Categories
Tech

Samsung pritet të sjellë në treg katër modele Galaxy Note 10

Spekulimet e shumta të Galaxy Note 10 kanë vënë në dukje se Samsung ofron më shumë se një fablet të ri të madh këtë vit – megjithëse modelet mund të mos jenë aq rrënjësisht të ndryshme sa që mendohej më parë.

Sipas raportit të fundit të SamMobile, linja Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy variante kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Përtej kësaj, duket se do të ketë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976, megjithëse është e paqartë se sa ndryshe do të jenë ato nga dy modelet kryesore. SM spekulon se dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura.

Samsung zakonisht organizon një ngjarje të lansimit të Note përpara konferencës teknologjike IFA në Berlin. /Telegrafi/

Categories
Tech

Apple dhe Samsung mbizotëruesit e tregut telefonik

apple_samsungApple dhe Samsung së bashku renditen në krye tëshitjes së telefonave celularë, për shkak të prodhimit më të madh të aparateve celularë. Sipas rezultateve të analizës së bërë nga Michael Walkley nga kompania Canaçord Genuity, vetë Apple duke iu falënderuar shitjes shumë të mirë të iPhone 4S realizoi 80% të prodhimit, që është rritje e madhe në krahasim me 56% të çerekut të tretë. Nga ana tjetër kompania kishte vetëm 8.1% të mbarë tregut të telefonave celular. Njëkohësisht posedimi i Samsungut në profitin e të gjithë prodhuesve ra nga 26 në 15%, por kompania rriti posedimin e vet në mesin e blerësve të telefonave të mençur të bazuar në Android nga 25 në 39%. Në tërësi Apple gjatë çerekut të fundit shiti 37 milion iPhone, që i solli të ardhura prej 13 miliard dollarë. Samsung nuk publikoi sa telefona ka shitur, por sipas vlerësimeve të analistëve bëhet fjalë për rreth 35 milion copë. Në mesin e prodhuesve të tjerë HTC realizoi 3% të mbarë profitit t të prodhuesve, i pasuar nga Nokia dhe RIM me 2% të posedimit. Motorola dhe LG ishin përafërsisht në zero gjatë çerekut të kaluar, derisa Sony Ericsson përfundoi me humbje prej 2%. Walkley nuk pret gjatë këtij viti ndryshime të dukshme të këtyre marrëdhënieve duke pasur parasysh se RIM, Nokia, HTC dhe Sony Ericsson janë në mes të tranzicioinit të produkteve, e Motorola Mobility është e përqendruar në bashkimin me Google.

Categories
Tech

Edhe Nokia do të ecë me hapin e kohës si Apple dhe Samsung?

nokia androidKompania Nokia duket se do të bëjë lëvizje tepër befasuese dhe që ka ngjallur një habi të madhe në treg dhe ndër konsumatorë. Ajo ka disa ditë që ka kthyer profilin e saj në Facebook dhe Twitter në ngjyrën jeshile.

Faqja e mirënjohur teknologjike Boy Genius Report njofton se Nokia do të lançojë shumë shpejt (e konfirmuar) telefonin e saj më të ri- në sistemin android, si kurrë më parë. Ky telefon do të quhet Android Nokia X. Ndryshimet që do të ketë ky produkt ndryshe nga androidët e tjerë do të jenë: këta telefona mund të përdorin vetëm motorin e kërkimit Google dhe aplikacionet e tij, si Outlook, Skype, OneDrive, Google Play ose Google Maps. Telefoni do të ketë ekranin 4 inç, procesorin Qualcomm S4, kamerën 3 megapikselë, memorien e brendshme 4 Giga dhe RAM 512 Megabyte.

Prezantimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij muaji në Mobile World Congress.

Categories
Tech

Samsung 14 miliardë shpenzime për marketing

samsungBuxheti i Samsung për marketingut pritet të kalojë 14 miliardë dollarë këtë vit – më e lartë se kostoja e Lojërave Olimpike 2012 në Londër apo GDP-ja e Islandës.

Në një përpjekje për të nxitur fuqinë e saj, kompania e Koresë së Jugut do të reklamojë produktet e saj nëpër më tepër kanale televizive se më parë.

14 miliardë dollarë barazohet me rreth 5.4 për qind të të ardhurave të saj, krahasuar me 0.6 për qind të investimeve të Apple në këtë sektorin.

Samsung tani pritet të dalë në reklama televizive dhe në ato që shfaqen në kinema, dhe në ngjarje të mëdha nga Sidni në Nju Jork.

Në një deklaratë, Samsung tha se do të “vazhdojë të ndryshojë fuqinë tonë për të ruajtur vrullin e rritjes, duke u fokusuar në optimizmin e efikasitetit të aktiviteteve tona të marketingut.”