Categories
Dieta

Dieta New York / Humbni peshë duke ngrënë

Nëse jeni në kërkim të një diete efikase dhe të shëndetshme, ndoshta principet e të ashtuquajturës dietë njujorkeze (dieta new york) do t’ju ndihmojnë që të ushqeheni shëndetshëm si dhe të humbni peshë.  Këtë plan të të ushqyerit e ka bërë David Kirsch, i cili është i bazuar në programin e ushtrimeve sportive dhe, natyrisht, në një mënyrë të veçantë të të ushqyerit.  Nëse e respektoni, thuhet se mund të humbni edhe deri në 6 kilogramë peshë dhe një numër të konsiderueshëm të centimetrave në bel. Dieta bazohet në ushqim me sasi të lartë të proteinave dhe të varfër sa u përket karbohidrateve.

Kjo dietë është e ndarë në tri faza

Faza e parë

Gjatë dy javëve të para mund të hani kërpudha, të bardhë të vezëve, salmon, pemë me lëvozhga, perime me pak fibra dhe me shumë proteina. Ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit, por edhe i produkteve të qumështit, kafesë, pemëve dhe yndyrave. Në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 800 deri në 1000 kalori.

Faza e dytë

Zgjat gjithashtu dy javë dhe është e ngjashme me të parën, vetëm dallon për faktin që e keni të lejuar që të konsumoni më shumë shujta të pasura me karbohidrate, fasule, bizele, patate, pemë me lëvozhga… në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 900 deri në 1.000 kalori.

Faza e tretë

Gjatë kësaj faze gradualisht mund të filloni të konsumon i gjëra ushqimore, të cilat kanë qenë të ndaluara në fazën e parë.  Gjatë kësaj diete është shumë e rëndësishme që të merreni me aktivitete fizike. Vraponi ose bëni kërcime me litar për rreth 45 minuta në ditë dhe bëni ushtrime për secilin grup të muskujve.  Ushqimet e pasura me proteina në kombinim me aktivitet fizik janë dëshmuar të shkëlqyeshme për djegien e shtresave dhjamore. Ata që e kanë mbajtur këtë dietë pohojnë se është e mundur që në afat rekord kohor të arrihet një peshë e duhur trupore.

Categories
Dieta

Si të hiqni kilogramët e tepërt?

Që të jeni vital, duhet të shpenzoni më shumë kalori se sa konsumoni e, për ta arritur një gjë të tillë, metabolizmi duhet të punojë me shpejtësinë e pestë. Edhe pse besohet se vitet e ngadalësojnë atë, disa gjëra lehtë mund të ndryshohen. Do ta përmirësoni punën e metabolizmit, si dhe do të keni disa kile më pak.

Kujdes çfarë dhe kur konsumoni
Shprehitë ushqyese janë vendimtare për metabolizmin. Pas pushimit të natës, trupit të njeriut i nevojiten “derivate”. Mos e anashkaloni kafjallin, në të kundërtën metabolizmi do ta ngadalësojë punën për ta kursyer energjinë. Qëllimi është që trupi juaj ta fitojë energjinë me kohë dhe të punojë me kapacitet të plotë, pa ngadalësim dhe pa kursim. Në menunë tuaj, duhet të ketë proteina, kalcium, çaj të gjelbër, çokollatë të zezë.

Për gjumë të lehtë
1. Mos konsumoni alkool para gjumit,
2. Shmangni ushtrimet natën vonë,
3. Dy orë para gjumit mos konsumoni gjë,
4. TV, lap-topët, mos i mbani në dhomën e gjumit,
5. Flini në qetësi.

Flini mirë
Pos ndjenjës së lodhjes, pagjumësia apo gjumi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë këtu edhe mbipeshën. Hulumtimi i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se femrat, të cilat brenda natës flenë më pak se pesë orë gjumë, në 32 për qind të rasteve janë më të ekspozuara ndaj mbipeshës, në krahasim me ato të cilat flenë normalisht. Gjumi jo i mjaftueshëm e ngadalëson metabolizmin. Edhe më keq – mungesa e gjumit e shton sekretimin e hormonit grelinë, i cili shkakton urinë.

Shtoni kardio-ushtrimet
Ushtroni disa herë brenda javës nga 45 minuta dhe një gjë të tillë bëjeni rregullisht – një studim amerikan tregon se pas ushtrimeve intensive metabolizmi shpenzon 190 kalori shtesë. Ekspertët theksojnë se ushtrimet intensive e mbajnë metabolizmin në punë të shpejtë edhe pas ushtrimeve, e kjo, sipas tyre, shkrin kaloritë. Kardio-ushtrimet më të mira janë vrapimi apo ngasja e biçikletës.

Uji
Kur ta konsumoni gjysmë litër ujë, metabolizmi përshpejtohet për rreth 30 për qind.

Forcojini muskujt
Ndërtimi i muskujve, nëpërmjet ushtrimeve, e shpejton metabolizmin. Muskujt i shpenzojnë kaloritë më shumë se shtresat e dhjamit. Nuk është vërtetuar saktë, studime të ndryshme kanë shifra të ndryshme: një kilogram i masës muskulore shpenzon midis 30 dhe 100 kalori në ditë. E njëjta sasi e indit dhjamor shpenzon rreth 4 kalori brenda ditës.

