Categories
Makina

Përse është i famshëm treni “Orient Ekspres”?

Ishte një tren pasagjerësh që lidhte Parisin me Stambollin. Rrugën e parë e kreu në 4 tetor 1883 dhe parashikonte disa ndërresa. Mes dy luftërave botërore ka patur tre linja paralele pa ndërresa, teksa njëra prej tyre shkonte deri në Londër. Treni pati një sukses shumë të madh falë komoditetit të vagonëve, luksit dhe shërbimit fantastik të restorantit. Në vitet Pesëdhjetë shërbimi rifilloi, por me mbylljen e kufirit mes Jugosllavisë dhe Greqisë, itinerari u desh të ndryshojë, teksa avioni po bëhej gjithnjë e më i preferuar si mjet transporti.

Në 14 dhjetor 2009, pas shumë ndryshimeve me kalimin e viteve, “Orient Ekspres” i ndal përfundimisht, por magjepsja prej tij ka mbetur në libra dhe filma të pafundëm./Bota.al

Orient Express, i braktisur në Belgjikë

Categories
Evrope Travel

Vendi që mund të vizitoni me më pak para në 2018-ën

Kemi të gjithë një dëshirë për të pasur një jetë bredharake, me shumë udhëtime nga njëri vend në tjetrin.

Por me të gjitha shpenzimet që ka duke filluar nga bileta e avionit, hoteli, restorantet dhe duke mbaruar te dhuratat e vogla për miqtë e ngushtë. Prandaj ekspertët e udhëtimit kanë bërë një listë me dhjetë vendet që ja vlen ti vizitosh në 2018-ën, sepse janë ekonomikë dhe të bukur.

Gjejeni kush e kryeson listën, si destinacioni më i mirë është përzgjedhur Estonia me kryeqytetin Tallinn.

I vendosur poshtë Letonisë në kufi me detin Baltik, Estonia nuk është fiks një vend i ngrohtë. Me këtë duam të themi, që mesatarisht temperaturat në Korrik shkojnë në 20 gradë. Pra tani duhet patjetër të këni xhupa me vete.

Tallinni është një ëndërr. Është shumë lirë të shkosh atje, të qendrosh dhe po aq lirë është edhe të hash.

Pjesa më e bukur? Pjesa më e madhe e rrugëve duken sikur janë marrë drejt e nga skenat e Hirushes.

Categories
Travel

10 shtete ku mund të transferoheni për të jetuar më mirë

Nëse po mendoni të ndryshoni jetë, mund t’ia nisni gjithçka nga fillimi thjesht me një biletë avioni.

Të rinj që kërkojnë një të ardhme më të mirë profesionale, pensionistë që me pak para duan të jetojnë mirë, familje që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, sipërmarrës të vegjël që kërkojnë të zgjerojnë horizontet e tyre.

Me fjalë të tjera, arsyet janë të shumta. Më poshtë janë dhjetë shtete ku mund të shkoni për të jetuar dhe nëse jeni me fat, të fitoni shumë para…

1. Australia

Nuk ka dyshim, Amerika e re është Australia. Një kontinent me një ekonomi solide dhe paga mesatare të larta, me standarde jetese të mira. Në Australi mungojnë shumë figura profesionale, gjë që nuk ndodh në vende të tjera, megjithatë ndërkohë Australia është një vend modern dhe avangardë. Ka ende hapësirë për ata që dëshirojnë të punojnë apo të hapin një aktivitet. Për gjithë ata që duan të largohen nga Perëndimi për të mos bërë asgjë, ka ende vend në kontinentin australian. Sigurisht anglishtja juaj duhet të jetë e mirë.

2. Gjermania

E kotë të përsërisim që është vendi me ekonominë më të fortë në Europë. Por është edhe një vend që ka ditur të ofrojë (dhe ende ofron) shumë mundësi për të rinjtë duke u lënë hapësirë për sipërmarrje. Berlini në veçanti, ku kostoja e jetesës është mjaft e ulët, tërheq mijëra të rinj çdo vit. Ky qytet ka ditur të bëjë bashkë më së miri eficencën dhe “savoir vivre”: Punohet po, por më pas mund të kaloni kohën e lirë duke shëtitur, në birrari, duke vizituar muze etj. Po kështu ndodh edhe në qytetet e tjera gjermane. Problemi më i madh mbetet mësimi i gjermanishtes.

