Categories
Shëndet

Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbut kollën e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë.

Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania.

Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare.

Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam.

Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.

Categories
Lifestyle

Maska me mjaltë për fytyrë perfekte

Fytyra është pjesa më dukshme e jona. Është ajo që na prezanton me të tjerët dhe për këtë arsye duhet që të jemi gjithmonë në pamjen tonë më të mirë. Por shpesh fytyra mund të ketë shumë probleme që vijnë nga yndyra e tepërt apo nga plurat që gjejmë sapo dalim nga shtëpia. Më poshtë do t’ju japim dy maska shumë të mira për të gjitha ju vajza.

Mjaltë dhe kanellë

Shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar më parë, shumë mund ta kenë provuar dhe të kenë mbetur të kënaqura e disa të tjera nuk e kanë marrë kurrë guximin ta provojnë. Ne ju këshillojmë të filloni ta provoni sa më parë për rezultate të shpejta dhe përfundimtare. Mjalti njihet për pafundësinë e të mirave që jep për çdo pjesë të trupit, dhe fytyra skishte si të ishte jashtë. Për këtë maskë-scrub ju nevojiten 4 lugë çaji mjaltë (natyral, mundësisht vendi) dhe 2 lugë çaji kanellë pluhur. Hidhni mjaltin në një enë që të mund ta mbani për disa ditë dhe më pas shtoni kanellën. Përzjejini bashke me anë të një luge shumë mirë deri sa e gjithë kanella të jetë bashkuar me mjaltin dhe masa të bëhet sa më homogjene. Pasi ta keni arritur ketë masë, vendoseni më kujdes mbi fytyrë të larë mirë duke mbuluar fytyrën me një shtresë të hollë të maskës. Kini kujdes si gjithmonë pjesën rreth syve apo gojës. Mbajeni maskën për 10 – 20 minuta duke marrë parasysh llojin e lëkurës. (10 min për fytyrat e thata dhe 20 për shumë të yndyrshmet). Më pas shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe duke e fërkuar në formë rrethore për të krijuar kështu ndjesinë e skrubit. Me pas lyjeni fytyrën me krem hidratues për të hequr thatësinë e tepërt. Përdoreni këtë maskë për 10 ditë, çdo ditë dhe do të shikoni rezultate fantastike.

Mjaltë dhe kamomil

Kjo maskë është shumë e mirë për të gjithë ju që kërkoni një fytyrë jo vetëm pa puçra por edhe të lëmuar. Kamomili është shumë i mirë si qetësues nervash por bën mrekulli edhe për fytyrën. Heq ndjesinë e lodhjes dhe hap poret. Kjo maskë do një kohë të gjatë, prandaj ne ju propozojmë masditet e vona apo paraditet në shtëpi.

Fillimisht vendosni në një enë pak ujë dhe disa qese kamomil. Nëse keni kamomil të pakonservuar akoma më mirë. Lejini të zjejnë deri sa të marrë valë. Më pas lidhni flokët dhe vendoseni fytyrën pranë avullit të kamomilit duke mbajtur mbi kokë një peshqir (opsionale për më shumë rezultat). Mbajeni fytyrën kështu për 2 minuta. Kështu keni realizuar fazën paraprake për realizimin e kësaj maske. Kjo fazë hap të gjitha poret tuaja dhe e qetëson fytyrën përpara vendosjes së mjaltit.

Më pas, pa e fshirë fytyrën nga avujt e kamomilit, filloni të vendosni një shtresë të hollë mjalti në fytyrë duke e mënjanuar pjesën e gojës dhe syve. Mundohuni ta mbani sa më shumë maskën në fytyrë, meqë dihet që është edhe pak e sikletshme. Megjithatë periudha optimale do të ishte 2 orë. Më pas shpëlajeni me kujdes pa sapun duke hequr të gjithë mjaltin nga fytyra juaj.

Përgatiti: Pamela Bejleri

Categories
Shëndet

Qumështi i bletës dhe vlerat e tij shëndetësore

Bletet

Ai është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese. Ky është ushqimi i vetëm i mbretëreshës dhe njihet gjithashtu me emrin “qumështi i bletës” ose “xhelatina mbretërore”.

