Categories
Këshilla Shëndet

Ushqimet të cilat nuk duhet t’i përzieni me ilaçet

Ekspertët theksojnë që ka ushqime qe mund të ndikojnë negativisht në efektin dhe absorbimin e ilaçeve. Përveçsë mund të reduktojnë efikasitetin e ilaçeve, mund të shkaktojnë edhe efekte të anësore. Nëse merrni disa ilaçe, gjithmonë këshillohuni me mjekun për llojin e ushqimit që mund t’i konsumoni.

ilace dhe ushqime

Nëse keni ndonjë dyshim për efikasitetin e ilaçit, përzierjen e ilaçeve me ushqime të caktuara ose ndiheni keq pavarësisht marrjes së ilaçit, kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit, transmeton Koha.net. Ilaçet pini me sasi të mëdha të ujit për të përshpejtuar tretjen dhe absorbimin, por edhe për të reduktuar rrezikun nga krijimi i dhimbjeve në stomak.

Bananja
Ky burim i shkëlqyeshëm i kaliumit mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i kancerit, sulmi në zëmër dhe sëmundjet e zemrës. Përmban triptofan, i cili ndihmon tek prodhimi i serotoninës dhe ka efekt qetësues në tru. Banania ndihmon shndërrimin e karbohidrateve në glukozë dhe me këtë ruan nivelin e duhur të sheqerit në gjak. Banania mund të krijojë probleme nëse merrni inhibitorët ACE. Këto ilaçe ulin nivelin e tensionit të gjakut, ndërsa rrisnin nivelin e kaliumit në trup. Personat që marrin inhibitorët ACE dhe hanë banane rrisin rrezikun nga krijimi i rrahjeve të zemrës potencialisht të rrezikshme. Bananet po ashtu përmbajnë tiraminën, aminoacidin i cili gjendet në verën e kuqe, sojë dhe disa djathëra. Tiramina mund të ndikojë negativisht në efektin e antidepresivëve.

Lëngu i thanës
Është ilaç natyral për infeksionet e traktit urinar. Lëngu i thanës është i pasur me vitaminat C, K dhe E, si edhe me përqindje të ulët të natriumit dhe yndyrave. Lëngu i thanës ka veprim anti-inflamator, anti-mikrobial dhe diuretik. Megjithatë, thanat përmbajnë materie që mund të forcojnë veprimin e statineve, çka mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nëse pini ilaçet në bazë të statineve, gjithsesi këshillohuni me mjekun për mënyrën e përdorimit. Statinet shërbejnë për uljen e yndyrave, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa forcimi i veprimit të tyre mund të jetë i rrezikshëm.

Spinaqi
Edhe pse është një nga ushqimet më të shëndetshme, spinaqi mund të reduktojë efikasitetin e ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut. Përmban shumë materie ushqyese, duke përfshirë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A, vitaminës C, acidit folik, magnezit dhe hekurit, transmeton Koha.net. Ekspertët paralajmërojnë që të gjitha ushqimet që janë të pasura me vitaminën K mund të jenë potencialisht të rrezikshme për personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë tërësisht nga spinaqi. Hani gjysmën filxhani spinaq 2 deri 3 herë në javë, por mos e teproni.

Ushqimet e pasura me fibra
Ushqimet si drithërat e papërpunuara, perimet ose pemët janë baza e ushqimit të shëndetshëm. Fibrat luajnë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjeve të zemrës ose diabeti. Mund të lirojnë nga kapsllëku dhe ta ruajnë peshën e shëndetshëm trupore. Megjithatë, fibrat mund të reduktojnë efektin e disa antibiotikëve sepse mund të ngadalësojnë absorbimin e ilaçeve.

Categories
Dieta

Molla ndihmon të dobësoheni

ha molleFibrat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar, ndërsa të shkëlqyeshme janë edhe për dobësim, sepse mbushin stomakun dhe kështu krijojnë ndjenjën e ngopjes.
Shumica e njerëzve nuk konsumojnë shumë fibra. Rekomandohet që femrat duhet të konsumojnë 25 g në ditë, ndërsa meshkujve u duhen 35 g. Megjithatë, konsumimi mesatar i fibrave është vetëm 15 g, çka është shumë pak.
Një mollë përmban 4.4 g fibra. Kjo mund t’ju duket pak, por llojet e fibrave të cilat do t’i gjeni në mollë janë pektinat, të cilat, për dallim nga llojet e tjera të fibrave, krijojnë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë.
Hulumtimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para vaktit, e mbajnë peshën më lehtë, por edhe dobësohen. Qendra studime gjermane për hulumtime të kancerit kanë konstatuar që personat, të cilët hanë të paktën një mollë në ditë, kanë rrezik më të vogël nga kanceri i zgavrës së gojës, gjirit, zorrës së trashë, veshkave dhe vezoreve.
Molla është antioksidant i fortë dhe bllokon rritjen e qelizave të kancerit dhe përmirëson sistemin e imunitetit.
Kështu, nuk ka arsye që molla të mos bëhet fruta juaj e preferuar. Nuk ka rëndësi a e hani në mëngjes, para ushqimit apo pasdite.