Categories
Kuzhina

Si të gatuajmë një tavë pule të shijshme?

Një tavë pule e shijshme me perime do të mbetet ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve…

Darka shpesh herë konsiderohet për shumicën e shqiptarëve që vakt që duhet kaluar me ushqime të shpejta dhe të lehta. Ndërkaq, një pjesë tjetër e tyre, nga angazhimet profesionale dhe jo vetëm, darkën e konsiderojnë si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Mes gamës së gjerë të gatimeve që mund t’ju sugjerojmë, e fillojmë sonte me një tave të veçantë pule. Sekreti qëndron të përbërësi me aromën më të mirë: rozmarina dhe te.. dashuria kur gatuan!

Përbërësit:

  • një pulë mesatare
  • patate
  • karrota
  • brokoli
  • kripë
  • rozmarinë
  • vaj ulliri bio
  • domate

Përgatitja:

Marrim pulën, të cilën pasi e lajmë mirë brenda dhe jashtë, e fusim në një tenxhere të madhe me ujë të ngrohtë dhe i hedhim kripë sipas masës që i nevojitet.
Ndërkaq, qërojmë disa kokrra patate (sipas numri të familjarëve që do t’u serviret darka), gjithashtu, bëjmë gati karrota dhe brokolit. Të copëtuara mirë, i hedhim në një tavë, të cilën e kemi spërkatur më parë më vaj ulliri. Pasi e sistemojmë mirë tavën me perime, vendosim edhe domate të vogla sipas dëshirës, pastaj i shtojmë disa fijë rozmarinë. Kaq mjafton për t’i dhënë shijen e duhur.

perime1
Pula sakaq duhet të jetë zier mirë për rreth 30 min dhe më pas, vendoseni mbi tavë. Rekomandohet që pula të lyhet në sipërfaqe më gjalpë, në të kundërt, pak me vaj ulliri.
Lëreni të piqet për rreth 40-45 min dhe servireni në pjatë, shoqëruar me sallatë jeshile me limon.

Ju bëftë mirë!

pule1

Categories
Kuzhina

Një sallatë jeshile ndryshe nga të tjerat

Sallatë jeshile me shege dhe finok

Sallatë jeshile me shegë dhe finok

Sallata jeshile është një nga sallatat më të përdorura, më të përshtatshme për të gjitha kategoritë e ushqimeve dhe nga më të shëndetshmet. Por për ta bërë sa më interesante dhe më pak të mërzitshme sallatën tuaj jeshile, mund të aplikohen disa kombinime me produkte të tjera për t’i dhënë më shumë shije dhe ngjyra.

Përbërësit:

  • 1 tufë sallatë jeshile
  • 1 rrënjë finok
  • 200 gr pomodorini/domate të vogla
  • 1 kokërr shegë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë lëng limoni
  • Kripë

Pregatitja:

E presim sallatën jeshile në shirita të trashë. I shtojmë finokun e prerë në fije. Finoku është shumë lehtë i gjendshëm në tregun tonë, është shumë i shëndetshën dhe në momentin e shijimit të sjell ndjesinë se ka një shije të ngjashme me pijen e famshme “Uzo”. Po ashtu shtojmë pomodorinit e prerë në gjysëm dhe kokrrat e shegës. Të gjithë masën e rregullojmë me kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni. Pas kësaj familja juaj do të mbetet e impresionuar nga larmia e ngjyrave dhe e shijeve që përmban kjo sallatë.

Përgatiti: Romina Ziu

Categories
Kuzhina

Zupa me biskota dhe rrush të thatë

Zup-a është një ëmbëlsirë e lehtë si në shije, ashtu edhe në pregatitje. Kremi bazë i zup-it mund të përdoret edhe si mbushje në të tjera ëmbëlsira, një varjant i ngjashëm me kremin e pastçerisë.

Përbërësit:

1.5 L qumësht

2 të verdha veze

12 lugë gjelle sheqer

7 lugë gjelle niseshte

1 lugë kafeje vanilje

100 gr rrush të thatë

1 pako biskota të thjeshta.

