Categories
Art dhe Kulture

Shitje rekord e “muzës” së Pikassos. 33 milionë euro dhe një histori dashurie

Një pikturë e mrekullueshme e artistit spanjol Pablo Picasso, një portret i një muze të re dhe të dashurës së tij Marie-Therese Walter, me titullin «Femme assise pres d’une fenetre», ka qenë ylli i ankandit dedikuar pikturës moderne impresioniste të organizuar në Londër. Vepra e vitit 1932, që ishte vlerësuar 25 milionë sterlina është shitur me shumën prej 28,6 milionë stërlina (33,2 milionë euro). Vepra është blerë nga një koleksionist privat që e ka blerë atë më telefon. Historia e takimit të Picassos me Marie-Therese është legjendare: dihet se ndodhi kur ajo ishte vetëm 17-vjeç.

Për disa vite prezenca e saj në veprat e Pikasos ishte e padukshme, por në vitin 1932, kur portretet e saj shfaqeshin në ekspozitat e Parisit dhe Zyrihut e gjithë bota mori vesh për të. Olga Khokhlova, në atë kohë bashkëshorte e artistit u informua me fakte mbi ekzistencën e një të dashure të re në jetën e Pikassos.