Categories
Aktualitet

VIDEO/ Bllokohet gomonia me 5 milionë euro kanabis, arrestohen 2 skafistë shqiptarë

Policia italiane ka bllokuar një gomone me 500 kg kanabis që vlente 5 milionë euro dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë. Mediat italiane njoftojnë se Guardia Di Financa dhe njesitë e Marinës italiane gjatë një patrullimi kanë pikasur një gomone të mbushur me një sasi të madhe kanabisi në Brindisi.

Gomonia me dy kontrabandistët u përpoq të ikte duke hequr qafe ngarkesën që kishte.

Por pa një ndjekjeje të shkurtër në det, dy kontrabandistët u kapën me 557 kg marihuanë të paketuara në 24 dëngje të mëdha. Nëse kjo lëndë narkotike do të shitej do të nxirrte 5 milionë euro fitime.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjeç.

Sipas mediave italiane, operacioni u krye në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe Njesinë e Policisë Kufitare të Guardia Di Finanza të stacionuar ën Durrës dhe oficerit ndërlidhës të Policisë shqiptare në Itali.

Që nga fillimi i vitit 2018, janë arrestuar 39 kontrabandistë dhe janë konfiskuar më se s16 ton marihuanë nga Guardia Di Finanza në Pulie si dhe 16 mjete lundrimi./SYRI.NET

Categories
Aktualitet

“Thesar” në magazinat e policisë, çfarë do ndodh me kokainën 180 mln euro

Policia e Shtetit sekuestroi sasinë rekord të kokainës prej 613 kilogramësh. Nga përllogaritjet ajo do të vlente plot 180 milionë euro nëse do dilte në treg. Policia ka në duar tashmë një “thesar” të vërtetë i cili sigurisht kërkon siguri të lartë.

Por çfarë ndodh me gjithë këtë sasi kaq të madhe droge e cila nuk është hasur kurrë nga polici shqiptare dhe ku mbahet ajo? Ka një procedurë ligjore për magazinimin e drogës së sekuestruar deri në asgjësimin e saj.

Tashmë, 528 pakot e drogës po i nënshtrohen ekspertizës së kriminalistikës për të kryer verifikimet kimike të lëndës por edhe për të zbuluar shenja gishtash nëpër pako. Në momentin që kryhen provat daktiloskopike, droga paketohet në thasë plastike me vulën e policisë. Në këto thasë, shkruhen emrat e trafikantëve, të policit gjyqësor procedues dhe sasia e drogës. Vetëm mostra të vogla merren për analizat kimike.

Ndërkohë sasia e drogës vendoset në magazinat e Ministrisë së Brendshme. Janë 3 magazina ku prej vitesh mbahet droga, dy prej tyre janë në reparitn nr. 100 në Mullet dhe një pranë Ministrisë së Brendshme, por nuk jepet informacion për momentin se ku do vendoset kokaina.

Por, ajo që theksojnë burimet është fakti se do forcohen masat e sigurisë në magazina. Kjo lidhet me faktin se një sasi kaq e madhe kokaine me vlerë 180 mln euro mund të jetë objektiv i bandave.

Zakonisht droga mbahet pa u asgjësuar rreth 4 vite, aq sa mendohet se vendimi për çështjen merr formën e prerë, por magazinimi mund të shkojë deri në 15 vite nëse çështja nuk ka autorë. Në rastin konkret janë ndaluar dy transportues ndërsa pritësit mendohet se janë disa persona. Kjo pritet të sjellë edhe zgjatje të hetimeve. Vetëm kur të kemi vendim të formë së prerë droga mund të asgjësohet.

Nëse për kanabisin kemi parë spektakël shpesh herë kur janë asgjësuar tonelatat në natyrë, drogat e forta, ku hyn edhe kokaina asgjësohet në një furrë të posaçme që ndodhet në repartin numër 100 të ministrisë./a.m./noa.al/

Categories
Aktualitet

Kokainë e “klasit të lartë” në ish-Bllok, kush janë dy të arrestuarit në Tiranë

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “High Class” (Klasi i lartë), ka zbuluar kokainë, duke vënë në pranga dy persona.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë arrestimi në flagrancë i Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy të dyshuarit qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Ermir Bajramaj në momentin e ndalimit.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë, e cila pas peshimit rezultoi 1 kilogramë e 52.8 gramë

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Aktualisht vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Categories
Aktualitet

Goditen shpërndarësit e heroinës në Durrës e Shijak, njeri kapet, tre në kërkim

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 3-mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Durrës dhe Shijak.