Përgatitja:

Përpara së gjithash marrim rreth 6 tasa/gota dhe në fundin e tyre copëtojmë disa biskota dhe i shtojmë edhe disa kokrra rrush të thatë.

Më pas në një tenxhere të madhe hedhim qumështin, 2 të verdhat e vezës, sheqerin dhe niseshten. E vendosim tenxheren në zjarr dhe fillojmë ta trazojmë pa ndërprerje në mënyyrë që mos të na ngjisi fundi. Ky proces kryhet në zjarr mesatar. Gjat kohës që e trazojmë vërejmë që masa fillon të trrashet dhe merr pamjen e një kremi. Në këtë moment shtojmë vaniljen dhe e trazojmë sërisht duke u kujdesur që masa të mos na ngjis. Në këtë moment e heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të mbushim me të gotat me ndihmën e një garuzhdeje. Për ta bërë akoma më të shijshme e mbushim gotën deri në gjysëm, shtojmë një shtresë më biskota dhe rrush të thate dhe shtojmë përsëri nga kremi i përftuar. Në fund mund të therrmojmë disa biskota në qendër të gotës, ose mund të përdorim pak shllak për dekorim. I lëmë të ftohen zupat në temperaturë ambjenti dhe më pas i vendosim në frigorifer.

Përgatiti: Romina Ziu

Categories
Kuzhina

Lazanja

Si përgatitet Lazanja?
Lazanja

Përberesit:

  • 1 kg salcë me mish të grire ragu
  • 800 ml salcë beshamel
  • 1 kg peta për lasagna të gateshme
  • 100 gr djath kaçkavall të grirë
  • pak gjalpe

Udhëzimet:

Keto masa jane te llogaritura per 3-4 shtresa ne nje tave drejtekendeshe ose katrore.
Si fillim coni ne nje tenexhere te thelle ujin me kripe te zjej.
Merni taven edhe e lyeni me gjalpe.
Merni nje rrobe te paster edhe e shtroni mbi tavoline pasi mbi te do te coni nje nga nje petet.
Merni pakon me pete per lazanja edhe kur uji te filloj te zjej i zhysni nje e nga nje petet per 30 sekonda edhe i shtroni mbi rroben.
Filloni te shtroni petet tek tava deri sa te mbuloni siperfaqen e saj
Merni salcen beshamela edhe hidhni nje shtrese mbi pete, me pas e mbuloni me nje shtrese salce me mish te grire dhe e sperkateni me djath te grire.
Perserisni kete procedure per 3-4 here deri sa te keni mbaruar perberesit. Pjesa e siperme e lazanjes duhet te jete me salce beshamel, salce me mish te grire edhe e sperkatur me djathin e grire.
Merni letren alumin dhe mbuloni lazanjen, me pas e coni te piqet ne 200° per 30 minuta.
Mbas gjysem ore pjekeje hiqni letren alumin nga siperfaqa e lazanjes edhe e lini te piqet per 10 minuta te tjera deri sa siperfaqa te mar ngjyre te kuqeremte.

Categories
Kuzhina

Fileto peshku me vezë

peshkPërbërësit:

Fileto nga 1 për person,
limon një kokërr mesatare,
kripë, piper,
majdanoz 1 tufëz, fletë dafine 2 deri 3 gjethe,
vaj ulliri 2 deri 3 lugë gjelle,
2 kokrra vezë,
1filxhan qumësht ose ujë,
vaj për skuqje 2 deri 3 filxhan kafeje,
garniture sipas dëshirës

Metoda e pregatitjes

Fileta e pastruar nga halat e lëkura pritet në copa racioni që të marinohen në një enë porcelani me lëng limoni, fletë dafine,vaj ulliri, një tufe majdanozi, piper të zi dhe lihen në frigorifer për 1-2 orë.

Vezët rrihen me qumësht ose ujë dhe u hidhet kripë. Filetot kullohen nga marinada, u hidhet kripë, lyhen me miellin kalohen në vezë dhe skuqen në vaj të nxehtë.

Shërbehet me fleta limoni e patate të skuqura.