Categories
Kuriozitete

Ishulli i Pashkëve / Ekspertët zbulojnë sekretin më të ruajtur të Ishullit të Pashkëve

Një ekip antropologësh arriti në përfundimin se banorët e ishullit të largët të Pashkëve, Rapanui, nuk kishin kontakt me botën e jashtme deri në mbërritjen e evropianëve në ishull në vitin 1722.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën specialiste “Current Biology”.

Studimi gjithashtu vë në dukje se në qoftë se ka pasur kontakte kulturore midis Rapanui dhe popujve të Amerikës së Jugut, “nuk ka gjurmë të tyre” në gjenet e tyre.

Gjatë eksperimentit, studiuesit analizuan sekuencat e ADN-së të nxjerra nga eshtrat që janë ruajtur nga pesë individë, tre prej të cilave datojnë nga shekujt XIV-XV dhe dy të tjerë nga njerëzit e lindur në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë.

Çdo fragment kockash u ofroi studiuesve rreth 200 miligram materiale gjenetike.

Sipas personit përgjegjës për studimin, Lars Fehren-Schmitz, nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Cruz (SHBA), shkencëtarët ishin “të habitur vërtet” nga ky zbulim.

“Informacioni ynë sugjeron që trashëgimia amerikane indiane sot në popullin e Ishullit të Pashkëve nuk ishte e pranishme në ishull para se të mbërrinte në kontakt me evropianët, dhe si pasojë, mund të jetë për shkak të ngjarjeve më të vona në histori”, tha profesori Fehren-Schmitz.

Ai theksoi se “ne ishim të bindur se do të gjejmë prova të drejtpërdrejta për një kontakt para-evropian me Amerikën e Jugut, por nuk i kemi”.

Sipas Fehren-Schmitz, ky zbulim hedh dritë mbi evolucionin dhe diversitetin gjenetik të njeriut.

Megjithatë, shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë kur ndodhi kontakti i parë që ndryshoi gjenomin e Pascuenses.

Aktualisht, ADN-ja e banorëve të ishullit tregon se 6% deri 8% e materialit gjenetik vjen nga njerëzit vendës.

Për këtë arsye, studiuesi theksoi se ekipi i tij ka në plan të vazhdojë të studiojë në këtë drejtim për të përcaktuar më saktësisht se si dhe kur kjo hyrje e gjenit nga kontinenti ka ndodhur dhe prej ku e ka origjinën.

“Dinamika e popullsisë së këtyre rajoneve është interesante, ne duhet të studiojmë popullsinë e lashtë të ishujve të tjerë, nëse ato ekzistojnë,” tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se skllavëria, gjuetia e balenave dhe deportimet masive janë aktivitete që mund të shpjegojnë këtë gjurmë gjenesh.

Është vlerësuar se popullsia Rapanui arriti në ishullin e Pashkëve – që ndodhet më shumë se 2.000 kilometra nga ishulli më i afërt i banuar – në shekullin e dytë të erës së re.

Disa antropologë besojnë se ky civilizim – krijuesi i statujave masive Moai, që janë atraksioni kryesor turistik në ishull – është më i lidhur me popujt para kolumbianë sesa me banorët e ishujve të tjerë në rajon. / Bota.al

Categories
Familja Kuriozitete

Pse qeshin bebat?

baby-laughing

Të gjithë i shohim bebat që qeshin e gëzojnë shumë. Teksa i shohim bëjmë pyetjen se përse ata qeshin?

Nga revista shkencore “Plos One” një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë dyshimin më të madh të prindërve.

Kur bebat qeshin e bëjnë atë me një qëllim dhe qëllimi është të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur mimika dhe veprime të lezetshme.

Studiuesit e Universitetit të San Diego-s, SHBA, programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët dhe u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh.

Nga regjistrimi u vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin duke qeshur sa më pak vetë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.

Categories
Kuriozitete

FOTO/ Zgjidhet misteri i mjegullës që vrau 12 mijë njerëz në Londër në vitin 1952

Shkencëtarët kanë arritur që të zgjidhnin enigmën e madhe të mjegullës vdekjeprurëse, e cila vrau 12 mijë qytetarë në Londër në vitin 1952.

london 1952

Në dhjetor të atij viti, një mjegull mbuloi të gjithë kryeqytetin britanik dhe shkaktoi vdekjen e 12 mijë njerëzve dhe shumë kafshëve, që kishin vështirësi në frymëmarrje.

Por shkencëtarët kanë zgjidhur sot këtë enigmë, duke dalë në përfundimin se shkaktar ka qenë acidi sulfurik i përzierë me mjegullën.

Sipas shkencëtarëve, në atë kohë për ngrohje në Londër përdorej në masë qymyri, që lëshon dioksid sulfuri pas djegies.

Dioksidi i sulfurit është shndërruar në kontakt me mjegullën në acid sulfurik. Arsyeja nuk dihet se përse ky shndërrim ende.

greatsmog

Categories
Të ndryshme

Ngjyra e syve tregon karakterin tuaj

Doni të dini çfarë karakteri keni, na thuaj ngjyrën e syve

Me siguri askush prej nesh nuk ka menduar ndonjëherë që sytë bojëqielli mund të nënkuptojnë risk më të lart të kancerit të lëkurës, por besojeni ose jo, ekziston një lidhje.

Sipas disa studimeve, ngjyra e syve jep të dhëna të rëndësishme mbi shëndetin tonë.

Sytë e kaltër, të gjelbër ose gri.

Ashtu si lëkura e çelët, edhe një iris i çelët tregon mungesën e pigmentit mbrojtës (melaninë). Një gjë e tillë sinjalizon ndjeshmëri më të lartë ndaj rrezatimit diellor dhe kësisoj një risk më të lartë për të pësuar dëmtime të syve nga dielli, si dhe sëmundje të përkeqësimit të shikimit të lidhura me moshën.

Ndaj nëse keni sy me ngjyrë të çelët, bëni mirë të investoni për një palë syze cilësore.

Nga ana tjetër, personat me këto ngjyra sysh, kanë tolerancë më të lartë ndaj dhembjes.

Sytë ngjyrë kafe dhe të errët.

Si fillim, personat me këto ngjyra sysh, kanë më shumë mundësi të preken nga mjegullimi i shikimit, i njohur ndryshe si perdja e syrit. Kjo gjithashtu mund të parandalohet duke mbrojtur sytë nga dielli.

Me shumë gjasa, këta persona kanë për t’u prekur nga vitiligo, një sëmundje e lëkurës që konsiston në çrregullimin e pigmentit të lëkurës.

Personat me sy ngjyrë kafe ose të errët, janë më të ndjeshëm ndaj alkoolit dhe mund të krijojnë varësi prej tij me më shumë thjeshtësi. Megjithatë, këta persona kanë më shumë aftësi atletike se të tjerët dhe reflekse më të mira.

Categories
Kuriozitete

Lexoni disa kuriozitete rreth njeriut

1. Një studim arriti në përfundimi se e qeshura gjatë ditës, ndihmon për një gjumë më të rehatshëm.

2. Rreth 90 % e njerëzve nuk janë më miq, me dikë që dikur e quanin mik/e të ngushtë!

3. Personat inteligjentë priren të nënvlerësojnë veten e tyre, ndërsa e kundërta ndodh me ata që nuk janë inteligjentë, ata besojnë se janë brilant.

4. Gënjeshtarët janë të aftë të dallojnë kur dikush po i gënjen.

5. Mendja është e aftë të dallojë nëse dikush po na sheh, edhe nqs jemi në gjumë.