Operacioni i koduar “Bridge”, u finalizua me arrestimin në flagrancë të një shtetasi nga Shijaku dhe shpalljen në kërkim të tre bashkëpunëtorëve të tjerë nga Durrësi. U arrestua në flagrancë Bledar Tahiri 39 vjeç, banues në Shijak.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;

• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;

• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se “Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë me rreth 179 gr heroinë e ndarë në 30 doza, një peshore elektronike dhe një aparat telefoni celuar.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit”.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas ua shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

• “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Categories
Aktualitet

Si informohej nga polici, banda e kanabisit në Laç: Kanë ‘me ther do keca’, do kthejnë dhe nga ju

Pasi Policia arrestoi 11 persona që kishin organizuar dhe punonin për grirjen dhe paketimin e hashashit në një magazinë në Laç, ata janë dërguar në gjykatë si të pandehur. Mes tyre, efektivë policie dhe një biznesmen në këtë zonë: Lavdim Neziri (Nelaj), Lefter Nelaj,Bledar Baboçi,Elton Haxhiu, Hashim Nelaj, Sami Balloku, Astrit Tafaj,Aldo Xhaferri,Bajram Hidri, Alban Gjergji dhe Bashkim Kodra. Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qënë personi kryesor i grupit kriminal, ku mes të cilëve është arrestuar dhe një efektiv polici, i quajtur Zan Kasmi. Ky i fundit, pjesë e komisariatit të Laçit, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj, për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.

Shqiptarja.com zotëron një një pjesë të këtyre përgjimeve të realizuara nga Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, ku është provuar se polici Kasmi dhe biznesmeni Nelaj kanë pasur një bashkëbisedim me njëri-tjetrin, duke përdorur në mes tyre një person ende të paidentifikuar nga policia.

Policia thirrej “Ujku” Gjatë gjithë komunikimeve në telefon me Lefter Nelaj, ata kanë folur në mënyrë të koduar, ku “Ujku” thirrej “Policia” dhe “Keca” droga e mbjellë në parcela dhe e grumbulluar në magazina. Pikërisht ky person i paindentifikuar, e ka informuar biznesmenin sipas urdhërave që i ka dhënë polici, duk i pohuar se:“…ujku ka ardhur për të therur keca në një vend….”.

Ndërkohë që gjatë bisedës më tej informatori i thotë biznesmenit se:“…ujku është futur aty dhe nuk i dihet se ku mund të bëj dëm, mund të bëj dëm gjithandej por mund të mos hajë asgjë kund…”.

Nga bisedat e përgjuara personi i parë, që rezulton të jetë polici Zan Kasmi shpreson dhe se tek parcelat e tyre do jetë gjithçka në rregull. Ndërsa personi i dytë i thotë se nuk di asgjë, nëse parcelat dhe magazinat nuk do të prekeshin.

Personi i kërkon personit të parë që të interesohet pasi ata (punonjësit i policisë) kanë ardhur deri afër, kanë ardhur gjatë natës. Ai shprehet se ka qenë mjegull, por shpreson që “ujku” të mos ketë bërë ndonjë dëm.

I paidentifikuari :…mori ai miku (polici)…nesër, pasnesër mbazdite kan për t’ardhë një copë herë me pi kafe. (pra, do kalonin policë për operacion anti-kanabis)

Lefter Nelaj: Si? Po a ka maru pun ai…?

I paidentifikuari:S’di gja.

Lefter Nelaj: A je tu e marr njiher n’telefon?

I paidentifikuari: Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?

I paidentifikuar:Po…nesër tha, jena për rrugë mjes, masi t’pime kafe dikun tha..se kanë punët e veta o burr..se kan për të shku me therr do keca me i ven, edhe kur të kthejn kan për t’ardhë me pa ato tujet.

Lefter Nelaj: Dmth nesër vijn aaaa?

I paidentifikuar:Për zotin masdite tha…po pa merak o burr tha se ska pse me u ash’tuna… Lefter Nelaj: Për siguri mere e thuj se nesër nuk bohemi për kafe,se nuk kena mundsi me ik shpejt.(pra, të gjendej mundësia të shtyhej operacioni policor në zonën e tyre). Shqiptarja.com