Categories
Dieta

Humb peshe duke parë filma të frikshëm

cift duke pare film horror

Shkencëtarët theksojnë se mund të humbni peshë, duke qëndruar dhe shikuar filma, por me të vetmin kusht që filmi të jetë i zhanrit horror. Do të donit të humbni peshë, por kurrsesi nuk gjeni vullnet për të shkuar në palestër apo për të vrapuar? Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit humbin 113 kalori, nderkohe qe shikojnë një film në kohëzgjatje prej 90-minutash, përkatësisht njëjtë sa do të shkrinin gjatë një shëtitjeje gjysmë ore.

Është zbuluar se filmat që shikuesit i mbajnë në frikë dhe panik ndihmojnë në shkrirjen e kalorive, sepse ndikojnë në rrahjen më të shpejtë të zemrës.

Për shembull, duke shikuar filmin “The Shining” mund të humbni rreth 184 kalori, ndërsa duke shikuar filmin “Jaws” shkrini 161 kalori, ndërsa 158 kalori do t’i shkrinit, nëse shikoni filmin nga viti 1973 me titull “The Exorcist”. “Duke shikuar filma të tillë vjen deri tek lirimi i adrenalinës të shkaktuar si pasojë e intervaleve të shkurtra të stresit apo frikës e me vetë këtë vjen deri tek shkrirja e kolorive”,- thotë dr. Richard McKenzie.

 

Categories
Dieta

Diete e shendetshme: për 1 javë humbisni kg e tepërta

Të shqetësuar për kilogramët e tepërta? Tashmë kjo është dieta e shëndetshme që vjen si zgjidhje për ju. Ju duhet veçse ta zbatoni dhe për një javë do keni rezultatet e shumëkërkuara.

Dita e parë

  • Mëngjes: Një filxhan caji me kos pa yndyre + 2 lugë gjelle corn flakes
  • Paradreke: Një fetë bukë të zezë + 1 fete të hollë djathë light (i lehtë)
  • Drekë: Sallatë me lakër-karrote+1 filxhan caji qiqra të ziera+ 1 luge gjelle vaj ulliri
  • Pasdite: 1 frut kivi
  • Darkë: Një tas të vogël me sallatë jeshile dhe qepë të njomë + konservë peshku ton

Dita e dytë

  • Mëngjes: 1 fetë buke me 1 fetë sallam diete dhe 1 fetë djathë kackavall light
  • Paradreke: 1 portokall
  • Drekë: 2 filxhan caji spinaq me oriz dhe 1 fetë të vogël buke të zezë
  • Pasdite:1 kos të vogël
  • Darke:1 vezë të zier + 1 filxhan caji perime të ziera në avull (brokoli+karota+laker)

Dita e tretë

  • Mëngjes:1filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes
  • Paradreke:1 fetë bukë integrale+ 1 fetë sallam
  • Dreke:1 filxhan caji oriz të zier me 1 lugë djathë kackavall të grirë+sallate perimesh të ziera në avull
  • Pasdite: 2 kërpudha të pjekura me pak lëng limoni
  • Darkë: lakra të egra + 1 fileto peshku

Dita e katërt

  • Mëngjes: 1 filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes të tipit All Bran
  • Paradreke: 1 portokall + 2 arra
  • Drekë: 1 filxhan fasule pllaqi të furrës+ sallatë jeshile dhe karrotë të zier + 1 fetë bukë integrale (thekre)
  • Pasdite: 1 kos të vogël + 1 mollë jeshile
  • Darke: 1 pjatë supë pule ose 1 pjatë sallatë me perime të ziera në avull

Dita e pestë

  • Mëngjes: 1 banane + 1 filxhani djathë (cottage)
  • Paradreke: 1 sanduic të vogël me dy feta të holla buke dhe 1 fetë djathë+1 fete sallam+1 gjethe sallatë jeshile
  • Drekë: 1 pjatë të cekët me thjerrëza + 1 lugë uthull
  • Pasdite: Sallatë frutash me 1 portokalle+ 1 mandarinë +1 mollë + 1 kivi+1 kos
  • Darkë: 1 pjatë supë peshku ose supë pule

E shtuna dhe e diela mund të hani normalisht duke plotësuar deshirën tuaj edhe me ndonjë embëlsirë të vogël. Por kujdes, mos e teproni.

Mund ta praktikoni si dietë herë pas herë sepse është mjaft e shëndetshme.

Categories
Dieta

Ushqime për dobësim; mënyra më e mirë për të humbur peshë

Keni pyetur veten së fundmi ‘si të dobesohemi‘?

Të ashtuquajturat super-ushqimet, janë ushqyese dhe dhënëse energjie që ndihmojnë në ndërtimin e kockave, parandalimin e sëmundjeve kronike, përmirësimin e shikimit tuaj dhe madje edhe të mbajturit e mendjes suaj të mprehtë. Por, gjithashtu këto janë ushqime për dobësim, që ju ndihmojnë për të humbur peshën e dëshiruar.

Kush janë ata?

1. Portokalli:

Portokalli është i pasur me vitaminën A, i jep trupit energji, shije dhe mbrojtje.

portokall

 

2. Fasulja e zezë

Një filxhan me 15 gr të tilla e ndihmon trupin të marrë shumë proteina dhe të mos shëndoshet.

grosha e zeze

 

3. Avokado

Avokado ka elementë të shëndetshme që e ndihmojnë trupin të ndihet i ngropur.

avokado

 

4. Salmoni

Në ndryshim nga mishi i kuq, salmoni ka proteina të shëndetshme dhe tepër ushqyese.

salmon

 

5. Brokoli

Ashtu sikurse edhe shumë perime të tjera jeshile, e gatuar apo sallatë, brokoli është e pasur me fibra dhe parandalon shëndoshjen.

 

brokoli