Categories
Showbiz

FOTO/ Ju kujtohet aktorja e parë e ‘Kosem’? Shikoni si duket sot Anastasia…

“Sulltanesha Kosem” është kthyer në një telenovelat historike më të dashura në Shqipëri.

Padyshim personazhi i parë i kësaj telenovela, që ka rrëmbyer zemrat ishte aktorja e parë, e cila ka mishëruar Kosemin. Bëhet fjalë ka qenë bukuroshja greke Anastasia.

Aktorja me sy të kaltra Anastasia Tsilimpiou, e cila na ka bërë për vete me aktrimin e saj dhe me turqishten me theks grek, vijon karrierën e saj si aktore dhe modele në shtetin helen.

Në këto foto të publikuara në Instagramin e saj shohim, se Anastasia e ka lënë mënjanë pamjen e pafajshme të vajzës së rolit, duke u dukur mjaft seksi dhe provokuese.

Në disa komunikime me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ajo është shprehur se do të kishte dashur të qëndronte disa seri më shumë tek “Kosem” dhe se ka qenë një nga eksperiencat më të bukura, që ka patur në jetë.

Categories
Eventet e Fundit

Video / “Öteki Taraf”, filmi turk që shumë shtete vrapuan ta blejnë, pa dalë ende

Mesa duket jo vetëm shqiptarët janë adhurues të filmave dhe serialeve turke, pasi një film i produksionit turk ka arritur të blihet nga shumë shtete.

Filmi turk “Oteki Taraf” është përkthyer në plot 6 gjuhë, ende pa u dhënë premiera e tij, që parashikohet të transmetohet më 8 dhjetor. Traileri i filmit ka tërhequr shumë vëmendje në të gjithë botën.

Në të interpretojnë aktorët tashmë të njohur për publikun si Asli Enver, Meryem Uzerli dhe Ozcan Deniz. Gjermania, Azejbaxhani, Franca, Holanda dhe Rusia janë disa nga vendet ku filmi do të shfaqet.

Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte përkthimi i tij në anglisht, i cili do të mundësojë transmetimin edhe në vende të tjera. Në këtë film, aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” vjen edhe si skenarist e regjisor.