3. Katar

Katari ia ka marrë vendin Dubait, që disa vite më parë dukej Eldorado e punës. Të gjithë që linin punën e tyre fikse në kërkim të mundësive të reja dhe të pabesueshme. Edhe këtu ka mungesë profesionistësh dhe kompanitë janë të gatshme të paguajnë për ta. Në ndryshim nga Dubai, Katari duket se ka një të ardhme ekonomike më pozitive dhe inkurajuese. Fitimet nga puna e pavarur nuk taksohen. Ndërkohë janë duke u zhvilluar bisedime për Botërorin e Futbollit në vitin 2022. Doha është një qytet ultramodern, ku kënaqësitë janë të shumta, i vetmi problem është vapa dhe veshja që i përshtatet një vendi mysliman.

4. Tailanda

Në të gjitha klasifikimet të vendeve ku jetohet më mirë (cilësohet si “Vendi i buzëqeshjes”) Tailanda ka plazhe të mrekullueshme dhe një det ëndrrash, klimë të ngrohtë gjithë vitin (përveç periudhës së shirave) por edhe një nga metropolet më aktive në botë: Bangkokun. Në vend mund të jetoni me një minimum jetik 800 – 900 euro në muaj. Qiraja për një vilë kushton rreth 300 euro në muaj dhe mund të hani me 4 euro. Janë të shumta mundësitë për punë për të huajt, veçanërisht në sektorin e turizmit. Madje nuk është e vështirë as të hapni dhe një biznes tuajin. Nëse jeni pensionist do të jetonit si në një parajsë. Bëni kujdes me higjienën dhe kujdesin shëndetësor.

5. Polonia

Ekonomia e Polonisë nuk ndien kriza falë shkallës së lartë të rritjes dhe shpirtit të inovacionit. Janë të mirëpritur specialistët. Të gjithë flasin anglisht, kështu që nuk është e nevojshme të dini mirë gjuhën. Kostoja e jetesës është shumë e ulët dhe qytetet si Krakovi dhe Varshava janë plot jetë.

6. Singapori

Singaporin e gjejmë në vendin e parë të shumë klasifikimeve botërore: cilësia e jetës, siguria dhe pastërtia. Ekonomia është vite dritë larg nga vendet e tjera të Azisë Juglinsore. Ky qytet-shtet nuk fle kurrë dhe ata që flenë, humbin mundësitë. I vetmi problem është të shkoni atje pa pasur më parë një punë. Ju mund të transferoheni vetëm me një kontratë pune. Ndaj më parë ju këshillojmë që të kërkoni dhe kontaktoni me kompani që janë me seli në Singapor. Mes klubeve të polo, restoranteve luksoze dhe pishinave panoramike, këtu do të jetoni si në ëndërr.

7. Kanada

Kanadaja është vendi më i mirë në botë për cilësinë e jetës, natyrës dhe mikpritjes. Në disa drejtime, më mirë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke qenë se këtu ofrohen më shumë mundësi pune dhe pa makthin e Green Card. Toronto është një nga qytetet më shumetnike dhe moderne. Montreali është i pasur me kulturë. Është vendi ideal ku mund të rrisni fëmijët tuaj. I vetmi problem është klima e ftohtë.

8. Anglia

Londra pozicionohet ende e para në Europë ndër qytetet ku shumë të rinj duan të shkojnë pas moshës 18-vjeçare. Profesionet më të kërkuara janë në fushën e mjekësisë, në shkollat dhe laboratorët e kërkimit. Londra është një qytet kozmopolitan, i gjallë, trendy. Përpara se ju të vendosni të shkoni në Londër, duhet të merrni në konsideratë disa faktorë: kostoja e jetesës, veçanërisht për shtëpi dhe kënaqësinë, dhe gjuha angleze, që duhet të jenë e përsosur.

