Categories
Personazhe

Blerim Destani, aktori i suksesshëm gjermano-shqiptar

blerim destani

Blerim Destani, një aktor i njohur për kinematografinë gjermane dhe shqiptare, e zbuloi shumë herët pasionin për aktrim. Por ai ka ambicie edhe për krijimtarinë kinematografike. Nuk është e lehtë të marrësh një orar takimi për intervistë me aktorin e ri, Blerim Destani. Në këtë konkluzion, arrita pas tre muajsh përpjekje për të kontaktuar direkt me të. Arsyeja është fare e thjeshtë, jo sepse atij i mungon dëshira, por angazhimi intensiv e vështirësoi këtë takim. Blerimi “ku mbillet, s’korret”. Sot, në Ahen, nesër në Berlin, javën e ardhshme në Tiranë, pas dhjetë ditësh në Holandë, prej andej në Los Anxhelos dhe më pas në Tetovë e Prishtinë. Janë këto “vendbanimet” mjaft të dashura të së përditshmes së tij. Suksesi i tij si aktor, por dhe ambicia e tij si producent filmash e bëjnë djaloshin me origjinë nga Tetova mjaft të kërkuar. i lindur në Gjermani, në Stolberg, në vitin 1981, dhe i rritur në Tetovë, talentin e tij për aktrim do ta zbulonte qysh në moshën 14-vjeçare ku ai interpretoi në rolin e parë të tij në një film televiziv shqiptar (Atje ku lind dielli). Qysh nga viti 1998, ai jeton dhe punon më shumë mes Gjermanisë dhe Maqedonisë. Studimet e aktrimit, ai i kreu në Gjermani dhe në Angli.

Synimi, jo vetëm puna para kamerës, por edhe ambicie të tjera

Pas studimeve, Blerimin do ta shohim në një sërë rolesh kryesore, apo të dyta në filma gjermanë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. “Me pasion kam arritur të realizojë dëshirën time, ëndrrën për të qenë aktor. Punoj me shumë pasion. Unë jam i lumtur që hapat e parë që hodha në kinematografinë gjermane qentë të suksesshëm. Me këtë m’u hap rruga për t’u ngjitur më lart në këtë fushë. Tani që kam edhe përvojën mund të them së të ardhmen e kam më lehtë”. Por Blerimi nuk mjaftohet me kaq. Ai ka ambicie edhe më të mëdha për të ardhmen: “Kinematografia është pasioni im, tani për tani, aktrimi para kamerës më përmbush plotësisht, por në të ardhmen, mund ta provoj të gjendem edhe pas kamerës. Pra, më intereson filmi si krijimtari”. Blerimi kohë më parë përfundoi xhirimet e filmit “Gone back”, në Holandë, me regjisorin e ri, Erest Meholli. I gjithë filmi është xhiruar në gjuhën angleze dhe ai interpreton së bashku me artistë të tjerë shqiptarë.

Categories
Kuzhina

Speca me hudhra dhe uthull

Përbërësit e recetës për speca me hudhra dhe uthull:

1 kg speca
3-4 lugë vaj,
3-4 thelpinj hudhra,
2 lugë uthull,
kripe, piper e erëza të tjera sipas dëshirës

Përgatitja:

Mirë është që specat t’i zgjedhim në ngjyra të ndryshme. Pasi i lajmë, u heqim farat dhe bishtat i presim për së gjati. I kaurdisim në zjarr mesatar, mbulojini me kapak që të gatuhen edhe nga avujt. U shtojmë kripën dhe piperin dhe kur te jenë zbutur i heqim nga tigani. Më pas u shtojmë hudhrën e shtypur dhe uthullën dhe i përziemë. Mund t’i shërbejmë direkt ose edhe të ftohta. Shkojnë shumë me mish por mund të konsumohen edhe si pjatë e vetme.

Categories
Kuzhina

Byrek me spinaq dhe gjizë

byrek me spinaqJu furnizon me proteina, të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë parandaloni rritjen e glicemisë.

Koha e gatimit: 50 minuta

Përbërësit:

400 g gjizë pa yndyrë,
500g spinaq,
dy patate të ziera,
kripë dhe piper.

Përgatitja:

Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200 gradë. Kjo është një pjatë unike.