Categories
Shtëpia

Organizoni një festë surprizë

Të gjithë i kanë qejf surprizat. E ku ka më mirë se të kesh ditëlindjen dhe të shkosh për të takuar miqtë e tu dhe ata të kenë organizuar një festë surprisë. Nëse keni ndonjë ditëlindje të mikut apo familjarit tuaj dhe dëshironi t’i bëni një festë surprizë, ne po ju japim disa keshilla për ta realizuar sa më mirë në çdo detajë surprizën.

1- Mbusheni dhomën me tullumbace

tollumbase

Tullumbacet janë shpirti i festës. Janë shumëngjyreshe dhe me to mund të luash. Nëse dëshironi që festën ta organizoni në një dhomë, atëherë tullumbacet janë elementi i duhur. Së pari, blini shumë, shumë tullumbace. tollumace fotoZgjidhini në ngjyra të ndryshme sepse ngjyrat i japin shumë gjallëri ambientit. (nëse keni një tematike të caktuar feste, tullumbacet mund të kenë edhe një apo dy ngjyra). Fryjini të gjitha dhe më pas shpërndajini nëpër ambient. E mira e tullumbaceve është se ato mund t’i vendosni kudo. Merrni një spango dhe lidhini nëpër të disa tullumbace dhe varini ku të dëshironi. Mbi kornizën e dritares, në abazhur, mbi krevat apo në çdo vend tjetër që dëshironi. Një tjetër mënyrë është t’i shpërndani ato në tokë. Mbusheni dyshemenë me tullumbace dhe do t’ju duket sikur ecni mbi re. Gjithashtu duam t’ju tregojmë një sekret… Nëse nuk keni tullumbace që rrijnë vetë lart dhe dëshironi një tavan të mbushur me tullumbace, atëherë fryjini si zakonisht dhe fërkojini lehtë në kokën tuaj.. Tullumbacet do të elektrizohen dhe do të ngjiten vetë në tavan.

2- Dekoroni dhomën me elementë të tjerë që varen nëpër mure apo nga tavani

party

Krijoni shumë thjeshtë zbukurime të ndryshme me detaje feste. Ka një pafundësi zgjedhjesh në varësi se çfarë doni ju të tregoni me këto elemente. Mund të bëni zemra gjigande, të shkruani vitet e atij që feston ditëlindjen apo edhe forma të tjera.

zemraKëto realizohen shumë kollaj me një karton të prerë në formën e asaj që dëshironi ju dhe disa farcoleta të zakonshme. Nëse dëshironi të krijoni një zemër atëherë prisni në një karton të fortë një zemër të madhe. Këtë vendoseni në një vend të rrafshet. Ndërkohë prisni farcoletën në katrore të vogla me përmasa afërsisht 7×7 cm. Kapni mesin e këtij katrori dhe kthejeni në formë luleje. Këtë ngjiteni në kartonin e prerë më parë. Vendosni fillimisht pjesën e jashtme duke kaluar gradualisht për në qendër, duke i vendosur njëra mbi tjetrën. Në përfundim do të përfitoni një zemër me efekt 3D.

3- Krijoni lule prej letre

lule prej letreLulet e letrës janë një ide shumë e bukur dekorative dhe shumë të thjeshta për t’u krijuar. Ato mund të realizohen me farcoleta duarsh të mëdha me ngjyra të njejta apo të ndryshme, në varësi të tematikës që dëshironi për festën tuaj. Në foton më lart do të shikoni mënyrën se si t’i realizoni këto lule letre dhe ndiqni hapat për të shtuar një element të tillë në festën tuaj. Bëjeni vetë!

Përgatiti: Pamela Bejleri

Categories
Travel

10 qytetet për një Shën Valentin romantik

1. Venecia

VeneciaNëse Venecia nuk do të ekzistonte, do të na duhej ta shpiknim…dhe sërisht nuk do të kishim arritur dot kurrë të krijonim të njëjtin perfeksion. Arkitektura marramendase dhe gondolat e famshme veneciane janë ikonat e këtij qyteti fantastik dhe super romantik. Jo më kot Venecia qëndron prej shumë kohësh tashmë në krye të listës të qyteteve më të bukura dhe më romantike. E kush nuk do të donte të ishte për një Shën Valentin në Venecia…?!

2. Parisi

Parisi

I quajtur ndryshe si qyteti i Dashurisë, Parisi mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të kaluar Shën Valentinin.. sidomos për ju që keni kohë të dashuruar. Nën dritën e hënës, dukë udhëtuar në Champs Elysee e duke e përfunduar udhëtimin tuaj në këmbët e Kullës Eiffel, mund t’i dhuroni një unazë vajzës suaj të zemrës duke e bërë atë të lumtur pafundësisht. Parisi është aty për të gjithë ju që dëshironi një Shën Valentin mbushur me surpriza, sepse në Paris dashuria ndihet në ajër.

