Categories
Tech

Samsung pritet të sjellë në treg katër modele Galaxy Note 10

Spekulimet e shumta të Galaxy Note 10 kanë vënë në dukje se Samsung ofron më shumë se një fablet të ri të madh këtë vit – megjithëse modelet mund të mos jenë aq rrënjësisht të ndryshme sa që mendohej më parë.

Sipas raportit të fundit të SamMobile, linja Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy variante kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Përtej kësaj, duket se do të ketë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976, megjithëse është e paqartë se sa ndryshe do të jenë ato nga dy modelet kryesore. SM spekulon se dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura.

Samsung zakonisht organizon një ngjarje të lansimit të Note përpara konferencës teknologjike IFA në Berlin. /Telegrafi/

Categories
Tech

Si të kuptoni që telefoni juaj po përgjohet?

Thuhet se nuk është e vështirë që të përgjohet telefoni celular. Njëri prej indikatorëve të mundshëm të përgjimit është bateria e telefonit.

Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo mund të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë.

Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

Gjithashtu, ku telefoni juaj është “i infektuar”, pas përfundimit të bisedës ju mund të dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës.

Kur drita e ekranit të telefonit tuaj ndizet pa e komanduar, kjo mund të thotë se dikush po punon apo po realizon transferim të dhënash.

Categories
Tech

Kufje magjike, muzikë sipas humorit dhe lexim mendimesh

girl-869213_640

Kufje që të lexojnë mendimet dhe të bëjnë që të dëgjosh këngën e duhur për gjendjen tënde shpirtërore. Nuk është fantashkencë, por një eksperiment i suksesshëm i kompanisë japoneze “Meurowear”, e cila prodhon kufjet “Mico”. Këto kufje të veçanta kanë një sensor të aftë për të paralajmëruar valët e trurit dhe për t’i dekriptuar. Aplikacioni i instaluar në kufjet e përdorura për iphone e merr këtë informacion dhe prodhon një listë muzikore, e cila përputhej me gjendjen tënde shpirtërore.

Categories
Tech

Edhe Nokia do të ecë me hapin e kohës si Apple dhe Samsung?

nokia androidKompania Nokia duket se do të bëjë lëvizje tepër befasuese dhe që ka ngjallur një habi të madhe në treg dhe ndër konsumatorë. Ajo ka disa ditë që ka kthyer profilin e saj në Facebook dhe Twitter në ngjyrën jeshile.

Faqja e mirënjohur teknologjike Boy Genius Report njofton se Nokia do të lançojë shumë shpejt (e konfirmuar) telefonin e saj më të ri- në sistemin android, si kurrë më parë. Ky telefon do të quhet Android Nokia X. Ndryshimet që do të ketë ky produkt ndryshe nga androidët e tjerë do të jenë: këta telefona mund të përdorin vetëm motorin e kërkimit Google dhe aplikacionet e tij, si Outlook, Skype, OneDrive, Google Play ose Google Maps. Telefoni do të ketë ekranin 4 inç, procesorin Qualcomm S4, kamerën 3 megapikselë, memorien e brendshme 4 Giga dhe RAM 512 Megabyte.

Prezantimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij muaji në Mobile World Congress.

Categories
Tech

Flappy Bird: Loja me “nerva”

Flappy Bird është një lojë celulari e krijuar nga Dong Nguyen në 2013 dhe u lançua për publikun më 24 maj 2013.

Në 10 shkurt 2014 loja u hoq nga App Store Apple dhe Google Play nga krijuesi i saj.

Në një intervistë ekskluzive në Forbes, zhvilluesi i Flappy Bird, Dong Nguyen ka zbuluar arsyen e vërtetë pse tërhoqi këtë lojë jashtëzakonisht popullore. Sipas Nguyen, loja ishte varësindjellëse dhe kjo ishte ajo që e bindi atë, të tërheq lojë. “Flappy Bird është projektuar për të luajtur në pak minuta, kur ju jeni të relaksuar,” tha krijuesi i saj. “Unë mendoj që loja është kthyer në një problem. Për të zgjidhur këtë problem, është më mirë të mbyllet Flappy Bird.
Flappy Bird është zhdukur përgjithmonë…

Video e shpërndarë në rrjetet sociale:

Përgatiti: Marinela Lamçe