Categories
Showbiz

Van Damme në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe

Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme në filmin e tij të fundit.

“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.

Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.

Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.

Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.

Categories
Argëtim

10 filmat më të frikshëm 2017 për t’i parë këtë Halloween!

Nëse jeni të ngazëllyer që Halloween po afron, ju sjellim disa nga filmat më të frikshëm të të gjitha kohërvae për t’i parë gjatë këtij muaji dhe në natën e 31 tetorit.

Viti 2017 solli filma të shumtë horror, kështu që hidhni një sy listës së më poshtme:

  • IT (2017)
  • Get Out
  • Split
  • The Belko Experiment
  • Berlin Syndrome
  • Raw
  • Anabelle: Creation
  • Killing Ground
  • Happy Death Day
  • Jigsaw
Categories
Dieta

Humb peshe duke parë filma të frikshëm

cift duke pare film horror

Shkencëtarët theksojnë se mund të humbni peshë, duke qëndruar dhe shikuar filma, por me të vetmin kusht që filmi të jetë i zhanrit horror. Do të donit të humbni peshë, por kurrsesi nuk gjeni vullnet për të shkuar në palestër apo për të vrapuar? Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit humbin 113 kalori, nderkohe qe shikojnë një film në kohëzgjatje prej 90-minutash, përkatësisht njëjtë sa do të shkrinin gjatë një shëtitjeje gjysmë ore.

Është zbuluar se filmat që shikuesit i mbajnë në frikë dhe panik ndihmojnë në shkrirjen e kalorive, sepse ndikojnë në rrahjen më të shpejtë të zemrës.

Për shembull, duke shikuar filmin “The Shining” mund të humbni rreth 184 kalori, ndërsa duke shikuar filmin “Jaws” shkrini 161 kalori, ndërsa 158 kalori do t’i shkrinit, nëse shikoni filmin nga viti 1973 me titull “The Exorcist”. “Duke shikuar filma të tillë vjen deri tek lirimi i adrenalinës të shkaktuar si pasojë e intervaleve të shkurtra të stresit apo frikës e me vetë këtë vjen deri tek shkrirja e kolorive”,- thotë dr. Richard McKenzie.