Categories
Shkencë

Baza në Hënë dhe Mars për të shpëtuar njerëzimin nga Lufta e Tretë Botërore

Kompania “SpaceX” e miliarderit amerikan Elon Musk, që lëshoi në shkurt një raketë të fuqishme në drejtim të Marsit, mund të zhvillojë që vitin e ardhshëm fluturime testuese të anijes së saj hapësinore ndërplanetare, në perspektivën për të garantuar mbijetesën e qenies njerëzore, njoftoi të dielën drejtuesi i saj.

Kjo anije do të kryejë fluturime të shkurtra, të tipit vajtje-ardhje, me shumë mundësi në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm”, theksoi Musk gjatë konferencës “SXSW” në Austin, Teksas.

“Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është të ndërtohet një bazë në Hënë ose në Mars, që do të mundësonte garantimin e mbijetesës së qenies njerëzore dhe do të favorizonte rigjenerimin e saj në tokë në rastin e një Lufte të Tretë Botërore”, shpjegon miliarderi.

“Në fakt ekziston mundësia që njerëzimi të përballet me një epokë të errët, veçanërisht nëse ka një Luftë të Tretë Botërore”, theksoi miliarderi që është edhe pronari i prodhuesit të automjeteve elektrike “Tesla”.

Ne duam të garantohemi që të ketë jashtë (Tokës) një fije civilizim, në mënyrë që të rigjallërojmë civilizimin dhe ndoshta në këtë mënyrë të zvogëlojmë kohëzgjatjen e Epokës së Errët”, vazhdoi ai.

Në këtë perspektivë, një bazë hënore dhe një bazë detare që ndoshta mund të ndihmojë në rigjenerimin e jetës këtu në Tokë do të ishte shumë e rëndësishme.

Elon Musk, 46 vjeç, është një prej inovatorëve më të mëdhenj në SHBA. /bota.al

Categories
Informacion

Hëna blu pas pak ditësh / Ja çfarë do të ndodhë

Pas qejfit të festave të fundvitit, muaji janar nuk është edhe aq i gëzuar për të gjithë. Ai është cilësuar nga shumë studiues si muaji më i zymtë e më i trishtuar i vitit.

Pikërisht në këtë muaj ndodh edhe fenomeni i të Hënës Blu, por kur është e Hëna Blu për vitin 2018? Dita është shpikur si ‘dita më e dëshpëruar e vitit’.

E Hëna Blu zakonisht bie të hënën e tretë të janarit çdo vit. Këtë vit ajo do të shënohet të hënën, më 15 janar. E hëna blu mund të bjerë edhe në të hënën e dytë ose të katërt.

/SYRI.net

Categories
Këshilla Kuriozitete

Ja çfarë duhet të bëni kur është hëna e plotë

Pikërisht kjo është koha më e mirë kur mund të presësh flokët, apo të lësh një takim te qendra estetike. Hëna, në fakt, kushtëzon jo vetëm jetën në Tokë, agrikulturën, detet, por edhe qeniet njerëzore, shëndetin dhe bukurinë e tyre. Veçanërisht, hëna stimulon faza të caktuara rritjeje, pastrimi dhe gjallërie.

Sipas kalendarit hënor, bukuria, sidomos në periudhën e plotësimit të hënës, ka fuqi rigjeneruese në rutinën e përditshme.

Kjo do të thotë se disa trajtime të fytyrës apo trupit, janë më efikase dhe me rezultate që zgjasin më shumë.

8 Trajtimet që funksionojnë më mirë janë:

  • Prejra e flokëve
  • Lyerja e flokëve
  • Maskat e fytyrës
  • Maskat e flokëve
  • Masazhet e ndryshme të trupit me vajëra esencialë
  • Trajtimet e fytyrës
  • Filloni përdorimin e një kremi të ri fytyre
  • Bëni një manikyr të ri sepse do të keni thonjë më të fortë dhe do t’ju zgjasë më shumë
Categories
Shkencë

Video / Një ashensor për të shkuar në hapësirë?

Turistët të cilët dëshirojnë të kenë një moment të paharrueshëm në hapësirë, tashmë do e kenë më të lehtë për të arritur këtë qëllim. Shkencëtarët japonezë po hartojnë planet për të dërguar turistë në hapësirë duke përdorur një ashensor gjigant që udhëton deri në 35 mijë kilometra në orbitë. Natyrisht një plan i tillë pritet të realizohet brenda 40 vitesh. Nëse bëhet realitet, 30 pasagjerë do të mund të udhëtojnë për një javë në çerekun e rrugës drejt Hënës. Shpejtësia do jetë 150 kilometra në orë. Pas një javë do jenë në majë prej nga do kenë një shikim si të një astronauti mbi Tokën. Mendohet se ndërtimi i ashensorit do të kushtojë rreth 8 miliard euro.