Categories
Dieta

Molla ndihmon të dobësoheni

ha molleFibrat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar, ndërsa të shkëlqyeshme janë edhe për dobësim, sepse mbushin stomakun dhe kështu krijojnë ndjenjën e ngopjes.
Shumica e njerëzve nuk konsumojnë shumë fibra. Rekomandohet që femrat duhet të konsumojnë 25 g në ditë, ndërsa meshkujve u duhen 35 g. Megjithatë, konsumimi mesatar i fibrave është vetëm 15 g, çka është shumë pak.
Një mollë përmban 4.4 g fibra. Kjo mund t’ju duket pak, por llojet e fibrave të cilat do t’i gjeni në mollë janë pektinat, të cilat, për dallim nga llojet e tjera të fibrave, krijojnë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë.
Hulumtimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para vaktit, e mbajnë peshën më lehtë, por edhe dobësohen. Qendra studime gjermane për hulumtime të kancerit kanë konstatuar që personat, të cilët hanë të paktën një mollë në ditë, kanë rrezik më të vogël nga kanceri i zgavrës së gojës, gjirit, zorrës së trashë, veshkave dhe vezoreve.
Molla është antioksidant i fortë dhe bllokon rritjen e qelizave të kancerit dhe përmirëson sistemin e imunitetit.
Kështu, nuk ka arsye që molla të mos bëhet fruta juaj e preferuar. Nuk ka rëndësi a e hani në mëngjes, para ushqimit apo pasdite.

Categories
Shëndet

Si të shfrytëzohen sa më mirë vlerat e mollës?

Mollë - Free for commercial use No attribution required

Vlerat e mollës janë të shumta. Molla përmban dy substanca të fuqishme që mbrojnë shëndetin: flavonoidët pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze, ndërsa proantocianidinat ndihmojnë sistemin imunitar. Kësisoj, kombinimi i këtyre dy antioksidantëve e bën mollën një ushqim, veç vlerave të saj të shumta pozitive për organizmin, ka edhe një potencial të madh për parandalimin e kancereve. Sipas një studimi, molla është një frut shumë i mirë për parandalimin e disa lloje kanceresh.

Për të shfrytëzuar sa më mirë vlerat antioksidante të mollës, këshillohet që ato të lahen mirë e të konsumohen pa ua hequr lëkurën, duke shfrytëzuar të gjithë përbërësit e tyre ushqimorë, meqenëse flavonoidët (substanca që ndikojnë në ngjyrimin e disa luleve, frutave dhe bimëve) janë të përqendruara në lëkurën e tyre dhe pikërisht në pjesën më të jashtme të mishit të frutit.

Molla mund të përdoret në çfarëdo ore të ditës, por për të shmangur ngrëniet e tepërta të ushqimit, mund të merret edhe midis vakteve, pasi ajo ndihmon për shuarjen e urisë, gjë që ndihmon gjithashtu edhe për reduktimin e ngrënies së tepruar gjatë vaktit. Një faktor tjetër që duhet marrë parasysh në efektin e mollës për parandalimin e kancereve është konsumi i tyre i rregullt, pra, është e rëndësishme që konsumi i mollës të kthehet në një zakon.

Fëmijëve t’u jepen mollë të vogla ose të prera me kubikë apo feta, në mënyrë që ata t’i hanë vetë, duke fituar kështu edhe një farë autonomie. Ndryshe nga ushqime të tjera me vlera antioksidante, molla nuk krijon probleme nëse konsumohet e gjallë apo jo, prandaj ajo mund të përdoret edhe e pjekur në furë apo si shoqëruese e ushqimeve të tjera.