Categories
Aktualitet

Mos hani vonë, shumë e rrezikshme për shëndetin

Mos hani vonë, shumë e rrezikshme për shëndetin

Ngrënia në orët e vona të natës ngadalëson rënien në peshë, thonë ekspertët. Rënia në peshë nuk është e lidhur vetëm me ushqimin, por çelësi i suksesit qëndron tek konsumimi i vakteve në oraret e duhura.

Studimet e fundit tregojnë se njerëzit të cilët konsumojnë ushqimin disa orë përpara gjumit janë më të predispozuar për të mposhtur fryrjen. Ndërkohë që ata persona që hanë në orët e vona të mbrëmjes kanë mundësi më të pakta për t’u dobësuar dhe gjithashtu rrezikohen nga diabeti.

Njohës të kësaj fushe theksojnë se ky studim tregon ndikimin që ka orari i konsumimit të ushqimit tek rënia në peshë.

Prandaj, zbatimi i orarit të konsumimit të ushqimit është një faktor i rëndësishëm për personat që duan të dobësohen.

Categories
Fetare

Sa ujë duhet të pini për syfyr dhe iftar në Ramazan?

uje dhe hurmaPara së gjithash gjatë Ramazanit, është e rëndësishme të pihet sasi e mjaftueshme e ujit midis iftarit dhe kohës së gjumit për të shmangur dehidrimin-synoni të pini 1.5-2 litra ujë mes kohës së Iftarit dhe syfyrit.

Syfyri, pra, fillimi i agjërimit para agimit, mban organizmin vital dhe të shëndetshëm. Preferohet ushqim cilësor pasi është e rëndësishme që trupi të ushqehet shëndetshëm në mënyrë të jetë vigjilent, jo i mbushur me ushqime të jo të shëndetshme që do të bëjnë të ndiheni të lodhur, të uritur, të etur ose në presion psike-fizik.

Për iftar, në perëndim të diellit, preferohet të konsumohet supë dhe lëngje të freskëta. Hurmat janë frute që rriten në Lindjen e Mesme, me traditë kultivimi për mijëra vjet. Ato janë perfektë për shujtën e iftarit, pasi organizmi do të kërkojë një burim energjie lehtësisht të disponueshëm në formën e glukozës. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, fosfor, kalium, magnez dhe zink.

Konsumimi i sasive të moderuara të hurmave dhe lëngjeve (ujë, lëng dhe supë) janë burime të mira të sheqernave dhe janë të mjaftueshme për të sjellë nivelet e ulëta të glukozës në nivelet normale.

Kjo gjithashtu siguron që nivelet e lëngjeve të trupit të jenë të balancuara, ndërsa lëngjet dhe supa ndihmojnë në ruajtjen e ujit dhe ekuilibrit të mineraleve në organizëm. Megjithatë, fjala kyçe është mesatarja dhe jo teprimi, pasi është e lehtë për të ngrënë sasi të tepërta të ushqimeve me sheqer ose yndyra për të fituar mbipeshë për ata që kanë prirje për obezitet.

Gjithashtu, duhet të kenë kujdes njerëzit që kanë aciditet (thartirë) të shtuar në stomak, përfshirë simptomat e inflamacionit dhe irritimit, të cilat manifestohet me pa rehati, bezdisje dhe ndjenjë e thartirës në gojë. Këta persona duhet të konsultohen me mjekun specialist, i cili njeh dhe respekton konditat e religjionit-besimit, lidhur me procesin e vazhdimit apo ndërprerjes së agjërimit. Për këtë arsye, buka e grurit, perimet, humusi, fasulja dhe frutat janë burime të shkëlqyera të fibrave ushqyese që ndihmojnë në zvogëlimin e aciditetit të stomakut dhe acideve të tepërta biliare. Mishi i lehtë i tillë si mish pule, sigurohuni të mos jenë me adresë importi dhe datë skadimi të dyshimtë dhe peshku janë gjithashtu të rekomanduara për të ruajtur ekuilibrin e metabolizmit të organizmit. Ndoshta nuk është e tepër të përkujtohet se mishi i peshkut dhe produktet e qumështit, sidomos jogurti, nuk preferohen të konsumohen paralelisht!

