Categories
Shëndet

Përmbajta e lartë e sheqerit ngadalëson funksionin e trurit

Pijet dhe ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të lartë të ëmbëltuesve, ngadalësojnë punën e trurin, pengojnë kujtesën dhe të mësuarit. Ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar se si fruktoza dëmton trupin duke shkaktuar diabet, obezitet, ky studim është i pari që tregon se si ëmbëlsirat ndikojnë në tru. Këtu nuk bëhet fjalë për fruktozën natyrale që përmbajnë frutat, i cili përmban antioksidantë të rëndësishëm, por bëhet fjalë për ëmbëltues, shurup misri që përmbajnë sasi të lartë fruktoze që iu shtohen produkteve ushqimore apo ëmbëlsirave si ëmbëltues. Por, lajmi i mirë është se të ngrënit peshk si salmon apo arra, mund të luftojë këtë shkatërrim. Prof Gomez-Pinilla, drejtuesi i këtij studimi, sugjeron që në vend të ëmbëlsirave me ëmbëltues dhe pijeve me gaz, të konsumoni jogurt me fruta dhe shtojini sa më shumë dietës suaj ditore omega-3, për të mbrojtur trurin nga efektet e fruktozës.

Categories
Shëndet

Uji dhe Truri / Uji rrit performancën e trurit

Pirja e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon trurin të funksionojë më mirë, tregojnë studimet britanike.

Sipas një studimi të realizuar nga studiuesit e University of East London dhe University of Westminster, konsumimi i sasive të larta të ujit përmirëson aktivitetin e trurit.

Studimi i botuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience” tregon se pirja e rregullt e ujit përmirëson funksionimin e zonave cerebrale të cilat janë në gjendje të japin një përgjigje më të shpejtë, në raport me momentin kur jemi të etur.

Veç kësaj, pirja e sasive të mjaftueshme të ujit ndihmon edhe në shumë aspekte organizmin tonë, duke qenë se ai në sasi më të madhe është i ndërtuar nga ky “lëng magjik”.