Categories
Histori

Mbytja e Titanikut, shkak mund të jetë bërë tërheqja e Hënës?!

(Mbytja e anijes, ndodhi në orët e para të 15 Prillit 1912)

Mes hipotezave te ndryshme, tashmë pas 100 vjetësh nga mbytja e Titanikut, që shkaktoi edhe 1500 viktima tani po del edhe teoria hënore.

Donald W. Olson, fizikant I Texas State University, që bën pjes në një skuadër astronomësh ligjore në revistën Sky & Telescope të Prillit, analizon me detaje një teori të lëshuar në atë kohë nga oqeanografi Fergus Wood: Një dallgë e madhe e shkaktuar nga një renditje e rrallë e Hënës dhe Diellit pothuaj katër muaj përpara tragjedisë (që ndodhi në orët e para të 15 Prillit 1912) bëri të mundur që ajsbergu që përplasi anijen të mund të kalonte barrierat natyrale të krijuara ndërmjet Terranova-s dhe Labradorit. Ky ajsberg lundroi afër bregut të jugut deri në përplasjen fatale.

Olson megjithatë shton: ”Asnjë nuk mund të dijë ku ndodhet saktësisht ajsbergu më datë 4 Janar 1912, por ai që ne kemi rindërtuar është një skenar shkencor i mundshëm. Tragjedia e Titanikut ka nisur realisht  katër muaj përpara përplasjes. Por më 4 Janar të njëqind viteve më parë një fakt astronomik i jashtëzakonshëm ka ndodhur: Hëna dhe Dielli ishin të renditur prapa Tokës (fakt që verifikohet në të vërtetë çdo 15 ditë) duke i dhënë shkas një batice sixhiciale, pra një batice të madhe. Por në atë datë Hëna ishte edhe në perigje (pra në pikën më të afërt ndaj Tokës). Dhe për më tepër perigjeu i asaj date nuk ishte normal, por perigjeu maksimal i 1400 viteve të fundit.

Hëna në fakt arriti një distancë minimale prej 356.375 kilometrash nga sipërfaqja e Tokës, pra rreth 7.3% më pak se distance mesatare. Pra Hëna dhe Dielli bashkë ushtronin në tokë një forcë të madhe që reflektoi edhe në lëvizjen e ujërave.

Ka shumë të ngjarë pra që më 4 Janar 1912 zbatica të ishte shumë më e fortë sesa mesatarja aq sa lejoi ajsbergun e Titanikut dhe shumë ajsbergë të tjerë të kalojnë barrierën e Terranova. Por kapiteni Edward Smith, një komandant me super eksperiencë që e kishte kaluar disa herë në atë rrugë, nuk mund ta dinte këtë. Kur i thanë se kishte shumë ajsberge në rrugën e tij nuk u vuri rëndësi njoftimeve pasi mendonte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. Ndoshta ai nuk e kishte parë Hënën katër muaj më parë

Categories
Histori Kuriozitete

Titaniku / Dy të dhëna pak të njohura, që mund të kishin ndryshuar historinë

Kanë kaluar 105 dhe akoma zgjon kërshëri. Si është e mundur që sfida më e madhe e njeriut mbi oqean të jetë mbytur gjatë udhëtimit të saj të përurimit duke braktisur 1500 shpirtra në ujërat e Atlantikut? Si ishin ato orë tmerri ku pati momente heroike dhe fatkeqësie? Pse akoma na përndjek fantazma e tij?

Po çfarë ndodhi realisht gjatë evakuiimit të Titanikut? Filmi i kinaestit amerikan tregon pjesërisht neglizhencë nga ana e ekuipazhit të anijes dhe faktori njeri që mund të shpërthejë në momente dëshpërimi pas përplasjes me ajsbergun dhe kur uji fillon e hyn në transatlantik.

Dritat fantazmë dhe anija balengjuajtëse që mund të kishin evituar tragjedinë

Historia tregon se gjatë orëve më dramatike pas goditjes me ajsbergun, një anije finlandeze që merrej me gjuajtjen e paligjshme të fokave dhe balenave po afrohej për të ndihmuar në shpëtim, por kapiteni i Samsonit, pasi pa dritat e Titanikut besonte se Roja Bregdetare e SHBA-ve u ishte vënë në ndjekje për t’i konfiskuar ngarkesën, kjo sipas autorit Nacho Montero në librin e tij “Ora dhjetë e Titanikut”. Balenëgjuajtsja ishte tranzit që nga Kanadaja në ujërat amerikane, pa leje dhe trafikonte lëkurë fokash. Pas disa ditësh mbërritën në brigjet islandeze dhe aty e morën vesh për tragjedinë që kishin lënë pas, pa u ardhur në ndihmë. Ekuipazhi duke e ditur se mund të kishin shpëtuar pasagjerët, bënë një pakt heshtjeje që zgjati gjysëm shekulli. Henrik Naess, kapiteni i Samsonit tregoi të vërtetën kur po vdiste.

Ashpërsia e oficerëve

Kur në kuvertën e Titanikut kishte pllakosur dëshpërimi, dramatizmi dhe lufta për mbijetesë, por kishte nga ata që e dinin se nëse do të vazhdonte kjo situatë gati gjysma e pasagjerëve dhe pothuaj i gjithë ekuipazhi do të vdisnin në ujërat e akullta të Atlantikut. Ekuacioni ishte i thjeshtë. Në bord kishte më pak se gjysmën e varkave të shpëtimit. Oficerët përgjegjës për këtë lloj urgjence operative dinin që duhet të vepronin me ftohtësi, por edhe me një brutalitet jo njerëzor. Pati dëshmi nga dëshmitarë të ndryshëm se si sëpatat u prisnin duart atyre që donin të ngjiteshin në varkat e shpëtimit që ishin tashmë në ujë. Të shqetësuar se ata që notonin të dëshpëruar mund të mbytnin varkat, marinarët që drejtonin duhej të prisnin me një të rënë. / Bota.al