Categories
Familja

Ide për drekën në shkollë të fëmijës suaj

Ndiqni fotot për të parë shembuj ushqimesh të përgatitura në shtëpi, për t’ia dhënë me vete fëmijës suaj në shkollë:

ushqim_shendetshem ushqim_shendetshem2 ushqim_shendetshem3

Categories
Kuzhina

Brusketa me ton dhe majonez

Brusketat janë një ide shumë e mirë për të shtuar larmishmërinë e darkës tuaj dhe për të impresionuar miqtë. Nëse do t’i vendosni në mes të tavolinës, do të shihni që të gjitha duart do të zgjaten rreth tyre. Brusketat kanë një gamë të gjerë variantesh dhe përbërësish, por përbërësi themelor është sigurisht buka.

Më poshtë do të njiheni më brusketën me ton dhe majonez. Një bashkim tillë do t’ju rezultojë tepër i shijshëm, veçanërisht nëse kombinohet me pomodorini apo domate.

Brusketa ton dhe majonez

Brusketa me ton dhe majonez

Përbërësit:

  • 5 feta bukë normale ose preferohet bageta franceze
  • 250 ml majonez
  • 100 gr ton i konservuar
  • 500 gr pomodorini/ domate

Përgatitja:

Fetat e bukës i prejmë në katërsh, ose nëse kemi marrë bagetën thjesht e bëjmë në feta. Zgjedhim vetë t’i thekim pak ose jo. Më pas fillojmë të pregatisim salcën, duke përzier mirë majonezën me tonin. Preferohet që toni të jetë me shije natyrale. Në këtë moment i lyejmë brusketat me salcën e përftuar dhe i vendosm sipër një gjysëm pomodorini, ose pak domate të prerë në kubik. I vendosim brusketat në një pjatancë të këndshme dhe suksesi është i garantuar. Njerëzit do të çmenden për to.

Përgatiti: Romina Ziu

Categories
Dieta

Molla ndihmon të dobësoheni

ha molleFibrat janë pjesë e rëndësishme e ushqimit të balancuar, ndërsa të shkëlqyeshme janë edhe për dobësim, sepse mbushin stomakun dhe kështu krijojnë ndjenjën e ngopjes.
Shumica e njerëzve nuk konsumojnë shumë fibra. Rekomandohet që femrat duhet të konsumojnë 25 g në ditë, ndërsa meshkujve u duhen 35 g. Megjithatë, konsumimi mesatar i fibrave është vetëm 15 g, çka është shumë pak.
Një mollë përmban 4.4 g fibra. Kjo mund t’ju duket pak, por llojet e fibrave të cilat do t’i gjeni në mollë janë pektinat, të cilat, për dallim nga llojet e tjera të fibrave, krijojnë ndjenjën e ngopjes për një kohë më të gjatë.
Hulumtimet kanë treguar që pjesëmarrësit, të cilët rregullisht hanë mollë para vaktit, e mbajnë peshën më lehtë, por edhe dobësohen. Qendra studime gjermane për hulumtime të kancerit kanë konstatuar që personat, të cilët hanë të paktën një mollë në ditë, kanë rrezik më të vogël nga kanceri i zgavrës së gojës, gjirit, zorrës së trashë, veshkave dhe vezoreve.
Molla është antioksidant i fortë dhe bllokon rritjen e qelizave të kancerit dhe përmirëson sistemin e imunitetit.
Kështu, nuk ka arsye që molla të mos bëhet fruta juaj e preferuar. Nuk ka rëndësi a e hani në mëngjes, para ushqimit apo pasdite.