Categories
Dieta

Portokalli ndihmon rënien në peshë

Portokalli është një frut ideal për ta përfshirë në dietën tuaj, pasi ai është i pasur me fibra, ofron ndjenjën e ngopjes dhe ndihmon në rënien më të shpejtë nga pesha.

Dieta me agrume nënkupton që dita të fillohet me një portokall për drekë dhe darkë në pjatë të gjendet edhe një pjesë e bukës së thekur. Nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa gjërat ushqimore duhet të konsumohen sipas radhës, nuk bën të anashkalohet asnjë prej tyre.

Dieta zgjat 15 ditë, përbëhet prej tri cikleve, që zgjasin nga pesë ditë. Me të mesatarisht humben shtatë kilogramë. Portokalli ofron ndjenjën e ngopjes. Dihet që vajrat e portokallit e reduktojnë urinë, por edhe me këtë, nuk gjen aplikim në terapitë dietetike për ndonjë afat më të gjatë.

Portokalli është i pasur me vitaminë C. Përveç kësaj e përshpejton sistemin e tretjes.

Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvidit.

Categories
Shëndet

Portokalli i kuq, ndihmon në uljen e yndyrave në trup

Lëngu i portokallit të kuq ka veti të shumta kuruese për shëndetin tonë.

E rëndësishme është që portokalli të jetë i kuq. Sipas një studimi, disa studiues anglezë dhe italianë kanë zbuluar tashmë se portokalli i kuq ndihmon në uljen e yndyrave në trup dhe kështu është efikas kundër obezitetit.

Vetitë mbrojtëse të lëngut të portokallit të kuq, nëse konsumohet i freskët janë edhe më të shumta. Konsumimi i këtij lëngu ndihmon në uljen e stresit, sidomos tek pacientët që vuajnë nga diabeti si dhe rrit faktorët e mbrojtjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit e qendrës “John Innes”, të Norwich, në Britaninë e Madhe dhe atë të qendrës së kërkimit për agrumikulturën, janë përqendruar për të zbuluar karakteristikat gjenetike të cilat qëndrojnë tek ngjyra e kuqe e portokallit, të cilat ndihmojnë në uljen e yndyrave në trup.

Categories
Shtëpia

Si të bëjmë lule nga lëkura e portokallit

Sipas hapave të treguara në foto , qëroni portokallin tuaj në formë të rrumbullakët. Lëkurën e përftuar ngjiteni me njëra tjetrën dhe lëreni të thahet për disa ditë. Më pas, me të mund të zbukuroni një pjatë kristali që e mbani në tavolinën tuaj, ose zbukuroni një enë, sikurse është treguar në foto. Bëje vetë!portokall-lule