Categories
Tech

Elon Musk do ndërtojë bazë në Mars brenda një dekade

Elon Musk ka pohuar se do të ndërtojë një bazë në Mars deri në vitin 2028 dhe ka treguar me foto se si do të duket.

Manjati i teklologjisë SpaceX po zhvillon anijen kozmike Big Falcon Rocket, që do përdoret nga një miliarder japonez për të shkuar në një udhëtim turistik në hënë.

Por kjo anije kozmike gjigante do të përdoret gjithashtu për të udhëtuar në Mars.

Në një postim në Twitter, Musk prezantoi një pamje të bazës SpaceX Mars Base Alpha dhe tha se mund të ndërtohet deri në vitin 2028.

12 Strategjitë e Suksesit të Elon Musk

Categories
Shkencë

Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë (FOTO)

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

“Unë zgjedh të shkoj në Hënë”, tha miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 42 vjeç. Ai pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në vitin 1972. Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi përfaqësonte “një hap të rëndësishëm për njerëzit e zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë”. Më parë në Twitter, Musk kishte lënë të kuptohet se pasagjeri do të ishte nga Japonia.

Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën, të gjithë amerikanë. Disa nga misionet e Apollo-s orbituan në Hënë pa u ulur në të. Megjithatë, ky udhëtim do të mbështetet në një raketë që ende nuk është ndërtuar dhe Musk ka thënë: “Nuk është 100% e sigurt nëse do ta realizojmë këtë fluturim”.

Shikoni edhe videon: 12 Strategjite e suksesit te Elon Musk