9. Norvegjia

Norvegjia është vendi europian ku mund të jetoni më mirë. Me një ekonomi të qëndrueshme, kërkesa për profesionistë, sipërmarrja e lirë dhe pagat e larta e rendisin në vendin më të vlerësuar nga emigrantët, veçanërisht nga gratë. Ndër të tjera është një ndër vendet më të sigurta në Europë dhe më të pastra. Çmimi që do të paguani është i ftohti dhe mungesa e diellit. Nuk mjafton të dini veç anglisht, ju duhet të mësoni edhe pak norvegjisht.

10. Panamaja

Hapja e Kanalit të Panamasë po e zhvendos gjithë ekonominë e vendit në Amerikën Qendrore. Edhe turizmi është rivlerësuar, pasi zbuloi se Kryeqyteti, me qendrën koloniale historike është i mrekullueshëm dhe ofron plazhe fantastike si arkipelagu i San Blas. Klima është e mirë dhe njerëzit të gëzuar.

Categories
Travel

Nëse doni të jeni të lumtur, shkoni në Holandë. Sekreti? Tek të punuarit

Nëse Holanda është pozicionuar vazhdimisht midis vendeve më të lumtura në botë, mund të jetë meritë edhe e ritmit të punës. Rraskapitja në punë nuk shpërblen: shumë më mirë, mundësia e kontratës me kohë të pjesshme.

E ka zbuluar britanikja The Economist. Statistikat në shtete të ndryshme evropiane sugjerojnë, siç raportohet nga një artikull i pavarur, se zgjedhja për të mos tejkaluar 36 orë punë, e zakonshme në 26.8 për qind të meshkujve holandezë dhe 76.6 për qind të grave, është me të vërtetë e rëndësishme.

Është për të ardhur keq që Holanda është një rast i izoluar: në Evropë, mesatarisht, gjërat janë mjaft ndryshe, ku part-time punojnë vetëm 8.7% e burrave dhe 32.2% e femrave.

Por cilat janë arsyet për këtë diversitet, veçanërisht tek gratë? Fakti që Holanda nuk është përballur direkt me dy konfliktet botërore të shekullit të njëzetë. Gratë, me pak fjalë, nuk kishin nevojë të hynin në botën e punës, përveç se me vonesë dhe me një ritëm të moderuar. Por ata që përcaktuan gjendjen e vendit ishin edhe dy faktorë të tjerë: nga njëra anë roli i vlerave të krishtera, të cilat i shtynë nënat për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të qëndruar në shtëpi për një kohë të gjatë; nga ana tjetër, pasuria e trashëguar, gjë që nuk e bënte të domosdoshme dyfishimin e pagës familjare.

Edhe kur femrat zinin punë, ajo kurrë nuk ishte shumë e rëndë. Ligji, nga ana tjetër, ka parashikuar të drejtën e nënave dhe baballarëve holandezë që të preferojnë punën me kohë të pjesshme në vitin 2000. Praktika është e përhapur dhe aspak e keqe. Megjithëse, sipas CBS (agjencia kryesore e statistikave e Holandës), kjo është një pengesë për avancimin e karrierës. Shumë pak gra, për shembull, janë midis drejtuesve kryesorë të biznesit, dhe arsyeja mund të jetë koha më e vogël e kaluar në punë.

Por nëse koha e reduktuar, në përgjithësi, sjell më shumë lumturi në Holandë, po kështu bën dhe sporti. Në Holandë, në fakt, 53% e të rriturve stërviten të paktën 4 herë në javë. Një zakon që Fondacioni britanik i zemrës, i cituar nga Independent, thotë se ndihmon shëndetin dhe nxit buzëqeshjen. / Bota.al

Categories
Histori Shqipëri

Shqipëria me kalë, në gjurmët e Lord Byron

lord byronReportazhi i gazetares, Minty Clinch, përshkruan detaje nga jeta e shqiptarëve

Një udhëtim mbresëlënës në Shqipëri nga gazeta prestigjioze britanike “The Telegrahp”