Qumështi i bletës ka veti të shumta kuruese. Disa nga ato mund të përmendim:

  • Aktivizon gjëndrat seksuale, shton nivelin e hormonit të shtatzanisë “Progesterone” dhe të hormonit mashkullor “Testosterone”.
  • Forcon sistemin riproduktiv duke shtuar pjellshmërinë (mundësinë për të lindur fëmijë).
  • Është i dobishëm për kurimin e zmadhimit dhe infeksionit të prostatit.
  • Përmirëson funksionet e mëlçisë dhe veshkave dhe shton përqindjen e albuminës dhe glukogjenit në mëlçi. Ka rëndësi të veçantë në kurimin e infeksionit viral të mëlçisë.
  • Pakëson mundësinë e arteriosklerozës, normalizon nivelin e kolesterolit dhe yndyrave të trefishta në gjak.
  • Kuron varfërimin e gjakut “Aneminë”, sepse rrit prodhimin e rruazave të kuqe dhe të bardha të gjakut dhe rrit numrin e pllakave të gjakut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut kur pritesh apo plagosesh.
  • Korrigjon sekrecionet e yndyrave të lëkurës për t’i normalizuar ato dhe nxit asimilimin e ushqimit brenda qelizave të lëkurës.
  • Luan rol antibiotik dhe antimukozë. Përdoret për parandalimin e sëmundjeve infektuese.
  • Hap oreksin dhe vepron në ngritjen e peshës së trupit, duke u konsideruar si: “Ushqimi gjigand”.
  • Rifreskon memorien dhe fuqizon organizmin në përgjithësi.
  • Vonon shenjat e mplakjes që shfaqen në organet e trupit dhe në lëkurë, si rezultat i përmbajetjes së lartë të Vitaminës B, dhe veçanërisht të Vitaminës B5.
  • Qumështi i bletës ka ndikim rrënjësor në stabilitetin nervor dhe shpirtëror, sepse rrit konsumimin e oksigjenit nga truri dhe kjo bën që të shtohet përqendrimi, gatishmëria dhe rezistenca.
  • Eshtë i domosdoshëm në ruajtjen e shëndetit të flokut

Qumështi i bletës përdoret për kurimin e disa sëmundjeve si:

  • Hipertiroidisem
  • Diabet
  • Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
  • Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
  • Sëmundje kronike të mushkërive
  • Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
  • Sëmundje të veshkave
  • Artrite reumatoide
  • Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
  • Kancer
  • Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofik
Categories
Shëndet

Mjaltë dhe qumësht në një gotë, ja efektet në shëndet

Mjalti dhe qumështi edhe veç e veç janë të shkëlqyeshëm për shëndetin. Kur veçoritë e tyre bashkohen, fitohet një pije e shendetshme. Përveç shijes së shkëlqyeshme, të cilën shumica e njerëzve e duan, në të fshihen edhe veçori të ndryshme shëruese.Qumështi është i mire për hidratim, shëndetin e kockave, rregullimin e tensionit të gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon shendoshjen dhe diabetin e tipit 2, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.Mjalti është ëmbëltues shume i mire po ashtu, burim i energjisë, vlen për dobësim sepse nxit djegien e yndyrave, përmirëson qëndrueshmërinë, ka veçori antibakteriale, antifungale dhe antioksidative.Me siguri keni qumësht dhe mjaltë në kuzhinën tuaj, dhe asnjëherë nuk mendoni që këta dy përbërës janë ilaç i fuqishëm. Sigurisht që do të keni shumë dobi shëndetësore nga këta dy përbërës veç e veç, por çfarë është kaq e veçantë që këta dy artikuj i bën një dyshe fantastike?

1. Kujdesi për lëkurën

Mjalti dhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë. Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

2. Qëndrueshmëria

Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

3. Ngadalëson plakjen

Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

4. Veprimi antibakterial

Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç.

5. Tretja

Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

6. Sëmundjet respiratore

Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

 

Categories
Dieta

Dieta më e shëndetshme dhe efikase

mjalte“Ngrënia e një luge mjaltë çdo natë para se të flihet bën që të humbet peshë. Nuk është një dietë çudibërëse, por një mënyrë shkencërisht e provuar për tu dobësuar”-shkruajnë mediat. Dieta me mjaltë është ideuar nga dietologu Mike Mc Innes, i cili pretendon se nëpërmjet ngrënies së një luge mjaltë në darkë, digjen më lehtë yndyrat gjatë gjumit. Asnjë veprim ekstrem dhe as ushqime dietike të kushtueshme, por falë kësaj “diete” mund të humben deri në 3 kilogramë në javë. Mike McInnes, zbuloi se kombinimi i mjaltit me sheqerin natyral është ideal për të humbur peshë. Mund të hahen ëmbëlsira, biskota etj, e rëndësishme është që të jenë të përgatitura me mjaltë. Mjalti redukton gjithashtu stresin, duke na mundësuar që të flemë më mirë si dhe ndihmon tupin për të përshpejtuar djegien e yndyrave. Theksohet se mjalti është element kyç për të eliminuar dëshirën për sheqer, duke u cilësuar si një mik i mirë kundër obezitetit. Ndaj këshillohet që të niset dita me një ose dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë, në vend të sheqerit në çaj apo në kafe. Nëse doni të hani diçka, gjithashtu mund të lyeni një fetë bukë me mjaltë.