Categories
Shëndet

Gripi dhe frutat – më shumë fruta të mbani larg gripin

Fruta - Free for commercial use / No attribution required

Këshillohet pushim, konsumim të sa më shumë frutave dhe perimeve. Kjo ju ndihmon për të luftuar me sëmundjet sezonale si gripi, bronkiti apo të ftohurit.

Ndryshimet stinore nxisin sëmundjet

Me ftohjen e kohës shtohen edhe rastet e shqetësimeve të rrugëve të frymëmarrjes. Në fillim tek të sëmurët vihet re pak djegie fyti. Më pas kjo simptomë shoqërohet me simptoma të tjera si rrjedhje hundësh, kollë, lodhje dhe temperaturë.

Konsumimi i frutave dhe zarzavateve, i produkteve të pasura me vitamina dhe të veshurit mirë para daljes nga shtëpia janë faktorë shumë të rëndësishëm të cilët na mbrojnë nga infeksionet.

Edhe ilaçet janë efektivë

Në kurimin e këtyre shqetësimeve mund të përdoren spërkatës hundësh, gargara, spërkatës ose pastile për lehtësimin e dhimbjeve e fytit dhe shurup kundër kollës.

Edhe produktet e pasura me antioksidues luajnë një rol të rëndësishëm në largimin sa më të shpejtë të sëmundjes.