Categories
Shëndet

Ja cilat sëmundje i shëron uthulla e molles

Uthulla e mollës është një nga ilaçet alternative më të popullarizuara që përdoren sot. Ajo që nga lashtësia përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht. Gjithsesi shikoni se cilat janë dobitë e saj për shëndetin tonë, kështu që edhe ju mund t’i provoni.

  1. Kur tretet me ujin në raportin 50:50 shpesh përdoret si tonik për fytyrë. Duheni të jeni shumë të kujdesshëm kur e përdorni, sepse uthulla është e rrezikshme për sytë, por edhe për të gjithë ata me lëkurën e ndjeshme.
  2. Dushi nga uthulla e mollës redukton djegiet. Mund ta përdorni pëlhurën e zhytur në uthull dhe ta aplikoni në djegie.
  3. Shëron infeksionet kërpudhore, kështu që uthullën e mollës mund ta vendosni në pjesën e trupit të prekur nga kërpudhat, qoftë kur bëhet fjalë për “shputën e atletit” ose kërpudhat në thonjtë e këmbëve. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë për 30 minuta t’i mbani në tretjen e uthullës dhe ujit në raport 1:5.
  4. Ekzistojnë shumë pohime që është aleat i fuqishëm në dobësim. Shumë njerëz e përdorin në sallata ose ashtu që pinë një lugë të uthullës së holluar me mjaltë në gotën me ujë, një herë apo dy herë në ditë.
  5. Konsiderohet që uthulla e mollës eliminon zbokthin. Disa njerëz rekomandojnë aplikim të përzierjes së ujit dhe uthullës 50:50, duke e aplikuar në lëkurë dhe duke e lënë që të thahet. Derisa të tjerët sugjerojnë aplikimin e disa lugëve uthull direkt në lëkurë, duke e lënë një orë ose dy para se të shpërlahet.
  6. Uthulla e mollës qëmoti promovohet si ilaç për artrit, transmeton Koha.net. Kjo nuk është e dëshmuar shkencërisht, por është e parrezikshme nëse e provoni.
  7. Kjo uthull po ashtu shëron lythat. Duhet të lyeni zonën e prekur 20 minuta me përzierjen me uthull dhe ujë 50:50.
  8. Konsiderohet që është ilaç natyral për reduktimin e kolesterinës së keqe.
  9. Po ashtu është shtresuar mendimi që një lugë uthull molle në ditë ulë tensionin e gjakut.
  10. Uthulla e mollës dekompozon acidin laktik, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në filxhan të ujit, zhyteni leckën ose copën e materialit dhe mbajeni në vendet që ju dhembin për 20 minuta.
  11. Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtoni një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se për ç’arsye uthulla ndal lemzën por shumë njerëz janë bindur për këtë.
Categories
Dieta

Dieta e mollës

Dieta e mollës është një ndër dietat më të famshme në botë, e cila ka si program të sajin konsumimin e 3 mollëve në ditë, para secilit vakt të ushqimit.

Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet te molla të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.

Përveç ngrënies së mollëve, ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të yndyrave dhe ëmbëlsirave.

Ata që bëjnë këtë dietë,këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra.

Shembull si të ushqehemi:

Mëngjesi

Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre

Dreka

Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë

Meze e lehtë e drekës

Ndonjë frut tjetër ose sallatë

Darka

Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallatë të gjelbër

Categories
Lifestyle

Uthulla e mollës dhe disa aplikime të pazakonta të saj

Uthulla e molles

Uthulla e mollës mund të përdoret për të larë xhamat, dritaret dhe sipërfaqet e kuzhinës

Disa gllënka të uthullës së mollës të holluara me ujë rrisin energjinë dhe largojnë thartirën në lukth (urthin), por kjo është vetëm një pjesë e efekteve të dobishme të fermentimit të lëngut të mollës. Uthulla e mollës është prodhim i çuditshëm të cilin mund ta përdorni në dhjetëra mënyra: ndihmon për dobësim, i jep shkëlqim dhe volum flokëve, pastron lëkurën, freskon ajrin në shtëpi, ndihmon si përbërës për pastrim të shtëpisë, ndihmon edhe në largimin pleshtave nga qimet e kafshëve shtëpiake.

Uthulla e mollës ndihmon në dobësim

Dy lugë uthull të mollës në 500 ml ujë. Lëngu merret disa herë gjatë ditës. Kërkimet tregojnë në humbje të lehtë, por të sigurt të peshës tek ata që kanë pirë uthullën e holluar të mollës krahas kontrollit në ushqim. Hulumtimet kanë treguar se si uthulla e mollës ndihmon për shkrirjen e dhjamit nga barku dhe për dobësim. Më shumë për ndikimin e uthullës së mollës për dobësim, mësoni në këtë link.

Uthulla e mollës lehtëson urthin

Urthi vjen si shkak i thartirës në lukth. Nëse doni ta zvogëloni thartirën dhe të zbusni urthin, merrni uthull të mollës. Ekspertët theksojnë që mjafton të merrni një lugë uthull e më pas të pini një gotë ujë. Për disa minuta do të filloni të ndjeni lehtësim. Kujdes: uthulla e mollës nuk ndihmon nëse e keni të thatin në lukth (ulçerë).

Uthulla e mollës lehtëson problemet e alergjisë

Lehtëson problemet e alergjisë – Uthulla e mollës mund të jetë e dobishme edhe tek alergjitë, sepse pastron sinuset dhe hap kanalin e frymëmarrjes, duke lehtësuar edhe dhembjet në fyt dhe kokëdhimbjen.

Uthulla e mollës i jep jep shkëlqim flokut

Me uthull të mollës shpërlani flokun pasi që e keni larë me shampo. Mbusheni një shishe me gjysmë luge uthull dhe me një filxhan ujë. Ngadalë hidheni nëpër flokë, në mënyrë që ajo mirë të thellohet. Pas disa tretmanësh do ta shihni rezultatin, sepse uthulla do të rrisë volumin dhe do i japë shkëlqim flokut tuaj.

Uthulla e mollës lehtëson djegien nga dielli

Hidh një filxhan të uthullës së mollës në kadë për dush. Lajuni shkurtë në atë ujë në mënyrë që të largoni ndjenjën e parehatshme të shkaktuar nga djegia e diellit.

Uthulla e mollës largon lythat

Zhyteni një pecetë në uthull të mollës, vendose në lyth dhe shtrëngoje me fllaster. Mbaje këtë pecetë në të njëjtin vend gjithë natën dhe pas disa ditësh lythi do t’ju bie. Përsëriteni tretmanin disa herë edhe pasi t’ju bie lythi që të parandaloni rritjen e tij përsëri.

Uthulla e mollës largon pleshtat nga kafshët shtëpiake

Një enë me uthull molle dhe ujë të matura në proporcion gjysmë –gjysmë hidheni në spërkatëse. Spërkatni me lëng leshin e kafshës suaj shtëpiake dhe butë fërkoni lëkurën e tij. Spërkateni të gjithë atë nga koka deri në këmbë dhe përsëritni këtë nga pesë deri në shtatë ditë.

Uthulla e mollës pastron dhe freskon shtëpinë

Në një enë me uthull molle dhe ujët, të tretur në raportin 1:2 (1 sasi uthull dhe dy sasi ujë) mund të fshini mikrovalën, furrën, sipërfaqet e kuzhinës, dritaret, xhamat dhe pasqyrën. Mund ta përdorni edhe në vend të detergjentit për enë. Nëse dëshironi që tualeti të mbaj erë mollë, hidhni pak uthull mollë në guacë dhe lëreni të qëndrojë gjithë natën.