Categories
Këshilla Makina

Si të shkrini xhamin e makinës nëse ju ngrin

Provoni dhe na tregoni përvojat tuaja, thonë që vërtet ka sukses.

Gërryerja monotone e akullit nga xhami i shoferit dhe ngrirja mund të bëhen me ndihmën e kësaj metode të shpejtë dhe të thjeshtë!

Fjala është për trukun i cili do t’ia lehtësojë jetën çdo shoferi, sepse me ndihmën e tij akulli nga xhami i shoferit do të zhduket për një minutë.

E gjitha që ju nevojitet është një shishe plastike me spërkatës në të cilin duhet të perzieni 2/3 alkool, 1/3 ujë dhe një lugë detergjent për larje enësh.

Tundeni shishen që të gjithë përbërësit të bashkohen, spërkatni xhamin e ngrirë dhe akulli do të shkrihet për një minutë.

Provojeni dhe na tregoni për përvojat tuaja!

Categories
Këshilla

Po vjen dimri! Ja çfarë duhet të keni kujdes tek makina juaj

Kur dimri vjen, është mirë që makina juaj të jetë në gjendje të përshtatet edhe me mot më të keq.

Më e rëndësishme është që të mos ketë prishje për shkak të të ftohtit dhe borës.

Sipas hulumtimeve, një makinë është dyfish më në rrezik që të prishet kur është në muajt e dimrit.

Më poshtë mund të gjeni cilat janë pikat kyçe, të cilat duhet të shikohen para hyrjes në dimër, sipas ekspertëve:

  • Kontrolloni baterinë e makinës
  • Kontrolloni anti-frizin
  • Kontrolloni ujin e xhamave
  • Kontrolloni dritat e jashtme
  • Gomat e dimrit