqime pjese te dietës tuaj qe te shtosh gjasat per te mbetur shtatzënë.

Categories
Fetare

Sa ujë duhet të pini për syfyr dhe iftar në Ramazan?

uje dhe hurmaPara së gjithash gjatë Ramazanit, është e rëndësishme të pihet sasi e mjaftueshme e ujit midis iftarit dhe kohës së gjumit për të shmangur dehidrimin-synoni të pini 1.5-2 litra ujë mes kohës së Iftarit dhe syfyrit.

Syfyri, pra, fillimi i agjërimit para agimit, mban organizmin vital dhe të shëndetshëm. Preferohet ushqim cilësor pasi është e rëndësishme që trupi të ushqehet shëndetshëm në mënyrë të jetë vigjilent, jo i mbushur me ushqime të jo të shëndetshme që do të bëjnë të ndiheni të lodhur, të uritur, të etur ose në presion psike-fizik.

Për iftar, në perëndim të diellit, preferohet të konsumohet supë dhe lëngje të freskëta. Hurmat janë frute që rriten në Lindjen e Mesme, me traditë kultivimi për mijëra vjet. Ato janë perfektë për shujtën e iftarit, pasi organizmi do të kërkojë një burim energjie lehtësisht të disponueshëm në formën e glukozës. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink.

Konsumimi i sasive të moderuara të hurmave dhe lëngjeve (ujë, lëng dhe supë) janë burime të mira të sheqernave dhe janë të mjaftueshme për të sjellë nivelet e ulëta të glukozës në nivelet normale.

Kjo gjithashtu siguron që nivelet e lëngjeve të trupit të jenë të balancuara, ndërsa lëngjet dhe supa ndihmojnë në ruajtjen e ujit dhe ekuilibrit të mineraleve në organizëm. Megjithatë, fjala kyçe është mesatarja dhe jo teprimi, pasi është e lehtë për të ngrënë sasi të tepërta të ushqimeve me sheqer ose yndyra për të fituar mbipeshë për ata që kanë prirje për obezitet.

Gjithashtu, duhet të kenë kujdes njerëzit që kanë aciditet (thartirë) të shtuar në stomak, përfshirë simptomat e inflamacionit dhe irritimit, të cilat manifestohet me pa rehati, bezdisje dhe ndjenjë e thartirës në gojë. Këta persona duhet të konsultohen me mjekun specialist, i cili njeh dhe respekton konditat e religjionit-besimit, lidhur me procesin e vazhdimit apo ndërprerjes së agjërimit. Për këtë arsye, buka e grurit, perimet, humusi, fasulja dhe frutat janë burime të shkëlqyera të fibrave ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të stomakut dhe acideve të tepërta biliare. Mishi i lehtë i tillë si mish pule, sigurohuni të mos jenë me adresë importi dhe datë skadimi të dyshimtë dhe peshku janë gjithashtu të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin e metabolizmit të organizmit. Ndoshta nuk është e tepër të përkujtohet se mishi i peshkut dhe produktet e qumështit, sidomos jogurti, nuk preferohen të konsumohen paralelisht!