Categories
Sport

Kombëtarja bëhet me trajner të ri / Edy Reja vjen pas Panuccit

Federata Shqiptare e Futbollit duket se ka bërë zgjedhjen e saj, pas një periudhe gati njëmujore kërkimesh, sa i përket kreut të pankinës së përfaqësueses shqiptare në futboll.

Ai do të jetë Edy Reja, ndërkohë që prezantimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Tekniku italian, me një eksperiencë të gjatë drejtimi ekipesh në Serie A, do të pasojë kështu bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, i cili u shkarkua pas humbjes me Turqinë në Shkodër.

Categories
Sport

Goditja e Messit, i lëndon dorën tifozes (video)

Në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku Barcelona u ndal në një barazim (2-2) pas 12 fitoresh radhazi ka ndodhur edhe një incident. Nga një goditje e topit nga Lionel Messi është lënduar rëndë një tifoze pas portës.

Goditja e Messit me të majtën shkoi jashtë portës ku goditi vajzën që po ndiqte ndeshjen e cila tentoi të mbrohet me dorë.

Vajza qëndroi pak ulur, por më vonë kuptoi se ishte e domosdoshme ndërhyrja e mjekëve, të cilët e transportuan vajzën për në qendrën e ndihmës së shpejtë.

Categories
Sport

Batistuta: Nuk mund të luaj më futboll

batistuta

Mars 13, 2012 / Gabriel Batistuta ka rrëfyer për disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, ku është ndaluar në periudhën kur nuk mundte të ecte dot. “Ishte një moment i vështirë, kur ndjehesha keq. Tashmë jam më mirë”, është shprehur ish lojtari i kombëtares argjentinase. “Nuk mund të luaj më me top, pasi nuk mundem të vrapo, por tashmë eci shumë mirë”, thekson 43-vjeçari në lidhje me pushimin e tij në vitin 2004, pas një periudhe në Qatar. Për një të përditshme franceze, shpjegon vetëm disa pjesë të vështirësisë së tij. “Edhe pse nuk kam arritur shumë në fushë, e rëndësishme ishte fakti që luaja mirë. Për një sezon me 70 ndeshje, unë realizoja 65 dhe jepja gjithçka. Nëse do të kthehesha pas, ndoshta do të bëja më shumë kujdes për veten time, por në fund jo dhe aq shumë. Më pëlqen të realizojë gola dhe të dëgjoj publikun”, shprehet futbollisti.

Categories
Lifestyle Shëndet

Dobitë e trupit tuaj nga një orë sport me biçikletë

Nga ana e ushtrimit fizik dhe përmirësimit të gjendjes mendore që sjell pedalimi i biçikletës mbetet ushtrimi numër një ndër të gjithë ushtrimet. Më poshtë ju sjellim në mënyrë kronologjike çfarë i ndodh trupit dhe mendjes tonë në 60 minuta pedalim me biçikletë.

10 minutat e para

Një sens lirie “pushton” trupit tuaj. (100% e sasisë së rekomanduar ditore). Në mënyrë të menjëhershme ju do të lumturoheni nga kënaqësia e madhe që po ndjeni duke pedaluar.

20 minuta

Shijimi i pedalimit arrin kulmin duke shkaktuar një “shpërthim” të aktivitetit. Trupi juaj po nxjerr jashtë tij cortisol, hormonin që shkakton stresin dhe që pengon gjumin e thellë dhe rigjenerues.

40 minuta

Gjaku qarkullon lirshëm dhe sasia e oksigjenit në tru është rritur ndjeshëm. Vazhdoni të buzëqeshni sepse nëse do të pedaloni kaq gjatë për 5 ditë në javë ka shumë mundësi që të përgjysmoni ditët të cilat do të jeni sëmurë.

45 minuta

Serotonin dhe endrorphins do të çlirohen në gjak duke ndihmuar në përmirësimin e gjendjes shpirtërore. Kjo do të shoqërohet me një humor të lartë dhe përjetim të momenteve të shkëlqyera.

60 minuta

Me çdo kilometër që po përshkoni po ndihmoni në përgjysmimin e mundësisë që të goditeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ato të cilët nuk ushtrojnë pedalim me biçikletë. Vazhdoni kështu!

Categories
Travel

Teksas, Pusi që përpinë njerëz

pusi i JakobitKur gjendesh në cep të një grope të pafund, të mbushur me ujë, kërcimi në të është gjëja e fundit që do të doje ta bëje.

Pusi i Jakobit, kështu e quajnë, i cili gjendet në Wimberley të Teksasit, është një ndër vendet më të rrezikshme për zhytje, në tokë.

Por kjo nuk i ndalon ‘ kërkuesit e rreziqeve’ që ta shijojnë ‘fundin e pafund’ të gropës.

Zhutesit profesional, arritën në një thellësi prej 47 metrave, duke u dorëzuar. Kur arrihet thellësia në 12 metra, atëherë hapësira ndahet në shpella të ndryshme, dhomat e të cilave janë të mbushura plot me ujë.

Pusi i Jakobit, vetëm gjatë 2013 mori jetën e më se 8 njerëzve.

Teksas, Pusi që përpinë njerëz (video).