Categories
Lifestyle

10 këshilla për të mbajtur një fytyrë të pastër

Qe te kujdesen për fytyrën femrat duhet te ndjekin disa këshilla qe japin specialistet. Nuk mjafton vetëm larja dhe pastrimi ne fund të ditës. Qe te shihni rezultate duhet ta filloni qe nga mëngjesi, duke mos e lare fytyrën me ujë dhe sapun, por me produkte si qumështi larës, i cili e ndihmon lëkurën pa qenë nevoja te irritohet apo te thahet.

Pas aplikimit te qumështit është mirë që shpëlarja te behet me ujë të freskët, i cili tonifikon indet. Në fund është mirë të aplikoni kremin hidratues.

1. Kremin e fytyrës vendoseni te paktën 15 minuta pas larjes, sepse shtresa e kremit ne fytyre te lagur e prish termorregullimin natyral.

2. Kur Beni piling ne fytyre, asnjëherë mos e kapni lëkuren rreth syve. Ne ate zone lëkura është me e holle dhe pilingu ndikon ne hollimin e mëtejshëm.

3. Ajri i thate ose temperatura e ulet nuk ndikojnë mire ne lëkurën tuaj. Duhet te përdorni serume, qe depërtojnë ne shtresat me te thella. Ne këtë mënyrë, fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.

4. Ne mëngjes, kurdo qe te zgjoheni, mbusheni qafen dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskoje lëkuren.

5. Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, edhe për këtë ka një zgjidhje. Vendosni dy luge te vogla te metalit dhe lërini pese minuta. Pas disa sekondave do te dukeni te freskët

6. Maskat me efikase për kujdesin e fytyrës janë ato me baze mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i përzieni dy përbërje me sasi te njëjta ose t’i përdorni veç e veç. Mbani parasysh qe secilën prej tyre ta aplikoni ne fytyrën e pastruar paraprakisht, dhe mos t’i mbani me shume se 15 minuta. Do te ndjeni nje ndryshim te menjehershem.

7. Femrave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës. Pese minuta ne dite, me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Kjo do te përmirësoje qarkullimin dhe do te jete parandalim i shkelqyeshem ne krijimin e rrudhave.

8. Beni kujdes ne përzgjedhjen e produkteve te kozmetikes. Zgjidhni ato qe permbajne vitamine E. Vitamina E është antioksidues i forte, qe i përshtatet çdo tipi te lekures dhe eshte e shkëlqyeshme ne luften kunder plakjes.

9. Heqja e qimeve te vetullave me piskatore shkakton pickim te dhimbshem. Per nje dhimbje me te vogel, veproni ne kete menyre: Lyejeni vendin qe duhet ta trajtoni me krem, lereni te veproje pak, pastaj fshijeni tepricën qe te mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dyte eshte aplikimi i akullit. Pas këtij procesi jeni te gatshme për heqjen me pak te dhimbshme te vetullave.

10. Te gjitha maskat e fytyres veprojne me intensivisht nese para vendosjes se tyre beni trajtim me avull. Nese keni fytyre te bute dhe te ndjeshme, mjafton te vini disa kompresa te nxehta.

Categories
Këshilla

Lista që ju dhuron qetësinë

Superkonsulenti Peter Bregman këshillon se qëndrimi në internet nuk duhet të bëhet obsesion, pasi është rrezik për humbjen e lirisë.

Nga njëra anë jeta jonë e përditshme është një vazhdimësi kundër kohës, nga ana tjetër humbasim kohën tonë në aktivitete të kota. Nisur nga këto përgjegjësi, Peter Bregman, konsulenti strategjik i shumë administratorëve të deleguar si ekspertë lidershipi ka realizuar një listë të gjërave që nuk duhet të bëjmë, duke e paraqitur idenë e tij në një blogun e “Wall Street Journal”.

Gjëja surprizuese është fakti se në krye të kësaj liste qëndron një iPad. Sepse në fillim e ka blerë dhe pas dy javësh e ka braktisur: Ishte bërë obsesion, kaloja çdo minutë të lirë duke përdorur iPad dhe në këtë mënyrë humbisja lirinë time. Ndërkohë që ditët e sotme ai ka lënë mënjanë iPad dhe jeton i lirë.

Pas kësaj eksperience, superkonsulenti thekson se lista e gjërave që nuk duhen bërë është kreative dhe produktive gjithashtu. Gjithashtu mes gjërave që nuk duhen bërë është absolutisht edhe kontrollimi i email, ndërsa jeni duke ngrënë drekën, ose të përdorni BlackBerry ose iPad gjatë diskutimit me partnerin, ose kur jeni duke shtyrë karrocën e fëmijës.