“Shqipëria me kalë, në gjurmët e Lord Byron.” Kështu titullohet reportazhi i gazetares Minty Clinch, e cila ka vendosur të eksplorojë vendin tonë për t’ia paraqitur më pas lexuesve të rubrikës “Travel”, të prestigjiozes britanike “The Telegrahp”. “Me termometrin që shënon rreth 40 gradë celsius, vendosëm të ndjekim malet drejt Hoshtevës” – nis përshkrimi i gazetares, duke iu referuar fshatit që ndodhet në rrjedhën e poshtme të lumit Zagori. “Në një vend të tillë të thellë, nuk shpresonim të gjenim ndonjë gjë të ftohtë, ndërsa lidhëm kuajt tanë nën pemë, por mrekullia e mrekullive, e gjetëm. Një birra Korça dhe një koka-kola nën hijen e verandës rrallë të shijon kaq shumë” – shkruan gazetarja. Grupi me të cilin ajo kreu këtë udhëtim me kalë përmes jugut të Shqipërisë përbëhej nga 5 britanikë, një bankier me të shoqen, një tregtar antikash dhe një punonjës social dhe vetë Minty Clinch. “Në gjurmët e Lord Byron, i cili bashkë me mikun e tij të Kembrixhit, eksploruan për herë të parë jugun e Shqipërisë në vitin 1809. Në kohë paqeje, mbase ata do të kishin kaluar përmes Francës dhe Italisë, por luftërat e Napolonit i detyruan të ndërmarrin një aventurë më ambicioze, duke nisur nga shtëpitë publike të Lisbonës, përmes Greqisë e më pas me kalë në Tepelenë, vendlindjen e despotikut Ali Pasha, i cili rezultoi të ishte një mikpritës mjaft bujar”, – vijon reportazhi. E ndërsa shpjegon shkurtimisht historinë e Shqipërisë, gazetarja flet edhe për regjimin e Enver Hoxhës, diktatorit stalinist që sundoi deri në vdekjen e tij. “Edhe pse trashëgimia brutale e Hoxhës, ende vazhdon në politikën autoritare dhe përbuzjes për sundimin e ligjit, vendi sot mirëpret vizitorët me ngrohtësi, ashtu siç bënte edhe në kohën e Byron”,- vijon reportazhi. Pas Gjirokastrës, udhëtimi i grupit vijon në drejtim të zonës pranë kufirit me Greqinë, ku gazetarja e përshkruan Shqipërinë tokën e të papriturës. “Një ditë vizituam një manastir Bektashi ku takuam dhe dervishin e parë. Më pas, në Libohovë, një fshat i madh i dominuar nga ajo që ka mbetur prej fortifikimeve otomane, hëngrëm drekë nën një pemë 250-vjeçare ku ndodhej tarraca e të vetmit restorant të zonës. Ashtu si Bajroni, mbase”,- vijon përshkrimi. Grupi më pas vizitoi Antigonenë, ndërsa udhëtimi vijoi me një kamping treditor në malet Bureto. “Çuditërisht, Shqipëria renditet e dyta pas Finlandës në Europë, për energjinë hidroelektrike, ku pjesa më e madhe gjenerohet në këto zona të pyllëzuara. Fshatrat e ndërtuar në shpatet e maleve me mure dhe çati të latuara me gurë janë thuajse të padukshëm deri sa futesh brenda tyre. Shumë prej banorëve të rinj janë larguar drejt Greqisë për punë, por ata që kanë mbetur hapin dyert me buzëqeshje e disa na ofrojnë edhe raki. Udhëtimi vijon nëpër luginën e Vjosës, ku grupi mahnitet edhe me ushqimet shqiptare si qoftet. “Është momenti për të zbritur nga malet dhe për t’iu bashkuar Bajronit në peizazhin e bukur përmes Vjosës së trazuar përmes Këlcyrë. Nuk ka asnjë më poetike, një mbyllje e bukur i një udhëtimi zbulues në një tokë të paeksploruar”,- përfundon reportazhi.