Categories
Shtëpia

Ide për ndryshimin e kuzhinës

Stilet subway, me banakun në qendër të kuzhinës janë ndër më modernët dhe të kërkuarit. Gjithashtu, ide të tjera janë kuzhinat suedeze, me lule dhe dru të ndërthurur në arredim. Kuzhinat klasike tërësisht dru kafe, nuk ikën kurrë nga moda dhe kërkesat. Mos harrojmë edhe kuzhinat moderne , shumë ngjyra, shkëlqim etj.

Categories
Shtëpia

Lule… në kornizë!

Besoj se të rrallë do të jenë njerëzit të cilët nuk i duan lulet. Edhe në rast se jo të gjithë e kanë kohën apo luksin që të kujdesen për to (lule me vazo) në shtëpi, të gjithëve u pëlqen ideja që të kenë një vazo me lule të freskëta. Ekspertët e mjedisit por edhe ata të arredimit të shtëpive besojnë se lulet luajnë një rol thelbësor në rregullimin e psikologjisë së natyrës njerëzore, përmes aromës, ngjyrave dhe rolit tejet natyral në të arreduarit të një ambienti.
Por, tashmë kemi edhe forma të tjera të të përdorurit të luleve natyrale.
Përvishni mëngët, lexoni hapat dhe shihni fotot: një projekt i ri po vjen dhe atë mund ta bësh edhe ti…

Çfarë ju nevojitet:

– Lule të freskëta të prera
– Gazetë ose letër çfarëdo
– Një kornizë prej xhami
– Ngjitës

Si ta realizojmë?

Zgjidhni një lule të cilën ju e keni shumë përzemër dhe pasi ta hiqni nga kërcelli i saj (psh orkide të vogla, manushaqe, zambakë të verdhë), formoni një numër të caktuar prej tyre, kini kujdes që të jenë të të njëjtës madhësi. Pasi i lini për 24 orë brenda një blloku apo një libri, kini kujdes që të nësërmen ti lagni pak dhe ti fshini sërsh më një copë të hollë.

Pasi e realizuat këtë, merrni gazetën apo letrën të cilën keni zgjedhur (mund të jenë e bardhë, gazetë me shkrime që të jetë kreative ose edhe njëngjyrëshe që të përshtatet me ngjyrën e luleve që keni zgjedhur).
Përdorni një furçë për të plikuar një ngjitës për të fiksuar lulet në letrën e përzgjedhur dhe pasi i vendsni në një formë horizontale apo edhe rrotull fletës, kini kujdes që kjo letër të jenë prerë (ridimensionuar) për tu vendosur brenda një kornize prej xhami.

Pasi ta vendosni atë, zgjidhni vendin ku do e vini kornizën tuaj, që lulja juaj e preferuar të jetë pjesë e ditëve tuaja brenda në shtëpi.

Suksese në projektin e ri! :)

Categories
Shtëpia

Çfarë relaksi na vjen nga prania e një dritareje në mes të shtëpisë?

Kur themi fjalën “dritare” secili nga ne do ta mendonim atë si një pjesë e pashmangshme e shtëpive tona, që shpesh herë, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, veçse të “reklamojë” një perde të vendosur sipër.

Por, me një dozë më të madhe të kreativitetit, ne mund ta kthejmë një dritare në një vend funksional, të bukur, relaksues dhe praktik.

Nqs kemi një dritare të madhe në mes të shtëpisë psh, ekspertët e çështjeve të interior design këshillojnë që t’i ndërtohet një strukturë druri, me një ngjyrë të caktuar që kombinohet me ambientin tjetër të shtëpisë, poshtë të cilit mund të vendosim një divan të vogël.

Arredimi i divanit mund të jetë sipas dëshirës, pjesa më e madhe e realizojnë atë plot më ngjyra për t’i dhënë jetë shtëpisë.

Pra, hiqni dorë nga perdet e mëdha që mbulojnë dritën dhe pamjen e bukur që vjen nga një dritare në mes të shtëpisë. Ndiqni fotot e mëposhtme për me tepër ide:

Categories
Shtëpia

Shtoni fantazinë… në dhomën e fëmijës suaj!

Fëmijëve u duhet kreativitet dhe fantazi, për të jetuar moshën më bukur!

Ja disa ide për dhomën e tyre:

Categories
Shtëpia

Ide si të mobilojmë kuzhinën kur kemi pak hapësirë

Si të mobilojmë kuzhinën…

Keni një hapësirë tepër të vogël për kuzhina dhe nuk dini si ta arredoni?

Ndonjëherë jo vetëm hapësirat e mëdha kemi mundësi t’i arredojmë bukur. Kur përballemi me ambiente shumë të vogla, tashmë nuk duhet të kemi më frikën së gabojmë. Ka shumë mënyra për të arreduar shumë bukur një kuzhinë të vogël.

Sekreti qëndron te ngjyra e mobiljes dhe te aksesorët e vegjël.

Arreduesit më të suksesshëm në të gjithë botën mendojnë se përdorimi i ngjyrave të forta (por nuk përjashtohet kurrsesi e bardha – e pavdekshme) ndihmojnë në arredimin më të mirë të një ambienti të vogël në përmasa. Gjithashtu nuk duhet të harroni t’i shtoni detaje kuzhinës, duke filluar nga mjetet e punës, por edhe vazo, perde, lule etj.