3. Praga

PragaQyteti i Pragës mund të jetë gjithashtu një mundësi shumë e mirë për të kaluar një Shën Valentin romantik. Kryeqyteti i Çekisë ofron për të gjithë vizitorët pamje fantastike të qytetit të vjetër e shumë të madh, shoqëruar me pamjet nga ura të lumit që përshkon qytetin. Nëse mendoni se dëshironi të vizitoni një qytet me histori e romantik. Praga është zgjidhja e duhur.

4. Firence

FirenceFirence është sigurisht një ndër qytetet e lashtë të periudhës së Rilindjes Italiane. Ambjentet ende paksa të asaj kohe dhe veprat e mëdha artistike të Mikelanxhelos dhe të Botticelit. Mund të shikoni qytetin nga Piazza Duomo ose nga piazza e Mikelanxhelos. Dhe në përfundim të turit tuaj romantik në qytet, mos harroni të jepni një puthje romantike në “Urën e Vjetër” dhe të shijoni një darkë nën dritën e qirinjve me kuzhinën dhe verën e famshme italiane.

5. Roma

RomaNjë qytet që vjen nga lashtësia, ju ofron një zgjidhje të mirë për të gjithë ju që dëshironi të vizitoni së bashku historinë e Romës së famshme të Gladiatorëve. Ndërkohë që jeni atje mos harroni të hidhni monedha në shatërvanet e shumtë të qytetit dhe të shprehni dëshirat tuaja.. ndoshta ju realizohen.

6. Verona

VeronaE si mund të linim jashtë listës Veronën e Romeos dhe të Xhulietës. Për shkak të historisë më të famshmë dhe më tragjike të dashurisë, Verona është një ndër pikat më të bukura turistike ku mund të vizitoni shumë gjëra sëbashku. Shkoni tek ballkoni i Xhulietës dhe mos harroni të mbyllni emrat tuaj në drynët e dashurisë. Shëtisni në rrugicat e Veronës dhe jetoni në qytetin e vjetër plot kulturë e dashuri.

7. Viena

VienaKy qytet duket sikur është krijuar për ecje romantike dorë për dore, me rrugët monumentale e sheshet rrethore. Kudo të duket se dëgjon muzikën e Mozartit qoftë edhe nëpër rrugë. E kur mendon se je lodhur pranë kishës Shën Stephan mund të merrni një karrocë me kuaj për të vazhduar shëtitjen tuaj tanimë si nëpër përralla më kuaj të bardhë. Vizitoni edhe pallatet mbretërore dhe muzeumet për tu ndjerë si një çift mbretëror.

8. Santorini

SantoriniSantorini, një ishull i vogël vullkanik, i krijuar për të qënë një nga ikonat e turizmit grek. Me shtëpia të vogëla të bardha e me çati tipike në ngjyrën blu, Santorini është imazhi më i mirë përfaqësues i Greqise. Në vitin 2011, është shpallur ishulli më i bukur në botë nga gjigandi mediatik BBC. Prej vitesh ishulli i bukur mbi kodër i Santorinit është një ndër pikat më të vizituara në Europë dhe konsiderohet si një ishull shumë romantik. Në këtë ishull janë xhiruar edhe shumë komedi romantike. Pra nëse keni mundësi, Santorini mund të jetë arratisja juaj romantike.

9. Buenos Aires

Buenos AiresNëse keni një shpirt pasionant dhe doni të vizitoni një vend ndryshe, Buenos Airesi në Argjentinë mund të jetë vendi i duhur për ju. Qyteti i Tangos është një miksim sensual i elegancës europiane dhe joshjes Amerikano latine. Me një arkitekturë monumentale, bulevardet e medha dhe darkat jashtë, Buenos Aires është qyteti i duhur për pasion.

10. Rio De Janeiro

Rio De JaneiroNjë ndër qytetet më të mëdha të Amerikës Latinë, Rio De Janeiro është gjithashtu një vend shumë i bukur për t’u vizituar për Shën Valentin. I njohur si qyteti i karnavaleve, Rio ka dhe anën e saj romantike. Plazhet e bukur e pafund buzë qytetit, janë gjithmonë aty për çdo arratisje nga qyteti për pak qetësi. Nëse pëlqeni të shikoni peisazhet dhe të fotografoni, mund të vizitoni monumentin më të madh në vend, atë të Jezu Krishtit dhe nga andej të zbrisni sërisht në qytet me teleferik duke parë kështu edhe të gjithë Rion.

Përgatiti: Pamela Bejleri