Categories
Këshilla Makina

Si të shkrini xhamin e makinës nëse ju ngrin

Provoni dhe na tregoni përvojat tuaja, thonë që vërtet ka sukses.

Gërryerja monotone e akullit nga xhami i shoferit dhe ngrirja mund të bëhen me ndihmën e kësaj metode të shpejtë dhe të thjeshtë!

Fjala është për trukun i cili do t’ia lehtësojë jetën çdo shoferi, sepse me ndihmën e tij akulli nga xhami i shoferit do të zhduket për një minutë.

E gjitha që ju nevojitet është një shishe plastike me spërkatës në të cilin duhet të perzieni 2/3 alkool, 1/3 ujë dhe një lugë detergjent për larje enësh.

Tundeni shishen që të gjithë përbërësit të bashkohen, spërkatni xhamin e ngrirë dhe akulli do të shkrihet për një minutë.

Provojeni dhe na tregoni për përvojat tuaja!

Categories
Këshilla Shëndet

Metoda natyrale për të ndalur dhimbjen e kokës

Dehidratimi, pagjumësia, lodhja, tensioni ulët, stresi… këto e shumë arsye të tjera mund të fshihen pas dhimbjes së kokës!

Mund të përjetoni marramendje, mund ta ndjeni kokën e rëndë, apo t’ju mpihet balli.. cilado qoftë ndjesia juaj ju sigurojmë që metodat e mëposhtme natyrale do t’ju pushojnë dhimbjen e kokës brenda pak minutave.

1. Magneziumi

Mungesa e këtij minerali është ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës,ndaj mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë gjë në mënyrë afatgjate është të përfshni në regjimin ushqimor da më shumë perime të gjelbërta, arra dhe bishtajore.

2. Kafeina.

WebMD thotë se kafeina ndihmon në kufizimin e enëve të gjakut që mund të jenë shkaku i presionit që po krijon dhimbje koke. Por nëse jeni një konsumues i rregullt i kafesë, kjo metodë nuk është e duhura për ju.

3. Vitamina B2

Ju mund të rrisni nivelin e B2 duke ngrënë djathë, peshk, pule dhe duke pirë qumësht.

4. Xhinxher dhe limon

Ajo që duhet të bëni është të perzieni gjysmë luge çaj xhinxher pluhur në një gotë limoni të shtrydhur ta pini dy herë në ditë.

Categories
Lifestyle

Shtatë këshilla për zgjedhjen e një partneri të përshtatshëm

Ka shumë faktorë që duhet t’i kushtoni vëmendje kur zgjidhni një partner për të kaluar jetën. Gjëja më e rëndësishme është që të kemi në mend gjërat që janë më të rëndësishme për ju.

Ja 7 këshilla për të bërë zgjedhjen e duhur:

Gjeni dikë me të cilin kuptoheni lehtë

Është e rëndësishme që të zgjidhni dikë që ju mund të bisedoni me të dhe të gjeni lehtë temën. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të gëzoni kohën së bashku duke folur, dhe nuk do të mërziteni.

Partner me të njëjtat interesa

Zgjidhni dikë me të cilin ju keni shumë interesa të përbashkëta. Mos harroni se interesat tuaja mund të mos jenë të njëjta, por disa prej tyre me siguri duhet të përputhen.

Intelekti

Nëse ju jeni një person i qetë dhe partneri juaj është lloji i personit i cili përfiton nga kjo situatë, ajo mund të jetë një kërcënim serioz për martesën tuaj. Ju duhet të flisni me ndershmëri për të gjitha gjërat me njëri tjetrin.

Është mirë që të ketë standarde

Kur ju zgjidhni një partner të jetës duhet të merrni në konsideratë standardet e tyre dhe standardet e familjeve të tyre. Në qoftë se ju zgjidhni dikë që nuk i përket të njëjtit grup të njerëzve apo të njëjtës shoqëri, sigurohuni se ai nuk do dalë nga kutia.

Respekti i ndërsjellë është shumë i rëndësishëm

Ju nuk mund të kaloni jetën tuaj me dikë që nuk ju respekton ju, ëndrrat tuaja, qëllimet tuaja dhe personalitetin. Zgjidhni dikë që do të pranojë dhe respektojë.

Besimi

Besimi është një gjë shumë e rëndësishme, kështu që ju duhet të zgjidhni dikë që ju i beson. Sigurisht ju nuk do të jeni të lumtur në martesë me personin me të cilin ju nuk i besoni.

Kaloni kohë së bashku

Ashtu siç është e rëndësishme që partnerët të kenë të njëjta ose interesa të ngjashme, është e rëndësishme që të jeni me dikë që do t’ju japë kohë dhe vëmendje dhe që do që ju të jeni me të.